Një presidente që ledhaton kriminelë lufte dhe terroriste

3 Janar 2020, 09:34Rajoni TEMA
Një presidente që ledhaton kriminelë lufte dhe terroriste

Nga Enver Robelli

Të gjithë atyre që sadopak i përcjellin lajmet me siguri u kujtohet ajo skena kur krimineli i luftës Sllobodan Pralak nxori nga xhepi një shishe të vogël me helm dhe e piu para kamerave. Një kriminel lufte kroat hyri kështu në histori duke bërë vetëvrasje publike ndërsa Tribunali i Hagës po e dënonte atë dhe shokët e tij nga Bosnjë-Hercegovina për krime ndaj boshnjakëve. Kjo ndodhi më 29 nëntor 2017.

Dy vjet më vonë, në nëntor 2019, kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e përkujtoi Sllobodan Pralakun si patriot. Jo si kriminel lufte. Duke përkujtuar Prelakun, presidentja synonte t’i vardisjes të djathtës ekstreme kroate, nga e cila shpresonte të merrte votat më 22 dhjetor. Por e djathta ekstreme më 22 dhjetor votoi për një ekstremist dhe jo për Kolinda Grabar-Kitaroviq. Madje ajo në garë zuri vendin e dytë, i pari doli ish-kryeministri Zoran Millanoviq.

Të dielën, më 5 janar, në Kroaci do të zhvillohet raundi i dytë, vendimtar, i zgjedhjeve presidenciale. Dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq nuk po zgjedh mjete për t’iu vardisur të djathtës ekstreme. Dje shtabi i saj elektoral ka prezantuar një mesazh të incizuar me Julienne Bushiq, e cila duke ngritur dy gishta bën apel të në zgjedhjet e së dielës të votohet Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Bushiq është gruaja e Zvonko Bushiqit, një nacionalist kroat, i cili në SHBA është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të kidnapimit të një avioni amerikan me pasagjerë dhe për shkak të vendosjes së një bombe, e cila vrau policin amerikan Brian Murray. Bushiq po ashtu është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të pjesëmarrjes së saj në atë operacion.

Mediat amerikane e kanë përshkruar edhe Julienne Bushiq si terroriste. Për presidenten kroate kjo nuk paraqet fare problem për të bërë fushatë elektorale me Bushiq. Julienne Bushiq është falur në vitin 1989, ndërsa burri i saj ka bërë vetëvrasje në Kroaci në vitin 2013. Të dy kanë qenë të dënuar me burg të përjetshëm, por me mundësi lirimi pasi të vuajnë së paku 10 vjet burg.

Kolinda Grabar-Kitaroviq është kritikuar edhe për një skandal tjetër. Ajo për të marrë votat e përkrahësve të kryetarit të Zagrebit, Millan Bandiq, i cili dyshohet për korrupsion masiv, ka deklaruar se po u dënua Bandiq do të shkonte ta vizitonte në burg dhe do t’i dërgonte edhe tortë. Këto deklarata kanë irrituar shumë kroatë, megjithatë gjasat që Kolinda Grabar-Kitaroviq janë solide për shkak të mobilizimit të së djathtës.

Grabar-Kitaroviq ende nuk është aq e sigurt. Në një mesazh për votuesit ajo ka bërë apel që në raundin e dytë të votojnë për numrin një në listë. Por numrin një në listë e mban rivali i saj Zoran Millanoviq.

32 komente në “Një presidente që ledhaton kriminelë lufte dhe terroriste”

  1. naim says:

    O Enver Rugovisti po cfar ke me presidenten kroate ti tash?I vetmi vend i besueshem ne Ballkan ,per Kosoven eshte Kroacia.Pse te djeg ti ajo.Ti je si ai zagari e ha buken e Kosoves dhe dhe qon gjahun ne serbi.Per enverin ledekeist,ushtaret e UCK dhe branitelat e Kroacis jane kriminel!

    1. art says:

      Jo ne fakt braniteljat jane engjej……

    2. Koqa says:

      Fajin e ka Rama me Salën …..pse ?
      ….Nuk e di por te gjitha komentet qe behen ne kete gazete o Rama o Sala thonē e ka fajin.
      Falenderoje te gjithe pensinistat shqipetare qe marrin pensionet ne shqiperi por dhe ne Amerik (pa punuar fare) dhe rrine gjithe diten duke komentuar neper gazeta .
      Zoti ju bekofte juve dhe …Ameriken

  2. qytetari says:

    Tek semafori si bordell-mama,sic ka mendjen dhe pamjen!

  3. demo says:

    Po Ne nuk kemi shume Aleate ne Ballkan.I kemi te gjithe armiq,pervec Kroacise. Ky shkrim i Rrobellit kerkon te gjeje qimen ne qullin e presidentes kroate,por Robelli nuik sheh traun serb ne trute e veta

    1. Adi says:

      Ne fakt sa miq i kemi duket ne kufi kur shohin pasaporten shqiptare. Me plehra se kroatet nuk ka

    2. Titi says:

      Nuk shahet padroni, Robelli eshte skllav i vllazerise ortodokse.

  4. Edi Durres says:

    Kidnapimit? O derra, mesoni shqipen perpara se te beheni specialiste e opinioniste..

  5. Turp te keni qe shani ,
    s’keni pik rrespekti per Femrat e Bukura si kjo ,
    qe na falin aq shume kenaqsi .
    Un do t’i jeepja Voten time ne cdo rast Kolindes qe eshte ji supersexi Klas Femer ?

  6. Shqipetar says:

    Qenka motra e Sales, komshia e Bashes…

    1. Dashamires says:

      Bukoroshe dhe femer sic duhet te jete! Te kenaq syte! Hallall ja bofte zoti! Ta shofim edhe nje 4 vjet neper tv, internet, news, etc. Na bo mire per shnetin!

  7. Ben says:

    Ksaj ti hani m…. ju kurva se kroatet e clirun kroacin vet pa ndihmen e askujt jan trima. Hero ka qen ai se boshnjaket mysloman fidhun te vrasin kroat ai mbrojti popullin kroat te bosnjes

    1. Ben,

      ah vertet e clirun Kroatet pa ndihmen e ” askujtit ” ?

      hahah ,

      si mer nuk kuptuat njiher se ndalohet te flasesh ne hava !
      Pa ndihmen e Gjermanit dhe kryesorja Austrise Serbi i kishte shpu teej per tej kta badilla !
      po hc mo hesap shqiptaresh ,muhabeet Mejhanesh

  8. V.F.L.P says:

    O enver,ke kaq shume armiq ne ballkan.Kroacin gjete te shash.?O trap.

  9. Marku says:

    Kroacia trime e shkeli serbine gjenocidiale me forcen e armeve dhe e ndaloiji kete krijese te shemtuar ruse ne rrugen e saje drejt ekspansionizmit sllav ne ballkan. Edhe vete titulli I ketije artikulli eshte I turpshem dhe fyes
    per te gjithe popujt liridashes te ballkanit te cilet e luftuan fashizmin serbo-rus. Kroacia perfaqeson anen me te mire te nje populli liridashes dhe mik te kombit shqipetare dhe te gjithe ata qe e vene ne pikepyetje kete fakt Jane ne sherbim te ekspansionizmit gjenocidiale serbo-rus ne trojeve shqipetare si dhe me gjere.

    1. beni says:

      Serbi Po te Pa qe flen perjashta,te fut Brenda ne shtepi,Kurse kroati te fut thiken! Mohoe po te duash!

      1. I urti says:

        Perse kur ja u kane futur thiken kroatet shqiptareve?

  10. Baliu says:

    Kroatet jan numer nje ne mesin e sllaveve qe shqiptart i shohin dhe i trajtojne si race e ulet. Per kroatet shqiptart jan thjesht idiota te dobishem, asgje me shum. Mundohen te shiten me nacista se nacistat. Ata ngelaqa e debila qe nuk e kan problem te trajtohen si race e ulet, i shohin kroatet si “miq”.

    1. I urti says:

      Po cfare te keqe i ka bere Kroacia Kosoves dhe Shqiperise or idiot?

      Na thuaj nje te keqe qe shteteve shqiptare ju ka ardhur nga Kroacia.

      1. beni says:

        Ne kerkon te dish,qe eshte e Para kroacia qe nuk e don paqen mes Kosoves e Serbise?
        Katolicizmi Hedh vetem helm,qe vetem ATA te perfitojn,shih vetm tash ne embargon,Produkte e Serbise etiketohen si te kroacis e Shiten ne tregun kosovare 3 fish me shtrenjte!
        Ekstremi ne kroaci eshte nga me fashistet ne Europe,le chiqen si te civilizuar gjoja!

  11. Mirditori says:

    Duhen pranu “lajthitjet” elektorale, mor shok enver. Ajo eshte mbase e vetmja trimnesh n’Ballkan i ben karshillek Serbis pa iu dridh qerpiku. A ka ma te favorshem se Kroacia per Kosoven – ajo ia ka kaluar edhe Shqiperise sal-like-edviniste.

