VIDEO/ "Luftë" në Parlamentin e Malit të Zi: Dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime deputetësh

27 Dhjetor 2019, 09:32Rajoni TEMA

Miratimi i ligjit për komunitetet është shoqëruar me protesta, dhunë dhe arrestime në Parlamentin e Malit të Zi.

Pas mesnatës seanca u ndërpre, pasi siç raporton Al Jazeera u hodh një lëndë e ngjashme me gazin lotsjellës.

Ligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa brenda dhe jashtë parlamentit pati protesta të dhunshme.

Pas incidentit, 22 persona u arrestuan – 18 deputetë të partisë Fronti Demokratik dhe katër të tjerë.

Kjo forcë politike paraqiti më shumë se 100 ndryshime në projektligj, por ato u kundërshtuan nga koalicioni qeverisës.

Më herët gjatë ditës së djeshme, qindra përkrahës të opozitës pro-serbe dolën në rrugët e Podgoricës për të protestuar kundër projektligjit.

Policia vendosi barriera metalike përgjatë rrugëve për të parandaluar protestuesit, përfshirë disa priftërinj, të cilët ishin përpara parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin për projektligjin.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i heqë pronën, duke përfshirë dhjetëra manastire mesjetare dhe kisha.

2 komente në “VIDEO/ “Luftë” në Parlamentin e Malit të Zi: Dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime deputetësh”

  1. Tigri I Maleve says:

    Bastarde sllavofone.

    Duhen shuajtur nga faqja e dheut dhe ato toka duhet ti rimarrin shqiptaret.

  2. Jo per gje... says:

    Malazezet vec fese nuk I lidh gje me serbet. Malazezet me gjak Jan shqiptar. Fjalen Malsi serbet e perkthyen Mal-zi dhe serbisht cerna gora (mal I zi) pastaj dhe venetiku (antishqiptar) ne Montenegro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje