Arbana Xharra: Asnjë shtet nuk ka pranuar të deportojë gulenistët, shqiptarët janë servilë

3 Janar 2020, 10:23Rajoni TEMA

Arbana Xharra shkruan se asnjë shtet nuk ka pranuar të depërtojë gulenistët nga vendet e tyre, me përjashtim të Shqipërisë e Kosovës.

“Sindromi i Stokholmit duhet të jetë pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar: Në mars të vitit 2018 ishte Hashim Thaçi ai që i drejtoi plot “gylenistë” drejt kazamateve të tiranit të Bosforit.

Në janar të vitit 2020 pasoi veziri i dytë: Edi Rama kësaj radhe ia shtriu pjatën me viktima Erdoganit.

Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqesues te shteteve “pro perendimore”, nënvizojmë: te vetmit, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit.

Asnjë shtet tjetër, sërish nënvizojmë, asnjë shtet europian e as SHBA nuk kane pranuar që të deportojnë qytetarë turq nën thikat e diktatorit Erdogan.

E kolegu i tyre Vuçici del të jetë po aq dinjitoz sa parardhësit e tij të cilët ishin të privilegjuar nga osmanët dhe zhvatnin sulltanët truzbrazët për interesat e veta etnike.

Shqiptarët si duket nuk e kanë këtë dinjitet, klasat e tyre politike si duket servilitetin e kanë në damarin historik të qafës së tyre të hollë. Turp”, shkruan Xharra.(TemA)

4 komente në “Arbana Xharra: Asnjë shtet nuk ka pranuar të deportojë gulenistët, shqiptarët janë servilë”

  1. palla says:

    Te gjithe fukarenjte jane srvila moj zonje, dhe ti kete e di me mire se shume te tjere. Gjithe bota e serviloset amerikaneve dhe perse? A jane me hemanet, a jane me paqesoret? Jo zonje jo, i servilosen vetem nga frika ashtu si dhe ti vepron e komenton.

  2. Albann says:

    Shume gabim qe dorzojne vrasesit e nja 200 turqeve….Bile edhe serbet vrases ne Kosove duhen dekoruar.IDIOTE.

    1. Flm says:

      Kur akoma dhe sot nuk eshte faktuar qe Gyleni ishte organizatori i pucit, si mund te akuzosh nje mesues per krime ???
      ###
      A mund te quhet kriminale demostratat e dhjetorit qe hodhen sistemin diktatorial Komunist ?
      ###
      Nuk ju ve faj juve, por ADN-s tuaj, jeni Turq madje Otomanist dhe ju qan zemra per Sulltani, ose per c’do Sulltan.

  3. Olimpia says:

    O Xharra,ne se NATO shkon ne krize,qe eshte shume e mundur,si do te mbrohet Shqiperia nen rrethimin greko..sllav te perkrahur nga Russia ???A nuk deklaroi Trump…si mund te futet ne luftes SHBA per ca malezese. ???Kush e mbrojti Krimene,po Ukrainen Lindore…??Je teper mendjelehte per te analizuar ngjarjet ..Dhe se fundi,nga e di ti se personi ne fjale eshte gulenist dhe jo klandestin normal apo me keq,terrorist.. Sidoqofte,cfare Jane gulenistet, a e di se me cfare merren..??? Ne se Jane kundershtare te Erdoganit,cduan ne Shqiperi..Sa per korrektese,personaliaht jam kunder pranimit te grupeve te ndryshme politike qe duan ta bejne Shqiperi strehe veprimtarie te tyre.Edhe kunder strehimit te opozitoreve iraniane,edhe pse Jane miq te aleateve.Jam per nje Shqiperi neutrale qe interesohet vetem per shqiptare,kudo ku Jane.Si Zvicra,Austria,Finlandia,Suedia…jemi teper te vegjel dhe te varfer per tu marre me problemet e botes.Prandaj o Xharra,ne se me interessa te medha per demokracine ne bote, merru me ATA qe vendosin fatte e botes dhe te jem i sinqerte,MOS fut humdet ne problemet e medha qe kemi,termeti,varferia, kriminele dhe hajdute si Berisha dhe Meta ne per kembe…Merr ato para NGA te paguajne por mos u hiq si,, moderne,,kur kombe te pasura dhe te medha heshtin per shume gjera te tmerreshme qe ndodhin ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje