Qeveria e re në Kosovë dhe taksa me Serbinë: Delegacioni i LDK-së takohet në Berlin me të dërguarin e Trump

3 Janar 2020, 13:27Rajoni TEMA

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Delegacioni i LDK-së e njoftoi ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

1 komente në “Qeveria e re në Kosovë dhe taksa me Serbinë: Delegacioni i LDK-së takohet në Berlin me të dërguarin e Trump”

  1. Tarrasi says:

    E morret vesh o truthare shqipfoles pse nuk mund te behet Qeveria e Re e Kosoves??? Clidhje ka LDK qe shkon deri ne Berlin per te marre udhezime nga Trapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje