Dita e Zlatanit, suedezi mbërrin në Milano, nesër prezantimi: Do ta bëj San Siron të festojë sërish

2 Janar 2020, 14:45Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në Milano nga Stokholmi, ku u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban.

38-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.

Mediet italiane kanë raortuar se do të marrë 3.5 milionë euro në sezon te klubi e Serisë A, pas transferimit si lojtar i lirë.

Gjiganti suedez e ka veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.

“Kam thene gjithmone se ketu jam ne shtepine time, u largova ne skuadra te tjera por e rendesishme eshte qe u riktheva ketu..

Mesazh per tifozet? Me ne fund jam midis jush, ju pres ne San Siro te gezojme serish”, ishin fjalët e para të Xlatan Ibrahimović.

1 komente në “Dita e Zlatanit, suedezi mbërrin në Milano, nesër prezantimi: Do ta bëj San Siron të festojë sërish”

  1. Baliu says:

    Making Milan great again.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje