“Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”
Rrjeti televiziv i lajmeve me seli në Lion të Francës, Euronews, ka raportuar për ngërçin politik në Kosovë.
Ky medium shkruan për paaftësinë e partive politike për të rënë dakord për të formuar një Qeveri të re.
Aty përmendet edhe mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. “Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”.