Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm, një tjetër i shkëlqyer na pret

1 Janar 2020, 17:02Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama, teksa bën një bilanc për vitin që lamë pas me momentet më kulminante sa i përket botës së kulturës thote se “2019-ta ishte viti i sprovave të mëdha, një tjetër i shkëlqyer na pret“.

Në një retrospektivë, e cilëson si një vit të jashtëzakonshëm, teksa premton se 2020 do të jetë më i shkëlqyer.

“Sfiduam veten, përmbyllëm projekte të mëdha, hapëm të tjera kantiere; promovuam trashëgiminë; çuam aktivitete në gjithë Shqipërinë; ndamë mes tonë librat e zemrës; u përlotëm me ngazëllimin e fëmijëve që për herë të parë shihnin shfaqje të kukullave; ngritëm skena mbi ura e autobusë. 

Po lëmë një vit të jashtëzakonshëm. Bienale e artit Venecia. Opera në Park. Dhamë 1130 shfaqje. Gjirokastër restaurim kalldrëmesh, shtëpish, e ruajtje traditash. Elbasan pazari i artizanatit dhe kulinarisë. I rikthyem Vlorës qendrën historike.

Teatri i Kukullave udhëtoi në të gjithë Shqipërinë. Ritëm mbi ura. Tetori i Librit. Tirana qytet librash Mantova. Rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit. 

Biletaria online. Kullat e liruara të Krujës qendra të reja turistike. Përuruam kishën e restauruar të Ristozit, në Mbrojë. Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit hynë në UNESCO. 

Një film shqiptaro rus më tekst të Ismail Kadares. Muaj i Muzikës. Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm një tjetër i shkëlqyer na pret. Gëzuar 2020”, shprehet Rama.

6 komente në “Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm, një tjetër i shkëlqyer na pret”

  1. Tironci says:

    Gallate, filloi edhe ky si Sala, vetem Luli ja kalon tani.
    Po turp nuk ke?, Ty te vuri drune evropa e Gjermania, ne kulmin e Fatkeqesise ste dhan asnje qindarke.
    A mos i di budallenj ti ata?. Ja fut Shqipetareve ti por jo botes. Edhe ata qe te japin voten e te dalin ty ne mitingje, e bejne nga halli se i nxjerr nga puna.
    Kur filloi Sala duke i shtu rrenat sic po ben ti tani, i erdhi fundi dhe iku nga pushteti.
    Tani me sa duket se paske me te gjate.
    Mero postoi komentet, mos na detyro te fillojme te lexojme gazeta te tjera se po e beme do shkosh pikiate , e do falimentosh.

    1. BE'25 says:

      LOL!
      Frymezuar nga idealet e Partise Shqiperia vertet lulezon dhe jo caton….

  2. Detari says:

    shqypot arrnaut nga toptan te zog nga zog te enver nga enver te sala nga sala te rama,

    dhe gjithmon fajin ja u ka koka qe sgjedhin dhe jo vetvetja.

    gezuar ramazonin

  3. Neveri says:

    Nuk e kuptoj kete njeri,ne se eshte kryeminister apo TELLALL!
    Se pari ky kryeminister me kete njoftim verteton se ministrat qe ka vene ne cdo post jane vetem ca kukulla,qe vegjetojne sa per numer,se nuk jane te afte per asgje tjeter!
    Konkretisht kete njoftim duhet ta bente ministria e Kultures e jo kryeministri!
    Qe ajo ministri nuk e ben tregon se eshte e pa afte!
    Ana tjeter e medaljes eshte mashtrimi qe i behet opinionit publik se ne Kulture qenka bere nami duke permendur shfaqjet e teatrit te vetem te kukullave ne Shqiperi,bileta online,ritem mbi ura,tetori i librave e mbrockulla te tilla sikur te behej fjale per jeten kulturore te nje kooperative bujqesore malore e jo per nje shtet!
    Po pse nuk del ministrja e Kultures?
    Po ministrja e Aresimit pse nuk del?
    Po ministria e integrimit?
    Po ministria e Jashtme?
    Po ministrja pa ministri,Spiropa…?
    Dhe qershia mbi torte,pse nuk del ministrja e Infrastruktures,qe te rrefente per sukseset e saj ne fushen e ndertimit,qe ne saje te punes se saj u perballua me sukses te pa pare jo vetem termeti,qe nuk demtoi asnje kasolle e barake,por u vleresua nga vete kryeministri si NJESHI ne qeveri,ndersa Rama vete qenka DYSHI,se po tha nje gje Balluku NJESHI,nuk ka burre nene t’ia ktheje!
    Nuk besoj qe nje vleresim te tille ta kete thene boterisht ndonje kryeminister ne bote per ndonje minister vartes te tij!
    Kush e di se per cfare meritash do kete kjo ministre ,qe Rama e vuri ….mbi vete!
    Mortja qe nuk te ha o kryeminister me keto mbrockulla qe thua!

  4. Peza says:

    Z.Mero Baze!
    Kemi vite qe e konsiderojme gazeten tende Tema si te pavarur dhe qe i ks vene faqet e saj ne mbrojtjevte demokracise!
    Por me keqardhje kam vene re se ka disa muaj,qe moderatori?et tuaj censurojne jo vetem komentet fyese,shpifese etj,por me shume ato qe trajtojne fakte e argumente konkrete ndaj qeverisjes se sotme,te vete kryeministrit qe nga sjellja me njerezit,fjalori banal etj!
    Nuk e kuptoj,ne se kjo eshte vije editoriale per t’i sherbyer nje pushteti arrogant antidemokratik,apo pa aftesi e moderatorit per te gjykuar drejt se cilat komente duhen censuruar!

  5. P.P says:

    Vazhdo Edi Rama, mos u tut e mos u tkurr nga llapaqente, nihilistet, shpirt zinjte- (ne se kane ndonje therime shpirt)..Je ne krye te nje misioni historik, vazhdo, qendro, perparo, me bindjen se Shqiperia behet, po behet…
    P.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje