Arrestohet gazetarja në Malin e Zi: Shkaktoi panik me informacionin e publikuar

6 Janar 2020, 12:46Rajoni TEMA

Gazetarja malazeze Anxhela Gjikanoviç e portalit “FOS” në Podgoricë, u arrestua të dielën në mbrëmje për shkaktim paniku dhe trazira në Malin e Zi. Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprimet e mëtejshme.

Policia malazeze tha se Gjikanoviç, si redaktore përgjegjëse e FOS media, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS” zbulon: Anëtarët e ROSU-së në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”.

Sipas këtij teksti, “rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do të jenë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgoricë, të planifikuar për nesër”. Publikimi i këtij informacioni të rremë ka shkaktuar panik në publik.

Teksti u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë, Qeveria e Malit të Zi e mohoi, duke thënë se portali “FOS” kishte botuar lajme të rreme se një njësi speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë, shkruan “abcnews”. “Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira.

Qeveria po i kërkon Prokurorisë të përgjigjet urgjentisht, “thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi. Gazetarja Gjikanoviç u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin. Menjëherë pas njoftimit, portali “FOS” tërhoqi tekstin dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmin e rreme

2 komente në “Arrestohet gazetarja në Malin e Zi: Shkaktoi panik me informacionin e publikuar”

  1. ana says:

    Burg dhe gjobe. Po kur nje inxhinier zbatues nderton keq dhe pallati rezohet te themi nga termeti pse kerkoni burg? Edhe kjo gazetare ka gabuar me dashje ne zanatin e saj, prandaj duhet te ndeshkohet. Jane me 10 tra gazetare dhe pseudoanaliste shqipfoles qe duhen denuar me privim lirie dhe/ose gjoba sipas rastit.

  2. gjergji says:

    Ta lexojne gazetaret e ne vecanti elita gazetareske shqiptare e “vagabondat politik” te PD apo PSI qe ne cdo moment perhapin lajme dizinformuese me qellime te caktuara politike e destabilizuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje