Damian Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Keqardhje për “Plakun dixhital”, e përdorin për të bërë shantazh ndaj bizneseve apo i “djeg” hetimi për “CEZ”?!

2 Janar 2020, 21:25Politika TEMA

Nga Damian Gjiknuri

Keqardhje për “Plakun dixhital” që ka zgjedhur ta fillojë vitin 2020 me riciklim fletërrufesh haluçinante, të publikuara vitin e shkuar në një portal.

Sajesa të sponsorizuara e të përsëritura, pjesë e axhendave të dyshimta, që në këtë rast kanë përdorur edhe “Plakun dixhital” për të amplifikuar një gënjeshtër që në thelb synon veçse të shantazhojë biznese dhe frenojë investimet e huaja në Shqipëri dhe nuk ka të bëjë fare me personin tim që ka mbi 12 muaj i shkëputur nga ajo detyrë dhe si rrjedhim dhe nga procedurat e mëtejshme të këtij projekti.

Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj fletërrufeje, deklaroj me përgjegjësi të plotë se gjatë detyrës sime si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kam respektuar plotësisht ligjet dhe mbrojtur deri në fund interesat e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

Kjo, shpesh herë edhe me koston e përballjes me shpifje ordinere dhe shantazhe portalesh të caktuara, të nxitura nga interesa politike apo ekonomike. Shpifje që bëjnë ciklin e xhiros së zakonshme të amplifikimit nga portalet tek “Plaku dixhital” dhe anasjelltas nga “Plaku dixhital” tek portalet.

Është e pamundur të arrish në destinacion nëse rrugës humbet kohën duke qëlluar me gurë çdo qen që leh.

Gjithësesi, për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ankandi i Parkut Fotovoltaik të Akërnisë është ideuar, organizuar, zhvilluar dhe monitoruar në kushtet e një transparence maksimale ndaj çdo pale të interesuar, medias dhe opinionit publik.

Zhvillimi me sukses i ankandit për mbështetjen e energjive të rinovueshme në Shqipëri u përshëndet jo vetëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

“Në vitin 2018, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria përfundoi me sukses një ankand për mbështetjen e energjive të rinovueshme”, vlerëson Bashkimi Evropian (pjesë e të cilit është edhe Franca) në Raportin e Progresit të vitit 2019 për Shqipërinë, faqe 48. Ndërkohë, negocimi dhe lidhja e kontrates me investitorin privat u krye me ndihmën e ekspertëve të BERZH, si garant për respektimin e standardeve ndërkombëtare për këtë industri.

Ndryshe nga ajo çka thonë shpifësit e paguar, qartësisht ai nuk është një tender me para publike por një investim privat që arrin vlerën e mbi 70 milion eurove. Përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë me garë ndërkombëtare në bazë të kritereve ekonomike dhe eksperiencës në këtë sektor.

Ndërkohë, fituesi ka ofruar çmime energjie më të lira se sa kanë marrë vendet e rajonit në vitin 2018 për ankande të ngjashme dhe gati 10 euro më të lira se çmimet mesatare vjetore të importit të energjisë elektrike nga kompanitë publike të energjisë.

“Plaku dixhital” duhet të zgjidhë dilemën. E kanë përdorur për të amplifikuar një shantazh ndaj bizneseve private apo ka diçka që i djeg pas veshit lidhur me hetimet që ende vazhdojnë për privatizimin e OSSH tek CEZ a.s., rolin e familjarëve dhe të tijin personal?!

Nuk gjendet dot një arsye përse ky njeri merakoset sot se kush po kërkon të blejë kompaninë CEZ në Bullgari apo gjetkë! Apo mos ka hallin se në blerje e sipër dalin dhe dokumenta që vërtetojnë transaksione të pashpjeguara me Shqipërinë në kohën e privatizimit?!

12 komente në “Damian Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Keqardhje për “Plakun dixhital”, e përdorin për të bërë shantazh ndaj bizneseve apo i “djeg” hetimi për “CEZ”?!”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lexoji dhe ca rradhë
    o Sali Malok Mavria
    Te kokat e drejtësisë
    që ka prerë dosja Haxhia:
    https://www.gazetatema.net/2018/05/11/kokat-e-drejtesise-qe-ka-prere-dosja-haxhia/

  2. PPSH ,PS-PD-LSI says:

    Dhe ti si ish minister po i ben presjon plakut matuf keni kaq vjet ne pushtet pse nuk e futet jeni per vete deri ne fyt mor qafira komunistash e bira kur**sh qe vetem e vjedhin kete vend

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Këtij ‘plakut dixhital’ dikur edi Rama i thërriste kriminel dhe betohej që do ta çonte para drejtësisë. .tani i’ harroi’ ato që thoshte dikur )..çorapekuqi juaj është më i degjeneruar se saliu. .mos u mërzisni se së bashku do ta hani të gjatin me gunga. .

      Mero përse ke bllokuar comentet tek intervista e anastasit? monologu nuk ka asnjë kuptim,lëri shqiptarët t’ia kthejnë përgjigjen që anastasi e dëgjon që nga 91-92 në mos gaboj

  3. Kendveshtrimi real says:

    Populli nuk ecen me koken prapa, qe do te thote se koha e Plakut dixhital ka mbaruar…. dhe nuk na intereson aspak.
    Per sa i perket parkut te Akernise per fotovoltaiket, nuk eshte e vertete qe eshte bere ne transparence, pasi per aty paraqiten interes kompani prestigjioze te huaja , por qe te gjithe kishin informacion qe ne fillim se ankandi do i jepej indianeve, madje ti vet indianeve i ke premtuar edhe infrastrukturen rrugore.
    Pervec lejeve te dhjetra hec-eve , qe jane nje kaos pa limit, populli nuk eshte ne dijeni se çfare pune tjeter bere kur ti ishe minister…….mos te permendim bllokimin e segmenteve rrugore teper te rendesishme nga skandalet e panumerta

  4. elton says:

    Akoma jane te dresketa tenderat me firme ofshore te unazes se re, ish minister. Keshtu qe mos u merr me plakun digital se po ja kalon dhe atij vjedhje

  5. J says:

    Duket se ju kaperxyet plakun dixhital ,shkuat mr larg nga ai.Cfare mund te thoni per kompanine misterioze dokumentacioni I se ciles ishte pregatitur nga ju dhe u nderpre nga denoncimi i opozites..? Po per kompanite e fshehta te emeruara strategjike ,qe kerkojne te gllaberojne bregdetin per te pasuruar nje grusht hajdutesh cmund te thoni?Doni te shkaterroni nje krahine me vlera e tradita te jashtezakonshme qe nuk ngjan me pjesen tjeter te vendit ku mbizoteron dhuna,mungesa e respektit ndaj ligjit etj. Ju jeni nje nga ideatoret e grabitjes se bregdetit qe se bashku me kasten tuaj pengoni kthimin e pronave te pronaret e ligjshem si rrjedhim antagonizmin e tregut te lire te ekonomise duke shtypur te drejtat thenelore te njeriut dhe mbajtur vendin mbrapa ne nje sistemin hibrid ,qe ju intereson vetem juve…Nuk eshte me koha kur mund te shisni propagande,eshte koha e informacionit ,e internetit ku cdo gje eshte e dukshme nga te cdo njeri …

  6. O gjiknur , o milioner me mire futi nji rruge indie says:

    Ty mer Gjiknur tu besu nje nga ministrite me te rendesishme, qe ti vetem abuzove ashtu si dhe Lindita te arsimi
    A ekziston ne ndonje vend tjeter te botes qe ti minister ne detyre blen shtepi te re ? A ekziston ne ndonje vend tjeter qe ish drejtori i OSHEE , Arben Seferi blen shtepi te pallati me i shtrenjte , pra te pallati jot. Kaq te pafytyre, kaq hajdute te paturpshem jeni ????
    Per ça ju votuam ju, qe te ndiqni rrugen e PD dhe LSI-se ?
    Ik mos ta shofim me surratin, se sa per plakun dixhital nuk i plas me trapi njeriut

  7. zhak corapegrisuri says:

    O Zhak corapegrisuri. Rama nuk eshte as prokuror dhe as gjykates te denoje Sali kriminnelin. Tani qe u krijua SPAK, atij dhe Likes po i duket prifti gomar.

    1. Kalec Dega says:

      Rama vertet nuk eshte prokuror e gjykates per Tahirin e Fullanin por eshte Kryeprokuror per ata qe nuk paguajne dritat dhe ujin, o k lysh i Ramutit.

      1. gjergji says:

        O Kolec o karabush per hajdutin qe vjedh(qofte energji elektrike,uje e cdo gje qe argumentohet e saktesohet se eshte e vjedhur) denohet ne cdo vend te botes pa asnje hezitim.Hajduti denohet ne cdo gjykat te botes kushdo qofte ai.

  8. Lindi says:

    Damian Gjiknuri je si ato pusetat e ujrave te zeza, qe kur hapin kapakun qelbin dunjane. Kur akuzon edhe ti per korrupsion te gjithe kurvat duhet te pretendojne se ja te virgjera edhe se kane bo nja shtate kopila si ty. Drejtesia vonon por nuk harron (ajo hyjnore)

  9. tironci says:

    A u mor vesh sa para u vodhen tek shtepia e nenes se Gjiknurit? Po ndonje hetim per riciklim parash u hap per kete cunin problematik. Sa per CEZ ky ben mire te heshte se punoi per perfitim te vetin e te kryeministrit e ne dem te shtetit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje