Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, tentohet të digjet flamuri

3 Janar 2020, 10:49Rajoni TEMA
Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, tentohet të digjet

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar Ambasada e Malit të Zi në Beograd.

Mësohet se mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatërronin flamurin malazez para Ambasadës me të mjete piroteknike, duke hedhur kapsolla dhe fishekzjarre mbi të.

Në momentin e sulmit, pranë Ambasadës ishin të paktë edhe policët serbë, të cilët duhet të runin rendin dhe të siguronin godinën.

“Një tjetër mizori, një sulm ndodhi në Ambasadën e Malit të Zi, natën e kaluar në Beograd”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç.

Ai shtoi se Mali i Zi do të ruhet “përkundër urrejtjes që i ekspozohet nga të njëjtët njerëz brenda dhe jashtë vendit.”

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë protestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC).

Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.

Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debate në tensíone për këtë çështje.

Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë.

1 komente në “Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, tentohet të digjet flamuri”

  1. nji gjarper q u zvarrit naten kufirit shqiptar
    dhe ne menyr te dyshimt u ul ne Fronin e Kishes Shqiptare ,
    nga esadisti i shpelles kryekrimineli berisha
    gjasme per lirine e besimit mbas ndryshimit te sistemit,
    provizorisht per disa vite 3-4 vite ,

    sot na del m pretendimin e Nenshtetesise Shqiptare dhe na u ankoka !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Shteti Shqiptare nuk ka ndonji detyrim ti jap nenshtetsi Prifterinjve Grek ,
    te cilen Historikishte kan ushtruar terror kunder gjuhes dhe Shtetit Shqiptare
    ne qofte se ky Gjarper Grek s’ndihet i sigurt ne kte vend te kthehet ne Greqi
    pasi koha i mbaroj dhe mos te bej terroristin né medie e mashtroj per qellime Antishqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje