Presioni ndërkombëtar dhe thirrjet e Thaçit shtyjnë Albin Kurtin e Isa Mustafën drejt marrëveshjes: Do përpiqemi të formojmë qeverinë

2 Janar 2020, 20:59Rajoni TEMA

Presionet e faktorit ndërkombëtar dhe thirrjet e vazhdueshme të Presidentit Thaçi për takim me Albin Kurtin, si i mandatuari për kryeministër i Kosovës, duket se e kanë shtyrë këtë të fundit drejt hapave përpara për arritjen e një marrëveshjeje me Isa Mustafën.

Të hënën kreu i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së partisë së tij për të diskutuar për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje me Vetëvendosjen. Ndërkohë dhe nga Vetëvendosje shprehen entuziastë për arritjen e marrëveshjes në 6 janar.

Përmes një njoftimi për mediat, Vetëvendosje bën me dije se në vijim do të përpiqen për bisedime konstruktive dhe formimin e qeverisë së re.

“Pavarësisht që ne nuk arritëm të dakordoheshim me LDK për koalicionin qeverisës para seancës konstituive të Kuvendit ne sërish ditëve në vijim do të përpiqemi me konstruktivitet të arrijmë një marrëveshje dhe qeveria e re me program të harmonizuar mes dy subjekteve tona të fillojë punën sa më parë.

Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e saj me në krye me deputetin Konjufca, ndërkaq tash presim që edhe ekzekutivi të konsolidohet sa më parë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një ditë para vitit të ri, ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett ka takuar Kurtin e Mustafën dhe ka kërkuar që ata të arrijnë sa më shpejtë marrëveshje

2 komente në “Presioni ndërkombëtar dhe thirrjet e Thaçit shtyjnë Albin Kurtin e Isa Mustafën drejt marrëveshjes: Do përpiqemi të formojmë qeverinë”

  1. SHKELZENI says:

    KU PYETE AL-BINI KURTI PER AMERIKANIN KURTI DO NDRYSHOJE BOTEN FITOJE ME Z5 % DO NDRYSHOJE FLAMURIN E REP. SE BANANEVE ME ATE KUQ E ZI
    DO BEJE BASHKIMIN KOMBETAR DO VENDOSI KUFIRIN TE MOLLA E KUQE .
    MJERE KOSOVA E SHKRETE KANE TRE MUAJ NUK FLASIN PER PROGRAM PO VETEM PER KARRIGE MA JEPE TA JAPE E MER E MARE UNE DY TI TRE UNE POLICIN TI MESUESIN AS NJERI DHE AS TJETRI NUK MENDOJNE PER POPULLIN QE KALUAN VITIN E RI PA DRITA .
    ASKUSHE NUK MENDONE QE KOSOVARET JANE NJERZIT ME TE DISKRIMINUAR NE EUROPE NE MENYRE TE PA DREJTE NUK LEVIZIN DOT PA VISSA SIKUR JANE 150 MILIONE POPULL .
    TITISTI MUSTAFA DO EDHE PRESIDENTIN QE TE KUROHET JASHTE SHTETIT ME PARATE E POPULLIT

  2. Iliria e bashkuar says:

    Mustafa ik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje