Ligjvënësit iranianë brohorasin “vdekje Amerikës” në parlament

5 Janar 2020, 18:45Bota TEMA

Këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit tha se reagimi i vendit ndaj vrasjes nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një prej komandantëve më të rëndësishëm të tij me siguri do të ketë një përgjigje ushtarake. Deputët u ngritën nga vendet e tyre dhe u grumbulluan me grushtin lart duke thirrur njëzëri: “Vdekje Amerikës”.

Në një intervistë ekskluzive me Frederik Pleitgen të CNN-it në Teheran, Hossein Dehghan, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Khamenei, tha: “Përgjigja me siguri do të jetë ushtarake dhe kundër bazave ushtarake.

Do të ketë hakmarrje, edhe pse Irani nuk dëshiron të kertë një luftë me SHBA-në. Është Amerika ajo që nisi luftën, prandaj ajo duhet të presë reagimet përkatëse për veprimet e saj”.

Ndërkohë që qeveria amerikane ka reaguar duke thënë se nëse Irani godet atëherë amerikane. Nga ana e tij edhe Donald Trump ka postuar në Twitter, gjithashtu se janë shënjestruar 52 baza ushtarake iraniane në rast se Irani reagon ushtarakisht.  /CNN/ 

1 komente në “Ligjvënësit iranianë brohorasin “vdekje Amerikës” në parlament”

  1. Vdekje kerkoni vdekje do tju jepet! says:

    Mos u beni merak se vdekje kerkoni vdekje do tju vije mbi koke. Jepi z. Trump dhe ktheji ne pluhur ashtu sic ktheve Soleimanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje