Nga Mustafa Nano
Në Prishtinë pas zgjedhjeve të fundit të cilat u fituan nga VV dhe nga LDK-ja, duke parë që ato të dyja janë partitë që kanë vendosur të negociojnë, ka kohë pra që kanë filluar negociatat.
Gjatë kohës që këto negociata janë zhvilluar ne kemi pasur mundësi të shohim, përveç të tjerash nëpër rrugët e Prishtinës zotin Isa Mustafa të ecë ngadalë, shumë ngadalë, gati-gati të zvarrisë këmbët e veta për të shkuar diku, apo për tu larguar.
Ka patur gjithmonë në dorën e djathtë një patericë, tek e cila është mbështetur dhe në krahun e majtë ka pasur një person që e mbajtur për krahu dhe e ka ndihmuar që të ecë.
Ai është i sëmurë, këtë gjë e ka pranuar vetë publikisht, ka pothuajse 2 vjet, vuan një sindromë e rrallë që quhet “Guillain Barre” dhe ka të bëjë me një dobësim muskulor që përparon me ritme të shpejta.
Pra është një sëmundje problematike në rrethanat në të cilat ndodhet Isa Mustafa. Ai ka mundur të frenojë përparimin e kësaj sëmundje në sajë të kurave dhe në sajë të kujdesit të mjekëve për fat të mirë mendjen e ka qiqërr sepse sëmundja nuk ka afektuar procesin e tij të të menduarit dhe kjo është ok, por fizikisht është i pamundur.
Në vend të tij unë do të jepja dorëheqjen dhe do të tërhiqesha nga politika dhe do të fokusohesha tek shëndeti im personal, është një gjë që do ta bëja dhe nuk do shihnja asnjë në botë pse të mos e bëja sepse funksionet e Isa Mustafës në këtë rast dhe detyra që ai ka si kryetar i LDK-së një nga më të rëndësishmet. Kjo detyrë kërkon energji fizike, që Isa Mustafa sot nuk i ka.
Unë mendoj se ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen sepse ai mund të zëvendësohet, të gjithë njerëzit në këtë botë janë të zëvendësueshëm. Vetëm profetët nuk janë të zëvendësueshëm, mirëpo, profetët kanë një mandat që ua jep tjetërkush.
Edhe profet është ai tjetërkushi që unë ju përmenda që mund t’ua heqë mandatin, të gjithë të tjerët janë të zëvendësueshëm dhe unë dua të them se Isa Mustafa nuk është profet, edhe ai vetë e di që nuk është profet. Isa Mustafa nuk është as Buda, nuk është as ndonjë perandor, ndonjë mbret, diktator se edhe këta për arsye të ndryshme e kanë të vështirë të japin dorëheqjen.
Ai nuk është as Papa i Romës, ndonëse edhe Papa për arsye shëndetësore ka ndodhur që ka dhënë dorëheqjen. Pra Isa Mustafa mund të zëvendësohet, sipas meje ka gjithmonë kohë që ai të japë dorëheqjen dhe duhet ta bëjë këtë për të mirën e partisë së vet, familjes së vet dhe mbi të gjitha për të mirën e vetë që unë ia urj nga studioja e “Provokacija” nga thellësia e zemrës sime, shërim të shpejtë dhe të plotë.
Mirëpo, deri atëherë do të ishte mirë që ai të jepte dorëheqjen sepse e gjitha kjo që po ndodh përveç të tjerash është pak groteske dhe qesharake.
Është qesharake të shohësh një lider politik që vjen vërdallë, stërmundohet dhe torturohet, vjen vërdallë nëpër rrugë për të bërë disa negociata që fare mirë mund t’i bënte dikush tjetër.
Përsëris edhe njëherë, shërim të shpejtë dhe të plotë zotit Isa Mustafa. Ky ishte monologum im për sonte.
falemners shqipnis qe na gjindet pran
ne kosovarve ,saher ngecim ne berdhokin qe bajm vet
jovetem ky zvarranik politike qe asht i lidhn me serbin ,
por shume si ky ,qe i shkojn pas ktijna tradhtarot te kosovs se tradhtume ga poltikat
qi po dun vetem mu pasuru n’kurris te varferise ktij populli sehirgji
Si gjithnje ti analist je mesuar te predikosh te vertetat e tua sikur je Profeti Muhamet, Edhe ne kete rast ben doktorin dhe nga ana tjeter e shikon problemin vetem nga njera ane, per te dale te nje vendim jot j gati imponues; pra I.Mustafa duhet te dorehiqet ?! Po ngadale more analist : po sikur une te them -ore M. Nano, te lutem hiqi tirantat , mos na ushfaq ne TV me tiranta , qe i mban vetem per pordhe;
nga ana tjeter edhe ish presidenti yne Bujar Memeti (Nishani) kishte problem fizik; Schaueble i famshem , po keshtu…ATEHERE ?!
Tirantat e Mustafait nuk i prishin pune asnjeriu. Vetem ty te prishkan pune.
More dhe si shembull Bujar Nishanin, nja palo president qesharak, Lolo partie.
O kungull. Qe nga 1991, ne gjithe vendet perendimore jane nderruar figurat politike kater ose pese here. Ndersa ne kemi akoma Saliun qe dredh fijet e PD-se, dhe komandon Lolo Bashen si pupac.
Ne vend qe te kishim si.problem vetem heqjen e Rames, nuk e heqim dot se na rri Gogol Berisha Tek dera.
Dhe pse e gjithe kjo? Per ate mut doreheqje we siç nuk e ke ti edukate, nuk e ka as Berisha, as Nishani,, as Basha, as Meta, as Kryemadhi, dhe as Isa Mustafa.
Pra kur nuk dorehiqen, duhet t’i heqim.
Edhe Ramen do ta heqim, sa te ngordhe Gogoli i Berishajve.
VALLA KA THAN
Valla edhe ti nuk je prej Kosove,nuk besoj se ka Kosovar me dy kokrra tru me lyp ndihme prej HIENAVE.
ti mundohesh te shkruash ne dialekte,por,menyra e te menduarit po te tradheton!
ti je njeri prej ketyre qe kan perdor kripe te pa jodizuar,pra,je kreten!
bile munde te them se je COFTIN!
nese je kosovar ti ti e din kuptimin e fjales COFTIN,andej pergjigju,nese e din!
Allahile ,
a met vertet po m ven ne dyshim kosovn gjakun tem .
coftin o true berdhoki paske qen valla .
jom rrit ne gjermani e spo du me dit hiq ,ksi fjalsh me rranj serbiane .
po ti qenke shka bre jo kosvar
hajt hik mos mshurdho vesht i maru kresh
qysh bre spo e njihn kosovari kush asht nji ky drec Mustafa
bashkpuntori i shkive ku-kuuu
po don me na shti persri ne serbi nji ky shejtan celi
me ate kry si kocet e hajvanit
Keta jane politikane te nje sëre si puna e Berishes, qe u duhet te jene ne politike, per tu siguruar qe vendet e tyre te mos perparojne.
Kërkon të bëhet President!
hahahahahhh……
Nuk e lejojnë sërbët që të dorhiqet o Mustafa!
Por deri në 2021 ai do jetë bërë që ti ndërrojnë bebelinat shërbëtoret.
Nuk kam simpati per Isen por te gjykohesh nga nje anal ist si punta e idjotit Muc Nano eshte kulmi!
NUK HEQIN DORE HAJDUTET…..
Mustafa eshte sinonim i injorances dhe perfitimit. Dorheqja eshte pak per keta njerz turpi i botes.
Nuk kam simpati per z. Mustafa, por ta quash nje profesor injorant do te thot qe ti je nje i paditur. Sa i perket perfitimit, fatkeqesisht te gjithe politikanet tane, kendej e andej kufirit jane te tille.
Po vazhduam te flasim per “Profete”,per Pape qe historikisht i ka duart me gjak kunder Shkences,Lirise,Demokracise,Zhvillimit jemi te mbaruar.
A nuk e denon Zoti padrejtesine?
Atehere,si ka mundesi te vazhdoje ky popull i “civiluzuar” te nderoje nje Kryetare Republike si Papa i Vatikanit qe ne Ameriken Latine ua ndryshoi me dhune,me krime,me vrasje Identitetin,Kulturen,Festat Traditat e atyre Njerezve te Zotit?
Po ashtu edhe ne Epirin Greke te Perendive te Olimpit ne Ilyri?
Kush je ti zoteri qe duhet t’i japesh mend
zotit Mustafa? A ke mjaftueshem mend per te mesuar te tjeret?
Ti zoteri shpreh nje mendjemadhesi qe nuk te shkon, e para se je nje cope katunari, e dyta nuk duket qe te kesh ndonje formim te mjaftueshem qe te edukosh te tjeret.
Eshte fatkeqesi qe njerez provincial te marrin persiper te edukojne qytetaret.
@ Ali
Me vjen shume keq qe merr flake si pushka e “QORRIT”‘.Eshte e vertet: Isa Mustafes nuk i duhet politika ,kur ka kaq probleme shendetesore; eshte mire ti hapi rrugen dikujt tjeter qe ka trup te shendetshem dhe mendje te shendetshme
Asgje nuk kemi kunder Mustafes ,por ashte mire te mos zvarrited me paterica per te bere politike
Ta konsiderojmë se nuk janë 2 apo 3 së bashku me Isa Mustafën, çka pastaj? Po konsideroni se pjesa tjetër do të manipulohet më lehtë apo konsideroni se këta të tjerët po manipulohen prej këtyre treve? E keni gabim për njërën dhe për tjetën. Në Kosovë thuhet “kur të djegë tëmbli i fryen kosit”. LDK ka organe dhe është e vetmja parti që vendimet merren në organe. Te të gjitha të tjerat vendimet merren nga lideri. Dy herë është tradhtuar nga partnerët e koalicionit dhe, për këtë po i fryen kosit. Edhe VV dha shenja të qarta se është në të njejta valë me ta pasiqë veç tradhtoi me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit. Interesante në Kosovë. Të gjithë e konsiderojnë LDK parti demokratike dhe të gjithë kërkojnë të lëshoj pe për t’a kritikuar më vonë për dështimet eventuale. Dhe a e dini çka i thonë. Pse lëshove pe. Gazetarët janë grupnjerëzit më të pasinqertë. Vetëm ktheni inqizimet e mëhershme dhe do e shifni. Të gjithë e kritikonin pse po lejojnë vonimin e proceseve e pastaj e kritikonim pse bëre koalicion. Turp.
Me vjen keq te them, por Muç Nano, si në shume raste te tjera, është viktimë e mëndjemadhësisë, fiksimeve dhe obsesioneve të veta të një intelektuali autodidakt thellësisht provincial.
Nuk ma ndjen fare për Isa Mustafën, madje do të doja që ai të hapte rrugë për të tjerët në LDK dhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se Mustafa është një skile e vjetër dhe me eksperiencë në politikën kosovare në veçanti dhe në atë shqiptare në përgjithësi.
Vërtet, Isa Mustafa duhet të dorëhiqet.
Por jo pë arsyet e një sëmundjeje që e ka cënuar vetëm fizikisht, por jo mendërisht.
É
Sepse, sot liderët as nuk luftojnë me shpata, as garojnë ne olimpiada.
Kujtoni Franklin D. Rusvelt-in (Franklin Delano Roosevelt) që edhe pse i paralizuar, që lëvizte me karrike me rrota, jo vetem që u zgjodh president i Amerikës ne 1933, por mbeti president i saj deri sa vdiq, ne 1945, tejpërtej Luftës së Dytë Botërore, përtej termave kushtetuese amerikane që lejojnë vetëm dy mandate 4 vjeçare, jo më shumë.
Pa folur se, edhe ne historinë e hershme të botës, ka pasur gjeneralë të famshëm fitimtarë që i mbartnin me tezga kur drejtonin betejat.
Pra, i dashur Mustafa Nano, mund t’ja këkosh Isa Mustafës dorëheqjen, por jo se sot ecën me shkop.
Isa Mustafa eshte politikan, si shumica e politikaneve, te cilet e shohin pushtetin me instiktin e derrit thark (korite) per te henger qyl e pasuruar ne sa me shume breza.