“Viti 2019, viti i Partizanit Kampion”, Erion Braçe mesazh falenderimi për klubin e kuq

29 Dhjetor 2019, 18:27Sport TEMA

Viti 2019 është duke i numëruar ditët dhe orët mbrapsht, ndërsa të gjithë janë duke bërë bilancin sesi shkuan gjërat në 2019.

Zv.kryeministri Erion Braçe njihet për tifozllikun e tij për futbollin dhe Partizanin në veçanti.

Në fund të këtij viti, nuk ka munguar një status nga ana e Braçes për titullin kampion dhe momentin e paharrueshëm për të gjithë tifozët e kuq.

Në shkrimin e tij zv. kryeministri falenderon të gjithë protagonistët që bën të mundur titullin Kampion për Partizanin, duke filluar nga presidenti Demi e deri tek tifozët që kishin pritur aq gjatë.

Postimi i Erjon Braçes.

#EDIELL

Nje prej kenaqesive te pakta kete vit ishte #RIKTHIMIIPARTIZANIT;
#VITIIPARTIZANITKAMPION
#VITIIPASIONITTEKUQ

Pas kaq vitesh rikthimi fitues,
rikthimi i kampionit ne Tirane,
ishte nje emocion i madh.

#FALENDERIMIITRETE
shkon per #PARTIZANIN,
#FAMILJAEKUQE.

Dua ta falenderoj Gazment Demin, familjen e tij te madhe qe nuk kurseu asgje per fitoren e madhe;
Sakrifikoi gjithcka deri ne numerimin e fundit per te kthyer ne shtepi #TITULLINKAMPION.

Ka qene torture te shkruaja ne nje numerim te fundit “IT’S COMING HOME;
stadium me stadium nga Shkodra ne Vlore ishte rrugetim fantastik per mua.
Ma dha kete mundesi #PARTIZANI.

Falenderim i madh shkon per djemte ne fushe-kampionet e rikthyer,
Albanin, Labin, Egzonin, Atanden, Eneon, Lencin, Brunon, Arditin, Esatin, Jasirin, Jurgenin, Eraldin, Heben, Kristin, Renaldon, Dashin e secilin nga cunat ne fushe apo ne stol;
Nuk u dorezuan kurre, deri ne fund!
Cuna a e mbani mend?
I sollet gezim nje brezi qe ishte rritur me
Partizanin e madh, prinderve tane;
I dhate krenari brezit tim qe prinderit e rriten me Partizanin;
Ja thame njeri tjetrit atje tek kompleksi i Redit nje dite para rikthimit te historise e nje dite me pas, mua atje ku duhet e kur duhej, kunder Tiranes,
PARTIZANI I MADH U RIKTHYE KAMPION!
Ju e bete, puna u krye!

Falenderim i madh edhe per trajnerin Skender Gega dhe ekipin e tij te trajnereve, pergatitesve atletike,
doktoreve etj;
Ta pazevendesueshem!

Falenderim edhe per Olsin dhe gjithe strukturen e klubit!

Por mbi te gjitha,
falenderimi me i madh shkon per popullin e kuq
anekend #Shqiperise;
Tifoze si te #Partizanit veshtire te gjesh,
por tifoze te Partizanit ka ne cdo cep.

Ata jane shpirti qe nuk e le Partizanin te dorezohet!
Shihini ne keto video,
jane super, super @ultrasguerrils0809!
Prej tyre, PARTIZANI #NUKDOTEJETEKURREVETEM!

Faleminderit me shpirt!

@fkpartizani

1 komente në ““Viti 2019, viti i Partizanit Kampion”, Erion Braçe mesazh falenderimi për klubin e kuq”

  1. Shaqo says:

    Fjale zemre, por te shkruhet e te respektohet ortografia e gjuhes shqipe, qe te lexohet e kuptohet me ate ndjenje qe shprehet mendimi.
    I bashkohem me shpirt ketij urimi.
    Kur Erjoni ishte i vogel ose edhe para se te lindte, tifozat e kuq e kane ndjekur kudo ku ka luajtur PARTIZANI.
    Eshte ekipi simbol i Shqiperise, qe ka bere emer si brenda e jashte Shqiperise.
    Urime edhe njehere, vit pune te mbare.
    PARTIZAN…PARTIZAN ..O -oo – KAMPION 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje