Nga Ylli Pata
Disa e thërrasin Qazim apo Kasem, por emri i kryekomandantit të Brigadës Jeruzalem, apo Qouds të Gardës Revolucionare iraniane, i vrarë me bombë nga SHBA, në persisht shqiptohet diçka në mes.
Qassim Sulemani kishte gradën e general majorit, por nuk ka kryer asnjë asnjë akademi ushtarake.
Pas një ekperience prej furnitori të ndërmarrjes së ujësjellësit në një qytet të Iranit, ai u kthye në njëriun më të famshëm të Lindjes së Mesme.
Në adresën e tij në Instagram kishte miliona ndjekës, ndërkohë që Kenneth Pollack, në portretin që i kushtoi gjeneralit në revistën Time, ku përshkruheshin njerëzit më të fuqishëm të planetit për 2020-n, shkruante se Sulemani është një lloj James Bond, Ervvin Rommel apo Lady Gaga.
Për nofkën e parë analisti i CIA-s theksonte se si 007 i famshëm, Sulemani, ishte një operativ perfekt, që thuajse nuk ka dështuar asnjëherë, një Ervvin Rommel, pasi si gjenerali gjerman i Luftës së Dytë Botërore, ishte një mjeshtër i luftës në shkretëtirë, ndërsa si Gaga, pasi është një nga personazhet e kthyer në anti-Trump.
Aq i rëndësishëm ishte gjeneral Sulemani, sa në vitin 2016, kur Putin vizitoi Sirinë në mes të luftës civile, përpara se të takonte Bashar al Asadin, u takua me kreun e Brigadës Qouds, Qassim Sulejmani.
Brigada Jerusalemi(Qouds), nuk është një njësi operacionale ushtarakisht e organizuar në mënyrë konvencionale, por një forcë e vërtetë diplomatike, që ka ngritur në të gjithë Lindjen e Mesme ushtri dhe grupe guerrile, që kanë rezultuar të tmerrshme prej mbi 40 vjetësh.
Që nga Hezbullahët në Liban, që janë aktualisht forca më me peshë atje, Hamasi në Gaza, që ka vënë në hije OÇP-në e Arafatit, trupat siriane, forcën e frikshme prej 22 mijë ushtarësh shiitë në Irak, që ishte kollonë kyçe në luftën ndaj ISIS.
Sulemani, i cili kishte lidhje direkte me kreun suprem të Iranit, Khomenei, ishte më i fuqishëm edhe se presidenti i Iranit, Rouhani.
Paratë nuk i merrte nga qeveria, por nga vetë kreu Suprem.
Por vitet e fundit, buxheti për Brigadën Qouds kishte rënë së tëpermi nga sanksionet amerikane dhe bazohej vetëm nga burimet lokale, ku Sulemani zhvillonte aksionet.
Ndaj edhe lëvizte shumë, kryesisht në rajonet irakene, ku nafta kontrollohet nga krerët lokalë.
Por që prej disa vitesh, gjenerali i vrarë nga SHBA ishte mjaft i njohur edhe për shërbimet sekrete shqiptare.
Që prej ardhjes së 3 mijë opozitarëve të regjimit të Teheranit në Shqipëri prej Irakut, Tirana e Manza u bënë zona primare të vëmendjes së shikimit të mprehtë të 62- vjeçarit, i cili në 1999 detyroi presidentin e atëhershëm të Iranit, Mohamad Khatami, të shtypte lëvizjen studentore për të shpëtuar regjimin, duke e kërcënuar edhe me grusht shteti.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e përmendi publikisht disa muaj më parë kreun e Brigadës Qouds si njeriun që ka urdhëruar atentatin me makinë bombë në kampin e muxhahidinëve në Kashar tek City Park, shkak që çoi në lëvizjen e tyre drejt Manzës.
Në fakt, opozitarët iranianë të vendosur në Shqipëri e përmendin shpesh gjeneralin e vrarë nga SHBA.
Në rrëfimet e tyre ata thonë se ai ka qenë organizuesi i sulmeve ndaj tyre në kampin Ashraf Irak në vitin 2011.
Pikërisht pas këtyre sulmeve ku u vranë dhjetra muxhahedinë dhe kreu i tyre, SHBA nxitoi t’i transferojë në një vend aleat, siç ishte Shqipëria.
Muxhahedinët thonë se përpara sulmeve, jashtë kampit për një kohë të gjatë është zhvilluar një torturë me megabokse zëri, duke i përsëritur frazat 24 orë në ditë se ata do të vriteshin.
Sulemani ka qenë edhe njeriu që ka ndikuar për të sjellë në Shqipëri si diplomatë, ekspertët e luftës ndaj opozitës, të cilët më pas u larguan nga Shqipëria duke u shpallur non grata.
Ka zëra nga opozitarët iranianë se Qassim Sulejmani ka ardhur në një vend fqinj me Shqipërinë para disa vitesh, ku është takuar edhe me persona të njohur këtu për të ngritur një zhurmë kundër muxhahedinëve, por kjo nuk është vërtetuar…
Nuk e besoj te jete e gjitha si paraqitet.isis u krijua nga cia per kete gazeta tema ka paraqitur edhe foto te 5 krereve te saj ,perfshi al bagdat me senatoret amerikane.tani na paraqitet si veper e aqif sulejmanit.ke te besojme?po keshtu,al fatah eshte krijuar ,lulezoi dhe vegjetoi kur aqifi sulejman ishte 10 vjec dhe mblidhte kanoce ne iran.sic del aqifi ka bashkepunuar me ameriken nese ka punuar per krijimin e forcimin e isis.menje fjale behet zhurme per ta paraqitur si figure te rezikeshme per njerezimin,qe shba shpetoi boten nga qifja,qe trampi qe dha urdher per asgjesimin e qifes nuk duhet shkarkuar.sepse tani bota rezikon perplasjen,shba ndodhet para rezikut te pushtimit nga ndonje sulm ushtarak iranian.i keni pare ato filmat sesi koreja e veriut sulmon dhe pushton shba?ndryshimi eshte se pushtues do te jete irani.ndaj senati duhet te terhiqet nga shkarkimi i tramp.madje ,si aleate besnike te shba,nuk duhet te shkarkohet as meta.edhe shqiperia tezikohet.jane 3000 muxhahidine ne nje zone pergatitore ne manze.
ca thua o tope
pune qazimash,varu kkkkkkkkk……………
Nuk dini ç’a flisni.Budalleqe.Gjeneral,i famshem,i zoti i sukseseshem,pa shkolle e pa asnje akademi. Keto jane shpifje dhe nje politik e dhjere.Si ka mundesi,sidomos ne Iran qe ushtria eshte me nje disipline te hekurt,na qenka gjeneral Sulejmani pa shkolle.Po te ishte ashtu,nuke do kishte interes fare Amerika te vriste nje injorant.Prandaj keto mbroçkulla hajini vete.
Po Groshladenin kush e instruktoi ? Kush e mbeshteti me arme dhe armatime deri sa i doli nga kontrolli krijuesit dhe ngriti rregjimin e talebaneve ne Afganistan? E koklavitur duket edhe puna ketij qazimit.
ska llafe ta shpon byçen amerika po i bere kakerdhi. o amerik o vend i bekuar
Dysho po deshe po e kemi zgjedhur një palë në këtë luftë apo të tjera…dhe kur të vijë urdhëri të dua anash meje gati!
Analizat i kan për detyrë votuesit amerikanë…
Te gjitha organizatat per te drejtat e njeriut denuan njezeri vrasjen ne pabesi te SHBA.
Bej shaka.Jane duke studiuar imtesisht ligjin antishpifje te Rames.Ky ligj demton rende njerezimin dhe kerkon reagim nderkombetar???.
Rommel??!!! – – – Qazimi Rommel? – e ke quajtur Romel?… Ti Ylli paskepjerdhur nga te gjitha krahet…!
Vetem nga kjo fraze nuk arrita ta vazhdoj leximin..
Po qe ishte hajdut cjapesh, è ke shkruar?
Dhite jane ne feste tani… Pane grabitesin e tyre te avullohet ne ajer
ORE PO KU JANE KOMENTUESIT ISLAMIKE KOQEVARE TE KOSOVES SI KA MUNDESI QE HESHTIN !!! KANE SHKUAR NE FUNERALIN E AQIF SULEJMONI QE U SHKERDHYE NGA BOMBA E AMERIKES:
Koqevaret po te shkerdhejne mamane ty, me shume gjasa kurve vllehe, si mamaja e “flm” dhe ketij tfgs me lart.
Me urdher te shtabit te Temes e bere kete koment?
Cfare synoni te arrini me keto komente pash nderin, se jeni edhe te trashe?
Te justifikoni mini shengenin me bastardet serve?
Nuk dini ç’a flisni.Budalleqe.Gjeneral,i famshem,i zoti i sukseseshem,pa shkolle e pa asnje akademi. Keto jane shpifje dhe nje politik e dhjere.Si ka mundesi,sidomos ne Iran qe ushtria eshte me nje disipline te hekurt,na qenka gjeneral Sulejmani pa shkolle.Po te ishte ashtu,nuke do kishte interes fare Amerika te vriste nje injorant.Prandaj keto mbroçkulla hajini vete.
Lërini Qazimat e botës se i gjithë muhabeti bëhet për naftë, po bëni artikuj për këta Qazimët e Shqipërisë që kanë 30 vite që po vjedhin paratë tona e po na pijnë gjakun.
I kanë lënë njerëzit e prekur nga tërmeti në çadra verore e ata që janë në hotele skanë lekë ti mbajnë më. Jemi bërë popull ‘çifut’ e po bredhim rrugëve të botës ndërkohë që kemi shtet , po kemi djajtë në krye të shtetit.