Akuzohet se ka rrëmbyer një 12-vjeçare, Policia në ndjekje të pedofilit serb

27 Dhjetor 2019, 11:27Rajoni TEMA

Autoritetet serbe janë vënë në kërkim të një pedofili të dënuar më parë, i cili akuzohet se ka rrëmbyer një vajzë.

Rasti ka bërë bujë në Serbi dhe në operacionin për gjetjen e 12-vjeçares Monika.

Për herë të fundit ata u panë bashkë në një zonë pyjore në lindje të vendit.

“Bazuar në provat që kemi mbledhur deri tani besojmë se personi i dyshuar për këtë vepër penale është Ninoslav Jovanovic, nga Malca”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic.

“Kemi prova që ai ka vjedhur një makinë, në të cilën policia ka gjetur gjurmët e tij dhe indice që tregojnë se me të ishte edhe Monika.

Zbuluam që kanë qëndruar në këtë vend për pak kohë, ndërsa çantën e shpinës së Monikës e kemi gjetur diku tjetër”, vijoi ai.

I dyshuari, 46 vjeç, ishte liruar nga burgu vitin e kaluar pasi kishte vuajtur një dënim 12-vjeçar sepse ishte përpjekur të përdhunonte një vajzë të vogël.

Kohët e fundit kishte kaluar 5 muaj të tjerë në qeli, pasi ngacmonte femra të ndryshme në rrjetet sociale.

1 komente në “Akuzohet se ka rrëmbyer një 12-vjeçare, Policia në ndjekje të pedofilit serb”

  1. shqiptari says:

    Po dihet se c’fare jane,pse vetem ky felliqesire eshte pedofil? Gjysma e serbeve jane pedofila dhe gjysma tjeter jane kanibale dhe homoseksuale.Ne djall fara e tyre e peshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje