"Mbi 5 mijë euro për një koncert", ja sa taksa i paguajnë shtetit këngëtarët në Kosovë ndryshe nga Shqipëria

4 Janar 2020, 16:36Rajoni TEMA

Ish-menaxheri i këngëtarëve të njohur në Kosovë, Drin Zatriqi, publikoi në nëntor të vitit 2019 shumën e parave që merrnin artistët në koncerte.

Listën e kryesonte reperja Tayna, e cila nuk ka shumë kohë në tregun muzikor por paguhet deri në 12 mijë euro për performanca në klube nate.

Zatriqi ngriti shqetësimin se disa prej këngëtarëve refuzojnë të paguajnë detyrimet ndaj shtetit të Kosovës.

Është zbuluar se në vitin 2019, këngëtarët kanë paguar tatime që kanë arritur vlerën 754 mijë e 546 euro, pa përfshirë kontributet.

“Vlera e pagesës se tatimeve që këngëtaret e kryejnë, vitin e kaluar kemi pasur 613,754 mijë euro, ndërsa këtë viti deri në muajin nëntor 2019 kemi 754,546 mijë euro (në këtë vlerë nuk janë të përfshira kontributet)”, thuhet në përgjigjen ATK-së për “Telegrafin”.

Nëse këngëtarët nuk i paguajnë, atëherë i nënshtrohen procedurave të mbledhjeve të detyrueshme nga ATK, si bllokimi i llogarive, tërheqja e parave nga llogaritë e tyre bankare. Masa më e rëndë është konfiskimi i pasurisë dhe ndalimi për tu larguar nga Kosova.

Çmimet e artistëve për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

2 komente në ““Mbi 5 mijë euro për një koncert”, ja sa taksa i paguajnë shtetit këngëtarët në Kosovë ndryshe nga Shqipëria”

  1. kaculi says:

    Mero dergoja edi rames kete artikull se profesionet e lira i mbyten tatimet me taksa qe nga ebashkise dhe tek tatim fitimi etj. Por kengetaret e tjere hapen bythesh neper tirane, nuk leshojne fature tvsh dhe levizin me makina nga 100mij. Per cudi kam degjuar qe vetem elvana leshon nje me nje faturen e tvsh por te tjeret asnjeri. Mjafton te besh nje xhiro qe ngadasmatqe ben auerela and company ste qasen pa 5mij euro. Tatimet ne shqiperi humbasin miliona euro nga keto pislliqe

    1. Meritoni says:

      edhe kurvat i kemi me te denjitetshme!
      hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje