FOTOT: Arti në zi, ndërron jetë “Lolita”

28 Dhjetor 2019, 16:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Arti në zi, ndërron jetë “Lolita”

Sue Lyon, aktorja që ka interpretuar Lolitën në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Lyon u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles, ditën e enjte.

Vladimir Nabokov, autori i librit “Lolita”, e pati përshkruar aktoren si perfekte për rolin e vajzës 12-vjeçare. Përzgjedhja  e saj shkaktoi shumë polemika, pasi ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.

Ajo mundi konkurrencën e 800 vajzave të tjera për të marrë rolin në filmin që tregon historinë e një mesoburri që fiksohet me një vajzë 12-vjeçare.

Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma të tjerë gjatë karrierës së saj që zgjati deri në vitin 1980.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje