Nga Andi Bushati
Edi Rama e ka hapur vitin e ri politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e kryeministrit pa zgjedhje dhe që pas aventurave radikale, do të kthehet si djali plangprishës në sfidat e reja elektorale.
Gjatë gjithë intervistës në emisionin “Java” në RTSh, lexohej hapur krenaria e atij që ka pasur të drejtë dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.
Risia e këtij qëndrimi, nuk është as përbuzja që kryeministri autoritarist ka për kundërshtarin dhe as aftësia e tij për të shndërruar çdo fabul serioze në karagjozllëk, por fakti se në këtë pikë ai fatkeqësisht ka të drejtë.
Në gati një vit rugëtim radikal, opozita ka gabuar pothuajse gjithçka.
Basha i ftoi idhtarët e tij në mitingjet e para madhështore të pranverës së shkuar duke i mikluar me iluzionin se rrëzimi i regjimit ishte çështje ditësh. Ai i ushqeu ata me idenë se në këtë vend nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër. Ai u betua se do të digjte kutitë dhe qendrat e votimit për të mos lejuar farsën e 30 qershorit.
Ai vuri bast se asnjë socialist nuk do të arrinte të hynte në zyrën e kryebashkiakut të Kavajës apo Kamzës. Ai nuk shpjegoi kurrë me transparencë se ç’farë shantazhi, kapjeje apo kërcënimi, i zbythi atë dhe Kryemadhin nga këto përbetime. Ai u mjaftua me gënjeshtrën e radhës që pas pushimeve të verës protestat do të vijonin më të forta, ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë.
Me ardhjen e vjeshtës, jo vetëm që kryengritja u harrua, por bashkë me të u fshi nga fjalori edhe sllogani: “zgjedhje pa Ramën kryeministër”. PD e zëvendësoi me iluzionin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë, duke i mëkuar mbështetësit e saj me po atë lugë të zbrazët që u ofron prej kohësh. Ajo filloi ta mbajë tinëzisht një këmbë brenda tryezës së reformës zgjedhore dhe arriti kulmin me paqen e përkohshme që i ofroi kryeministrit pas tërmetit, por që fatmirësisht u shkatërrua shpejt nga presioni i popullit opozitar.
Le të jemi të qartë. Dështimi për tu përballur në mënyrë të dhunshme me një rregjim nuk përbën domosdoshmërisht një turp. Të kesh muskuj më të dobët dhe fuqi më të mpakura ndaj një pushteti monist, të korracuar edhe me miliardat e oligarkëve me të cilët bashkëqeveris, me banditët dhe trafikantët që i përdor si trupa paramilitare, për nevojat e tij edhe me të gjitha mediat e mëdha që e bëjnë të zezën të bardhë, nuk përbën një domosdoshmërisht një mëkat.
Por, kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte përpara dy rrugë : ose të përmbyste shpejt dhe përdhunshëm qeverinë ilegjitime të rilindjes, ose ta shfrytëzonte këtë kohë për të bërë një ndryshim radikal, në imazh, në cilësi dhe në thelb të vetvetes. Versioni i parë ofronte një fitore të shpejtë, i dyti një proces me të gjatë, por më të sigurtë dhe më shpresdhënës, si për opozitën, po ashtu edhe për mbarë shoqërinë.
Nëse në mosarritjen e objektivit të parë, faji nuk është tërësisht i saji, në dështimin e ditëpasditshëm të të dytit, Lulzim Basha mban përgjegjësinë e plotë.
Ai nuk po di as të ngjalli shpresë, as të afrojë figura të reja, as të japë garanci për të nesërmen. Shembujt me të cilët mund të ilustrohej ky dështim janë të panumurt, por unë do të thellohem vetëm tek njëri prej tyre.
Pak a shumë në të njëjtën kohë me mbëritjen e krizës politike në pikën më kritike, në arenë u shfaq edhe një lëvizje qytetare me një kërkesë konkrete dhe preçize: ndryshimin e sitemit zgjedhor, nga ky aktual të ndarë me qarqe dhe me lista të mbyllura, në një model me lista të hapura, ku deputetët të votohen direkt nga qytetarët dhe jo të emërohen nga kryetarët në zyra të mbyllura.
Inisiativa e “Nisma Thurje” që shëtiti pak a shumë në të gjitha qytetet e vendit, mes skepticizmit dhe heshtjes së mediave, arriti të mbledhë mbi 50 mijë nënshkrime. Ata qytetarë që iu bashkuan asaj, ndoshta një pjesë e bënë vetëm prej revoltës dhe prej zhgënjimit nga klasa e vjetër politike, por shumë të tjerë qenë të ndërgjegjshëm se mostra që pollën ndryshimet kushtetuese të 2008, për ta lënë vendin vetëm në dorë të një njeriu (që kontrollon edhe qeverinë edhe parlamentin edhe partinë personale) duhet zhbërë.
E këtu pyetja që shtrohet është: A duhet të gjejë PD-ja rrugën të afrohet me lëvizje të tilla qytetare, ndërkohë që bën thirrje bosh për një front të përbashkët kundër rregjimit? A duhet ajo të dijë ta dëgjojë zërin e revoltës së mijra firmëtarëve duke dëshmuar se mund të heqë dorë nga monopolizimi i opozitarizmit? A ka luksin ajo që të lejojë, që flamurtarë të kauzave të tilla të bëhen disa sharlatanë të së ashtuquajturës opozitë zyrtare?
Natyrisht një zgjedhje e tillë, kërkon sakrifica, kërkon të ndash pushtet dhe të heqësh dorë nga vendimmarrja personale. Ajo të obligon të bashkjetosh, jo me “yes-man”, por me shpirtra kritikë. Ajo të detyron të largohesh nga çiliminjtë e fryrë, që të vetmen punë që dinë të bëjnë është të lexojnë deklaratat për shtyp.
Deri më tani PD ka dështuar turpshëm në këtë rrugë. Premtimi i saj më i madh, nën rreshta, nuk duket të jetë përmbysja e sistemit, por qeverisja e të njëjtit, pak më mirë dhe pak më ndershëm sesa Rama.
Pra thënë këtë, ajo i nxit njerëzit të besojnë tek mirësia apo ndërshmëria e Bashës, Bardhit, Palokës, Kryemadhit, Shehit apo Mediut dhe jo tek një korpus ligjesh ndryshimesh e rregullash që do të jepnin garanci për mospërsëritjen e të njëjtave mëkate.
Por fatkeqësisht, me kaq pak, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim. Pa propozuar një paketë të plotë, për një president që mund të zgjidhet nga populli, për rikthimin e dinjitetit të çdo deputeti (përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë), për një parlament më të fortë ku qeveria mund të rrëzohet me një mocion të shumicës, për rishikimin nga fillimi të reformës në drejtësi, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur.
Ata do të dështojnë me përpjekjen për të bërë një diferencë cilësore me Ramën, njësoj siç u zbrapsën në tentativat për ta rrëzuar me dhunë atë.
Në vend të këtij reflektimi të thellë, në vend të këtij kalvari privimesh nga pushteti personal, në emër të kauzës së përbashkët, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur formulën që nuk e besojnë më as militantët gjithnjë e më të paktë që i qëndrojnë poshtë zyrës: atë të fitores së zgjedhjeve të parakohshme (të përgjithshme dhe vendore) me Ramën kryeministër.
Pikërisht për këtë Rama vazhdon të tallet me të. Sepse më mirë se kushdo ai e di se pa ndryshuar fushën dhe rregullat e lojës, askush nuk mund ta mundë në terrenin ku ai sundon i mbështetur nga oligarkët dhe kriminelët me të cilët bashkëqeveris. (Lapsi.al)
O lepurushi i gjyshit, ke pasur gjysh të mirë, ishte pak servil i Enverit, por ishte burrë i qetë dhe i mençur. Edhe gjyshja ishte grua e mënçur dhe e sjellshme. Njoh kushërin tënd Gencin, për të cilin kam respekt. Po ti nga ke ngjarë ?? Çfarë është gjithë kjo urrejtje. Pse mundohesh qe të bardhën t’a paraqitësha me çdo mënyrë si të zezë. I ke përpjekje të kota. Lodhesh kotë. Nuk të merr njeri seriozisht.
Kusheri e kam kete dreq Andin po se si eshte ky. Akoma me mamanë fle.
Ky majmun me emrin Andi Bushati kerkon t’i hedh benzine zjarrit.Ik more pis dreqi se nuk t’a shikojme dot fytyren tende te shemtuar.
Mjerim per gazetarine e shperfillje per kete idiot te frustruar.
Rama tallet me Bashen,por ai eshte tallur edhe me PS-ne.
Ne PS te gjithe jane ne gjunje para diktatorit.
Shteti ligjor nuk ekziston,lirite dhe te drejtat e njeriut nuk ekzistojne,projektet super luksoze te rrugeve nuk i kontrollon njeri etj.
PD-ja e ka mbaruar misionin politik dhe tani te gjithe e kane hallin tek SPAK-u!
Slogani “Rama ik” nuk i nxit qytetaret,se po iku Rama e do vije Basha,prap njelloj do jemi!
Duhet njr opozite qe ben kauze hallet e popullit!
Nje opozite normale duhet ta kishte kuptuar me kohe se “Bashkeqeverisja me qytetaret” e Rames eshte nje mashtrim i madh,qe ka shkaterruar shtetin ligjor,demokracine,ka rrenuar administraten qendrore e vendore,i ka mbyllur gojen popullit te snkohet duke mbrojtur korrupsionin!
Deri tani,kryeminister me i mire eshte Edi Rama.Ai po bene shume gjera qe nuk i kane bere qeverit e para.Ai, shtetin do t’a beje shtet ligjor dhe me standarte evropiane..Kundershtaret jane te lire te llapin ç’fare te duan.Rama e ka besimin e popullit.
Ore plugu!
Po pse Hitleri,Mussolini,Enveri,Sadami,Gedafi,Milloshevici,Berisha etj, a nuk kishin besimin e popullit?
Pse akoma ne do na kerkojet te zgjedhim nje nga dy copat e ndara te mutit?
Mesa shoh dhe une Arben, ai nuk e ka me deshtimin e Bashes gjate gjithe vitit te kaluar , por dhe si Kryetar i PD-se ne 6,5 vite.
Basha ishte i deshtuar qe kur vodhi zgjedhjet per kryebashkiak dhe u katapultua aty nga Plaku Mere (duke kerkuar vota gjoja te fshehura koridoreve dhe kazaneve te plerave te qytetit).
Andi Busha e ka me “vetveten”, i tallur nga Rama jo ne keta 6 vite si kryeminister, por shto dhe ne 11 vite te tija te suksesshme si kryebashkiak duke mos i afruar asnje “kocke”, sepse sic e pohon dhe ti ka qene i deshtuar qe ne veze , ku dhe si gazetar eshte i deshtuar dhe i pabesueshem nga miqte e tij te dikurshem. Pra “futja p…dhe dhe gri sallate sa te gdhihet dhe kjo nate”. Kete po qe e di mire.
Po varja ketij Hajdarit,se eshete kohe e humbur te merresh me te
He bre Bushat keq edhe per ty se ke mbet pa pune dhe idete e tua kush nuk po ti shishat dhe mos rruaj ve se askund nuk ia ke qelluar perpara edhe tash askund nuk je shko pusho deri sa te vij revolucioni he he
Ik or LEGEN. se te paguan Luli dhe Mona me lek me thas,!! M B…e
Sepse i do toçi. Debil 24 karatësh.
Po ti mbase ja ngreh tocin Rames po ne te tjeret ngrehim tocin ton o kurve burre. Jo qe ti ske toc se ka gruaja jote toc…
Si mund te pretendoje opozita te vije ne pushtet me po ato figura politike te vjeteruara e te pavlera,duhet urgjentisht te freskohen elementet e vjeteruar e te diskretituar me te rinj,jo vetem ne moshe,dhe jo me te kllounve si bardhi,salianji,balliu etj,dhe urgjentisht te shkeputet nja lsi e cila eshte nje parti e mbaruar dhe kjo me figura tejet te diskretituara,atehere me nje mentalitet tjeter duke komunikuar haptas me popullin mund te pretendohet qe me ane te nje votimi korrekt te largohet kjo klase politike e menderosur e te vijne ne pushtet elemente e parti me te verteta demokratike,por gjasat qe te ndolle me kete kast te pd jane minimale e ndofta zero.
B….q….si MYSLYM MURRIZI
Dikur ka qene nje kenge popullore me vargjet:
Vitori,vitori tu befte nenia dhe moj,
O moj Vitori ti vazhdon edhe ne ditet tona
Sikur ke llozin e Rames brenda ,o moj Vitori
Saliu te bonte gjilpona o moj Vitori!
Qendrimi yt ndaj Rames edhe mund te qendroje, dac si i drejte, dac si vazhdim i nxjerrjes se syve te asaj lufte qe baballaret tuaj lane ne mes, dac si i njejti brum te perkedhelurish qe urrejne kedo vec vetes, por ti kerkosh mumjes se Sali Berishes dhe kones teveqele te Shkerdhenit dhe Shkerdhites, te ndryshojne, je me te vertete bole!
Nuk luftohet nje harbut irritues dhe i korruptuar si Rama as me luleshtrydhe teveqele, as me merhume te mumifikuar, as me gjeke te uritur, as me Monka zhgarrabajga qe ne Itali sherbejne vetem per prostitucion pensionistesh, as me kellira injorante tallavashe mediatike!
Edvin Fama ja doli tju lidhi te gjitheve me zorren e jashteqitjeve te Sali bagles dhe tju detyroje te ushqeheni si nje kerme e madhe, vetem permes saj.
Ju te gjithe se bashku jeni aleati me i cmuar i tij, i korrupsjonit, i mafjes, i oligarkeve dhe krimit.
Me horra e “revolucionar” pas pilafit, aq mire e ka Rama qe tall trapin, sa me mire nuk behet ! Nipce e more me qafe Lulushken me mendjen qe i jep, Nuk mund te behet stan me lepuj, e klloune!
Andi, kam nje pyetje.. A do ishe me mire qe ti, Gjakmuti, ai kolera tjeter si e ka ai qe dilnit tek Te Paekspozuarit etj etj gazetare qe te shkruanit artikuj ku PD-ja te kishte nje lider tjeter me te mire ?!?! Sepse Basha ka deshtuar apo jo (meqe e dime se kush eshte Rama sipas teje) ?!?! Perse nuk i jep alternative tjeter opozites meqe je nga shoqeria civile ?!?! Ti e di shume mire qe Basha s’ka per ta marre fronin per opoziten. Perse nuk shkruan per dike tjeter me te mire per te ?!?! As ti s’ke ide por vetem c’fryn dufin.. Jip propozim.. P’se duhet te kesh tesere partie te japesh nje mendim rracional ?!?! Ti s’flet per PD-ne qe zihen me grushta kush eshte kryetar dege.. S’ka rregull.. S’ka organizim.. Ka udhetime ne Hollande.. Ka gjum, paaftesi, vegjetim per tranzeksjonin e rradhes (qe s’mund te ndodh kurre status-quo).. Ehh pra lepurush, s’te pelqen Rama dhe po e pershkruan me bandite dhe kriminel ?!?! Hiqeni me alternativen me te mire.. Shkruaj ky (Basha) s’ben !!!! Po ky tjetri (x,y) a mund te jene me te mire ?!?! Po p’se Sali Gerdallen do lini akoma te bej zgjedhjen per kllounin e rradhes ?!?! Hidh nje propozim, mbeshtet dike por mos u jargajis per anen tjeter.. FIX WHAT IS BROKE STOP COMPLAINING ABOUT IT …
Derisa zoti Bushati do te vazhdoje te merret me Bashen (ku ne nje vend me demokraci te vertete populli do t’ja fuste kembet ne nje kepuce ,per te gjithe te kaluaren e tije politike) s’do te jete asnjehere i besueshem per lexuesit dhe mesa kuptoj une si edhe lexuesit serioze, shkrimet e tij jane tendecioze ndaj Rames edhe pse ka shume gjera per ta kritikuar kryeministrin tone.
Shkrim i lodhur! Dhe fatkeqesisht i demshem per demokracine! Ka shume rrjeshta qe kerkojne dhunen si mjete per marrjen e pushtetit! Duket feminore, pasi mesaduket eshte bere me forte ne saj te ligjeve! Rama megjithese kishte kunder opoziten e dobsuar, presidencen dhe ndoshta dhe ja doli! Opozita momentalishte nuk jep shprese! Zgjedhjet e parakoheshme….jane te favorshme per Ramen!
Qe eshte koqe ky Bushati e dine edhe muret…. Nese e lexoni me vemendje dhe jo me tifozllik. Mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor ka te drejte….
Ky Andi nga blloku vjen dhe e sulmon Edi Ramen se e paguan Mona dhe Luli! d
Nipi im Andi:se besoj se do me turperosh, mundohu dhe permbahu parimeve te mia, Sali Berisha ka bere sakrifica ndaj teje duke te mbajtur ne krahe deri sa u rrite, me qindra here e ke shurruar ne shpatulla kete edepsuz, Andi besoj se nuk ke harruar saliun e kemi perdor ne vend te qenit
Andi tani mundohu te hash mutin rames se saliu ka mbaruar,te kam pas nip per qef po ne te semes te qofte o Andi nese ndryshon ne rrugen tende
Rama jua ka q….e fidin ty dhe bashes.
Ti Bushat e nje tufe e madhe analistesh keni perkrahur te gjitha veprimet destruktive te opozites. Tani qe deshtuat flisni per Lulin
Po ju strateget e ideolloget qe mbushni televizionet duke vlersuar se opozita po ben gjene duhur nuk keni fare pergjegjsi per deshtimin.
Basha ka “tradhetuar” Andi Bushatin !
Radikali Bushati ,habitat me qendrimet e Bashes,kerkon ne menyre te “padukshme” te mbeshtet ciftin e LSI- se ,Meta & Kryemadhi !
Rruga e pushtetit nepermjet votes, eshte e vetmja alternative ,per te mbritur ne vendin e sakte !
Nje nga arsyet pse tallet Rama me Bashen je ti, more bole, se vec ke perkrah zgjedhjet e Lulushit, e ke yshtur atje ku gabonte me shume. Me je bere si “Zogu i Tirones”, prustitute politike. Ptuuuu, debil! Me anal-ista si ti Rama fshi bythen, por gjynah qe po e ha dhe populli, prej frikes races tende.
Deri tani,kryeminister me i mire eshte Edi Rama.Ai po bene shume gjera qe nuk i kane bere qeverit e para.Ai, shtetin do t’a beje shtet ligjor dhe me standarte evropiane..Kundershtaret jane te lire te llapin ç’fare te duan.Rama e ka besimin e popullit.
Bukur flet ti Bushat per te tjeret por pse nuk flet dhe pak per “profesionin ” tend?… Se, ate dite qe po ma rruaje,per pak ma preve!…
Prandaj me i vemendshem tjeter here…
E more ne qafe Lulin me mesimet qe i dhe per te ikur nga Parlamenti!…
Tani kerkon qe Luli te te degjoje ty gjithe kohen…
Apo mos valle i sugjeron te te caktoje ty ne vend te Salianusit?…
Po ku eshte ndryshimi ketu?: Anus njeri – bythe tjetri!…