Pas kryeprokurorit, zgjidhet edhe numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme. Çela: Hetimi i pastrimit të parave, sfidë në 2020

30 Dhjetor 2019, 14:08Kronika TEMA

Pas zgjedhjes së kryeprokurorit Olsian Çela, është caktuar edhe zv.prokurori i Përgjithshëm.

Thoma Jano do të jetë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme.

Është përmbyllur sot procesi përzgjedhës, në të cilin ka folur edhe kryeprokurori Olsian Çela.

Çela u shpreh se: Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash.

Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë,  pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës,  gjatë kohës që  organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

5 komente në “Pas kryeprokurorit, zgjidhet edhe numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme. Çela: Hetimi i pastrimit të parave, sfidë në 2020”

  1. kristi says:

    Spaku do jete nje tjeter farse e qeverise shqiptare. Te caktosh Thoma Janon krahun e djathte te prokurorit te pergjithshem, do te thote qe asgje nuk ka ndryshuar por vetem riciklim i te njejteve persona qe ka deshtuar me pare. Zoti e shpetofte Shqiperine.

  2. treu says:

    compliments Zoti Thoma.

  3. Ledio says:

    Mjerre ata qe nuk kane paguar faturat e dritave.. ?

  4. Ajet Delaj says:

    Zoti do ta shpetoje Shqiperine kur shqiptaret te ngrihen ne kembe e te punojne per Shqiperine por edhe të thone te verteten me ze te larte dhe me emer
    Realisht nuk e njoh zoterine qe eshte zgjedhur Zv Prokuror I pergjithshem.
    Të hedhesh balte qe mbas anonimatit nuk eshte e ndershme. Thuaje ate qe di natyrisht nese di pasi jo vetem do te mbeshtesim por jam i sigurte se nese eshte person negativ kane per te shkruar edhe te tjeret . Ngrihuni ne kembe shqiptar qe të shpetoje Shqiperia nga krimi sllavo komunist

  5. Shinjestra says:

    Suksese Thoma Janos.Saliu me burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje