Facebook njofton ndryshime të reja në Messenger të cilat do të irritojnë mijëra përdorues

28 Dhjetor 2019, 10:00Hi-Tech TEMA

Nëse nuk keni një llogari në Facebook, nuk mund të regjistroheni më në aplikacionin Messenger. Në 2015-ën kompania lejoi përdoruesit të regjistrohen në Messenger vetëm me numrin e tyre të telefonit.

Tashmë kompania konfirmoi ndryshimet duke thënë se shumica e njerëzve që përdorin Messenger, kanë një llogari në Facebook. Por nga ana tjetër tregoi se rregullat e reja aplikohen vetëm për regjistrimet e reja.

Ndërsa ata që përdorin aplikacionin pa një llogari në Facebook nuk do të ndikohen. Por nuk ka shkuar çdo gjë vaj për ta sepse përdoruesit po paralajmërohen që të regjistrohen në Facebook përndryshe llogaritë e tyre janë të kufizuara.

Lëvizja e fundit duket të jetë pjesë e planit të kompanisë për ti bërë eksperiencat mes aplikacioneve të saj si Messenger, Instagram dhe WhatsApp të shkëmbyeshme.

Ideja e regjistrimit në një shërbim komunikimi me numrin e telefonit vjen për shkak të privatësisë dhe sigurisë që ofron dhe është pikërisht kjo çfarë e ka bërë WhatsApp popullor.

1 komente në “Facebook njofton ndryshime të reja në Messenger të cilat do të irritojnë mijëra përdorues”

  1. lalai says:

    Për bagetinë PËRDORUES që janë të lumtur duke pozuar nëpër Fcb Instg etj këto faqe nuk janë veç se database për çdo bagëti të lumtur që lundron në internet!!!
    o Fcb mos ja prishni lumturine Bagëtive….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje