Ai që ka shkruar një status tip fleterrufeje ndaj klasës politike, është vetë një politikan. Ka qenë fillimisht në PS e më pas, për hatërmbetje me Ramën, ka zgjedhur të kalojë te LSI. Aty është bërë ministër, për herë të parë në karrierën e tij, e duke patur Ramën epror. Por nuk ka zgjatur shumë dhe është hequr nga kryeministri. Quhet pra Ylli Manjani.
Po çfarë thotë Ylli Manjani në një status të fundit? Thotë atë që ëshë bërë rutinore në rrjete, deri dhe e mërzitshme: akuzon klasën politike. Po pastaj? Asgjë!
E bën pra një njeri me staturë politike jo thjesht një aktivist social, nga ata që meqë i ka ardhur Facebook-u në dorë, ndërton një personalitet të munguar virtual pikërisht aty, duke u këndellur nga ndjenja e një “zbulimi të madh”, të cilin veç tij nuk e ka bërë askush tjetër.
“Partitë politike janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit që jetojmë.
Na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve.
Dhe skanë faj, me thënë të drejtën.
Të njëjtat fytyra!
Të njëjtat parti!
Të njëjtat veprime!
Të njëjtat fjalë!
Njësoj! Si në fundshekullin e shkuar edhe në këtë dekadë të tretë të shekullit të ri.
Opozitarët thonë që qeveritarët janë më të këqinj se ne. Qeveritarët thonë se të këqijat e ish pushtetarëve janë më të këqija se të zezat tona! E mbani mend Shalsin e dekadës së shkuar?!
Njësoj! Gjithnjë koka pas.
Ishim më mirë kur ishim keq..!
Ftesa e vetme që i bëhet njerëzve është na zgjidhni ne se jemi më pak të këqinj. Kështu bëjnë të gjitha partitë, pa përjashtim!!!
Ndërkohë njerëzit nuk vendosin, nuk zgjedhin, thjesht votojnë.
Asnjë ndryshim!
Partitë kanë krijuar një realitet virtual rreth vetes. Flasin për suksese dhe për dashuri ndaj popullit, duke sharë kundërshtarin.
Njësoj, me të njëjtin ritëm si më parë!
Kulmi është kur partitë bëjnë debat edhe për hallet e Amerikës, Francës e Gjermanisë si në faqen 4 të Zërit të Popullit dikur.
Asnjë lidhje me Shqipërinë reale, me shpopullimin e frikshëm, me polarizimin ekstrem ekonomik e social, me ndasi të rënda sociale, pa shtet dhe me demokraci të dhunuar.
Asnjëra parti nuk thotë se si zhvillohet Shqipëria reale!!! Të gjitha merren me veten duke bërë ato hesapet e vogla elektorale”, shkruan Manjani ndër të tjera, i cili, që kur iku nga ministër, e sigurisht dhe partia e tij nuk është më në qeverisje, bën rregullisht këtë gjë: statuse në FB. Për më tepër, vetë ai nuk ka thënë kurrë se si zhvillohet Shqipëria.
Modeli “Manjani” është më i përhapuri sot, e kjo falë rrjeteve sociale: individë por jo projekte, akuza por jo ide, mllefe por jo urtësi, protagonizëm fejsbukian por aspak frymëzim.
Manjani akuzon klasën politike si “të vjetër”, por është deri diku pjesë e saj. Emri i tij daton që në kohën e Nanos, ku u përzgjodh pikërisht nga ky i fundit për ta patur në rrethin e njerëzve të besuar.
Nën Nanon, arriti të jetë shef kabineti i këtij të fundit. Sigurisht që është i shkolluar, edhe profesionist në fushën e vet, por asnjëherë ofrues i ndonjë risie në mendimin politik.
Ka bërë lajm për një lloj rebelizmi, por deri këtu. Asgjë më tej. Pas më shumë se 15 vitesh prezent në politikë, nuk i thotë asgjë shoqërisë me tepër se një emër: Ylli Manjani. Pra nuk është projekt, as vizion, as frymëzim, as model. Nëse do i kishte patur njërën nga këto, më e pakta nuk do ishte në LSI, më e shumta do tentonte liderin, sfiduesin ndaj atij ose atyre që ai i shenjon si “e vjetra”. Pse nuk e bën? Kush e ka penguar?
Eshtë e trishtueshme të vëresh se si individë që s’mund të thuhet se u mungon formimi politik, e që, për hir të së vërtetës, nuk përfiten për afera apo prirje korruptimi, shfaqin nga ana tjetër një lloj dorëzimi, një lloj falimenti politik, të cilin, ndoshta pa e kuptuar, e shprehin në statuse si ky i mësipërimi.
Akuzon politikën si vjetëruar, edhe duke qenë pjesë e saj, por nuk thotë në fund se ku gjendet ajo e reja, kush janë ata emra, ku janë dhe ç’po bëjnë. Merr si shembull Shalsin, ndërkohë që është bashkëkohinak me të në politikë, duke e patur dikur dhe koleg. E ne fund nuk thotë se si largohet Shalsi dhe nëse mundet ai ta bëjë këtë gjë.
Ky është Ylli Manjani, as për të mos u lexuar!(tesheshi)
E ka thene ky pra kush eshte e reja,e ardhmja,jane Likja,Monika dhe Peço Vasili.
Shok I Blushit.. Me pak fjale..
Nje ish minister ,profesionist ne lepirje,edhe ai si te tjeret me diagnozen ‘nen akuze’… prandaj leh .Do ti baj nje lutje me shkrim administrates se RECIT qe t’ja sigurojne nje dhome ne Rec mes Tosit dhe Likes e le te bajne swing…
Tè jesh pjesè e formacionit parapolitik tè Monika profesoreshès dhe tè bèsh ANALISTIN me standarte europiane qè i sheh gjèrat nga lart, flet shumè pèr zotèrinè dhe karakterin e tij.
Si ai, ka shumè nè skenèn e kalbur politike shqiptare.
Grida Suma, èshtè formati femèror i pakènaqèsise nè PD. Ajo, ka tè paktèn aq “burrèri” saqè belbèzon nganjèherè edhe emrin e kryetarit, si pjesè e problemit tè tyre partiak.
Zotèria ANALIST, nuk ka guxim as tè pèrmendè emrat e atyre qè janè bèrè simbol i korrupsionit dhe krimit nè politikèn shqiptare, prej videove tè tè cilève u vranè 4 dhe u plagosèn qindra qytetarè shqiptarè.
Standart zhgarravinash dhe vemjesh, do thoshte dikush por kjo èshtè njè histori tjetèr.
Po ky ka qene edhe andej edhe ketej sipas eres qe ka fryre, dhe nuk ka abuzuar me perjashtime te vogla , andej nga Santa kuaranta , e ca tendera byzylykesh kur ishte minister , po meqe nese i ka bere ky nuk quhen .
Keshtu qe mire e ka duhet te zhduket kjo kaste politike se i mori frymen popullit , i vodhi floririn , e vodhi me bllok ne dore , e vrau ne proteste e tej e tej , pervec ketij qe eshte qelibar , i pa perlyer.
keq puna per ne shqiptaret ,per nja 10 vjet do kemi buxhetin e shtetit vetem per ish deputetet si puna e ketij koqes dhe do i paguajme deri sa te shkojne ne boten tjeter.Njerez pa pike inteligjence,me arsim privat te blere ,me mastera te vjedhur keta jane politikanet tane .Edi Rama nuk eshte per kryeminister ,por ne krahasim me ju opozitaret e bythes eshte nja 100 here me i mire.Ju nuk do te vini dot ne pushtet per shume vite sepse ju nuk perfaqesoni as 20 per qind te elektoratit,ju perfaqesoni vetem interesat tuaja.Jeni nje grumbull goresh qe vetem shani e kerkoni karrige,prandaj Rama tallet me ju.
Ndoshta holle holle po u thote Mones dhe Ilirit tia lene atij LSI-ne. Ne fakt perkon me idene e fundit te Mones per fytyrat e reja.