"Oficer i Madh i Legjionit të Nderit", Ruçi: Kadare, Olimpi i letrave shqipe

1 Janar 2020, 16:55Kulturë TEMA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Duke e quajtur “Olimpi i letrave shqipe”, Ruçi shkruan se me veprat e tij, Kadare ka ndriçuar historinë e shqiptarëve.

“Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ju na bëni nder të gjithëve  sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan Ruçi.

17 komente në ““Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, Ruçi: Kadare, Olimpi i letrave shqipe”

  1. xyz says:

    Hahahahahahasass!
    Nga titulli dukej sikur dekoratën e ka marrë Moz Ruçi

  2. Popull says:

    Qejf i madh kur ish komunisti uron ish komunistin per jeten e re dhe te lumtur ne demokraci plot dhurata kapitaliste, tamam sikur te kene lindur te dy ne kete sistem. Kadarja ta gezoj cmimin se kjo i shton edhe pagen si pjese e akademise te shkencave te Frances.

  3. pilafi says:

    Ne shqiptaret mbetemi populli me servil, me hipokrit dhe me frikacak. Kur Kadareja ishte ketu dhe persekutonte djalin e huaj vetem se ishte dashuruar me te bijen, ne nxorem nga goja fjalet me te nyta ne adrese te tij, tani jemi po ne qe e ngreme ne qiell kete njeri te oborreve.

  4. Donald says:

    Ky eshte lajm o gazetaruqe. Ky duhet Te zinte faqen e pare sot e ju fotot e ……qe perzjejne ushqimin qe hengrem mbreme.
    Po na njeh bota me mire e na vlereson e né duam ti zhdukim
    Perse kaq pa mend jemi ore njerez Te mire. Perse jeni pa mend e injorante Te lige né shpirt, mos vrisni veten.
    Respekt Ismail Kadare.

  5. Donald says:

    Ky eshte lajm o gazetaruqe. Ky duhet Te zinte faqen e pare sot e ju fotot e ……qe perzjejne ushqimin qe hengrem mbreme.
    Po na njeh bota me mire e na vlereson e né duam ti zhdukim
    Perse kaq pa mend jemi ore njerez Te mire. Perse jeni pa mend e injorante Te lige né shpirt, mos vrisni veten.
    Respekt Ismail Kadare.
    Lejoni komentin ju lutem

  6. Leci says:

    O Gramoz,plaça unë në ke lexuar ndonjë rresht nga Kadareja ti!

    1. Kalec Dega says:

      LOL!
      Imagjinoni te kete lexuar ndonje liber te Kadarese Ruci apo Thaqi…. ose Talent Balla.

    2. Deti says:

      Politikanet tane kane pushtuar ekranet dhe flasin vend e pa vend. C’pune kane ata me letersine?Gramozi e Thaci qe s’u lene radhen letrarve te shprehen kur flasin stonojne e behen qesharak.

  7. Andi says:

    Komunisti uron prane flamujeve amerikan.Eshte e vertet qe komunistat skane pike dinjiteti. Deri dje vrisnin popullin e tyre vetem nese thonin ndonje fjale pozitive per Ameriken. Sot jo vetem pozojne prane flamujve amerikan si ky banditi. Por edhe skane lene hale te amerikes pa lare familjarisht kush nga keto dhe si puna e ketij kane shkuar ne Amerike.

  8. Lani says:

    Keta nuk ishin komunista po ishin dhe jane oportunista dhe qylaxhinj.Komunista disa kokrra ishin dhe ata nuk e tradhtuan idealin dhe e kaluan jeten ne menyre modeste.

  9. Shefkiu says:

    Ajo që besoj e lumturon më shumë Kadarenë nuk është titulli i dhënë nga francezët, por urimi që i bënë shoku Gramoz për këtë titull. Dhe sa për atë që thotë Leci më lartë, që shoku i lavdishëm Gramoz nuk duhet të ketë lexuar qoftë dhe një rresht nga vepra e Kadaresë, besoj se kjo duhet ti afrohet shumë të vërtetës. Por edhe për këtë nuk mund të bëhet fajtor shoku Gramoz, fajtor është vetë Kadareja, që nuk vë në krye të çdo shkrimi shënimin ” Tepër sekret” ose “Sekret”, për ti lënë të kuptohet shokut Gramoz, se materiali ka kuptim ti kushtohet vëmëndje, si një material qi i përket sferës së tij të interesit. Sepse, merret me mënd, shoku Gramoz nuk mund të shpenzoj kohën e tij të çmuar me broçkulla letrare.

    1. vang says:

      Komenti juaj Shefki me ben te qesh me naivitetin.Ruci ka arsim te larte dhe ne ato vite te kufizuara per argetime e libra cilsore etj librat e Kadarese priteshin me shume entusiazem dhe shiteshin brenda 2-3 oreve dhe pastaj kalonin dore me dore,Kadarene duhej ta dije ta lexoje per ato qe i thoshte midis rrjeshtave ,me metafora ,simbolizma etj Nuk mund te mohojme emancipimin e2-3brezave deri tani nga letersia e tij.Jo Gramozi por LENINI ajo koke e madhe pamvaresisht qendrimit tone ideollogjikisht,lexonte letersi artistike.Letersia eshte ajo qe midis faktoreve te tjere luan nje rol te madh ne formimin e karakterit dhe bagazhit kulturor.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        Qysh arrite ta zbuloje naifitetin e këtij Shefkiut, ere Vang vëllai, mund të na e çkoqitësh një çikë? Hë më qafsh! Po si të vajti mëndja kaq thellë, ere tu bëftë Loni tyja, që arrite në këtë konkluzion kaq të ndritur, kjo është vërtetë e habiçme. Po bënjam llogari unë i shkreti, është apo nuk është naif ky Shefkiu, po meazallah ere se më vinte mëndja, kur fap lexuaç komentin tënd dhe mu hapën sytë. Më rruaç, ere Vang! Më paç uratën xhaxhait që më ndihmove ta kuptonjam ndrejt këtë komentin e këtij Shefki gjytyrymit.

  10. katarakti says:

    Jane 478 veta qe me 1 janar moren titullin e Oficerit te Legjionit te Nderit. Pra nuk eshte vetem Kadareja. Prandaj mos i bini legenit kot. Jemi aq te frustruar, dhe aq te kompleksuar si popull, saqe gjeja me e vogel, me e parendesishme na ben me “fletë”. Ndofta edhe sepse ne Perendim njihemi vetem per hajnira, vrasje dhe drogë.

  11. Skuthi says:

    Besoj se tani Kadareja do te thote ndonje fjale per mareveshjen ma BE qe aq me force e kundershtoi miku i tij Makroni, apo V.K

  12. mik says:

    Si shkrimtar, Ismail Kadare asht shkrimtari ma i madh Shqiptar.
    Per te tjerat, e vlersojne ata qe e njohin.

    1. vang says:

      dhe ata qe jane ne gjendje ta njohin or MIK.Ata qe nuk munden kapen mbas bishtave se……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje