Refuzimi: Presidenti Thaçi fton sërish në takim Albin Kurtin

27 Dhjetor 2019, 15:29Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar sërish në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, disa orë pasi partia e Kurtit tha se ai nuk mund të marrë pjesë në takimin e parë që e kishte ftuar presidenti, për të premten në ora 13:30.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Hashim Thaçi, tha se “ai (Albin Kurti) nuk u paraqit në zyren time siç pritej. Sidoqoftë, shumë shpejt do të pasojë një ftesë e re. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Mediat në Kosovë raportojnë se presidenti Thaçi, në ftesën e dytë, e ka caktuar takimin për të premten në ora 20-të.

Duke iu përgjigjur ftesës së parë të dërguar nga presidenti Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar Kurti nuk do të takohet të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, ka konfirmuar VV-ja për Radion Evropa e Lirë.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, i cili parasheh formën e zgjedhjes së qeverisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në kuvend, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje, t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër.

Nga ai moment, do të nisë rrjedhja e afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re të vendit.

4 komente në “Refuzimi: Presidenti Thaçi fton sërish në takim Albin Kurtin”

  1. Bekim Peja says:

    Albin Kurtovič kishte hyr n’halet Rites ?, do i del shpejt ngjyra e populistit.

  2. petrit says:

    keshtu eshte kur e sheh pergjegjesine qe te ka dhene populli me vote, si personal.
    ti ” bindesh ” presidentit per takim KUR ai te kerkon qe te emrosh qeverine dhe ti nuk shkon, kjo tregon se sa injorante e te paditur eshte ky kurti.
    inatet personale kurre nuk e kane lene shqiperine te ece perpara.
    jo gjithmone populli zgjedh me te kulturuarin dhe me te diturin ne poste drejtuese.

  3. Beni USA says:

    Tani i ka ardhur veza ne bythe Albinit, natyrisht po i dhemb, kujtoni kur vajti ne Tirane si triumfator ky delirant mbas zgjedhjeve,dhe deklaronte me mburrje sedo e shkarkonte presidentin,pra peshku ne det dhe tigani Albinit ne zjarre.Tani vjen verdall si pordha ne breke, keshtu eshte kur fjalen e fundit e thua ne fillim. Personalisht e kam admiruar Albinin, por tani jame bindur se akoma nuk eshte pjekur per te drejtuar vendin.

  4. Iliria e bashkuar says:

    O président i turpit, i pa afte dhe thafezan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje