Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim.
Nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, nderkohe qe Kurti e ka të pamundur që të takojë presidentin e vendit.
Kjo pasi sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës.
Me tej, theksohet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti.
Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës.
Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.
Se çfarë punë më të rëndësishme se sa kirjimi i Qeverisë, vetëm Albin Kurti mund ta dijë, kur dihej që Thaçi do ta ftonte sot për t;i dhënë legjitimitetin e krijimit të Qeverisë.
Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në orën 13:30 në Presidencë.
“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.
Kujtojmë që Albin Kurti pas fitores së zgjedhjes, ka thënë se do ta shkarkojë Hashim Thaçin si president.
Le ta takoje kur te mbaroje vikendin. O Albin gjen Isa Mustafa qe ben me ty, se te sheh qe sje as ne toke, as ne qiell.
Bravo i qofte popullit te Kosoves qe te votoi per kryetar qeverie
Nuk mund të takohet me Thaçin Albin Kurtoviči pa marr bekimin nga Безбедносно-информативна агенција.
Ofendimet i kthejmë brapsht por të shumëzuara me dhjetë ?.