  12. degelisi says:

    “kidnaping” as anglisht jo se jo shqip po as arxhinjeshe
    Rrembim

  13. ben says:

    Kroatet kane qene dhe jane te vetmit miq qe kemi ne Ballkan. Se si vepron Europa me ballkanasit e dime shume mire. Personi ne fjale mund te jete kriminel lufte sipas standarteve te Europes dhe njekohesisht nje hero per kroatet.
    Heronjte shqiptare qe luftuan kunder okupatorit serb, quhen kriminele ne Serbi, por per ne jane dhe do mbeten heronj.
    Si miq qe i kemi, ne duhet te mbajme anen e kroateve, prandaj Rrobelli duhet te mos haje mut dhe te na behet me katolik se Papa duke share Presidenten Kroate.

  14. Niku says:

    Cfare eshte kidnapimi mer derr? Po na dilni te tere cool me keto fjale. Rri mer urte, ngroh vezet e tua e mos ja qaj hallin kalit se I varen kembet kaloresit. Te ishim dhe ne si Kroacia sa mire do ishte.

  15. pasha Zotin ,
    e kiha pallu tan naten
    deri sa t’me thoshte amon Boll !
    ja kisha qit ujt ,
    nga thellesia e atij Pusi
    dhe i kisha uru m qendrue nalt ,
    aty ku je

    1. Bubulina says:

      Rrespekt,ja rruani p***** edhe ti edhe Rrobelli.

  16. Himarjoti says:

    Robelli punon per serbet?Si e merr guximin dhe fut hundet ne problemet e brendshme kroate ky injorant kur nje ose dy muaj me pare Kolinden e ngrinte ne qiell,apo mvaret sesi zgjuhet ne mengjes dhe ja fut si kau peles.

  17. Koba says:

    Respekt Presidentes Kroate.O Robell mos u boj Reqebull.Kroatet jane aleate te Shqiptareve kunder serbve.Mos e zgjat ma me budallalleqet e vazhdueshme Gazetaruc Sumkapuc.

  18. kodrasadikit says:

    Kroatet jan shumica me origjine Ilire .Bijte e bijat e Kroacise e bene nji lufte heroike dhe e liruan vendin e vete .Ne sa her i bijme rruges serbi-Kroaci me kalimin e kufirit njeriu ndihet i lire atje .Raportet Shqiptaro -Kroate duhet te jene gjithmone miqesore e vllaznore.. Ky shkrim mjerisht eshte i zbehet dhe jo i qelluar.Kolinda eshte nji Teute siq e perfytyrojme ne pra Teuta ilire e diteve tona .Mjerisht Rama e Thaqi po ofrohen me gabelo serbet e beo.. fatkeqesisht …

    1. malazez says:

      Ti shpellar nga “malisadikit” (kuksianzarbo) qe ta dish mire Teuta i perket teritoreve te MALIT te ZI . Sa per dijeni ti karrosadikit ne BEOGRAD punojne dhe jetojne me familje pa pasur asnje problem me serbet rreth 15 000 kosovare …… kuptove 15 000 kosovare pa as me te voglin problem !!!!!!! Tani po te pyes ty mor palle sa kosovare ,shqiptare ke ne ZAGREB ???? 15 000 nuk i ke ne gjithe Kroacine ….. mor zarbo qe se ke idene se kush jane Kroatet , Shko provoje kalo kufirin Kroat me makine me targa Shqiperie se si do te te trajtojne !!!! Ti palle qe flet (dhe te tjere me siper) per “miqesine” Kroaci Shqiperi a e di se sa familje te kompozuara kroate-kosovare ka (te kohes se ish Jugosllavise) ne hapesirat e ish Jugosllavise ????? Me gishtat e nje dore do te numeroheshin , Kurse familje te kompozuara serbo-kosovare ke aq shume ( i madhi Bekim Femiu nje nga ..ato.) sa po te te thoshte dikush shifrat ,do fusnje ate palle hunde ne bythen tende nga turpi !!!Serbet me shqiptaret historikisht kane dhene e kane mare ndersa me kroatet rraca jote as qe mund t’iu afroheshe e jo me te lidheshe ne ndonje fare menyre . Fiksoje ne ate tarravellen tende qe e ke ne vend te kokes se ; katolike me musulman kurren e kurres nuk lidhen jo ne martese por as miqesi apo shoqeri (kisha katolike e ka pasur te ndaluar sakrilegj ….. mos kerko ta gjesh te shkruar pyet katoliket e thekur te te thone ) ,kurse ortodokse me musulman nuk ka asnje problem me fakte historie …. po te kerkosh gjen me “tonelata”

      1. beni says:

        Bravo i ke renn kokes,na dalin ca Radikal ekstreme e na bejn prapagande per fashizmin kroat!
        Perpara viteve 90 ka pas shum Kroate te Mire,sot radikalizuar sa me Ska,natyrisht duhen qeruar forcat radikaliste sic eshte edhe kjo presidentja

  19. Orli says:

    Shkrim i pergatitur ne serbi dhe i shkruar nga nje partizan i bashkim-vllazerim-nderzimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje