Nga Uran Butka
Në një debat në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit Shqiptar, një deputet i këtij komisioni e quajti Spartak Brahon “budalla”, të cilit s’duhet t’i vihet veshi, ndërsa unë mendoj ndryshe: Spartak Braho, është një politikan karriere ekstremist dhe i papërgjegjshëm, që dëmton dhe shëmton seriozisht jo vetëm parlamentin, por edhe shoqërinë shqiptare, sepse është person i veshur me pushtet dhe me ndikim në politikën, moralin, mediat dhe shoqërinë. Ai është përfaqësues i një grupimi aktiv enverist, që e nxit, përndryshe nuk do të kisha marrë mundimin t’i përgjigjesha.
Ai ka më se një çerek shekulli, që sulmon, vjell vrer dhe përbalt institucione, ngjarje dhe persona të rëndësishëm historikë e aktualë, por gjatë vitit 2019 është tërbuar, veçanërisht në sulmin kundër Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit dhe drejtuesve te tij, jo pa qëllim dhe jo pa rezultat.
Ky institut në punën e tij më se 10 vjeçare ka përmbushur më së miri detyrat e tij në përputhje me ligjin Nr. 10242, datë 25.02.2010 “Për krijimin dhe përcaktimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit” dhe rezolutat e Këshillit të Evropës për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Kjo punë është raportuar çdo vit në Parlament, është vlerësuar pozitivisht dhe miratuar me rezolutat përkatëse të Komisionit te Ligjeve dhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht ky është rezultat i punës së gjithë punonjësve të Institutit dhe veçanërisht të drejtorit ekzekutiv Agron Tufa. Natyrisht mund të ketë pasur edhe të meta e mangësi, por në tërësi puna ka ecur mjaft mirë në gjithë prioritetet dhe është vlerësuar edhe nga institucionet analoge evropiane. Ky institut ka bërë studime dhe botime në fushat e historisë, botimit të dokumenteve, legjislacionit, figurave të krimit komunist dhe të dënimeve politike në burgjet e internimet e paligjshme, gjithashtu botimet në fushën e kujtesës. Veçanërisht, Enciklopedia e Viktimave të komunizmit deri tani botuar në 8 vëllime, është një punë kolosale e dokumentimit të krimeve dhe pasojave te komunizmit në Shqipëri.
Mirëpo deputeti Spartak Braho, i cili për mendimin tim nuk duhet të ishte kurrsesi anëtar i Parlamentit, aq me pak kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të së kaluarës së tij, por edhe të papërgjegjshmërisë së sotme, e shfrytëzon këtë post po ashtu edhe mediat për të bërë diversion, kërcënime, përbaltje dhe shpifje, që janë të dëmshme e të dënueshme.
Ai u bë shkaku kryesor për largimin nga Shqipëria me gjithë familje të drejtorit Agron Tufa, që i detyruar nga kërcënimet me jetën, kërkoi azil politik në Zvicër. Mjafton të përmendim fyerjet e bëra nga S. Braho me gjuhën e urrejtjes si: ballist, fashist, antishqiptar, burracak, hajdut, gënjeshtar etj, si edhe thirrjet e tij për t’u linçuar, për t’u futur në burg. Edhe pasi Tufa u largua nga Shqipëria, S. Braho, me stilin e sigurimsave te shtetit, që i ndiqnin për t’i eliminuar kundërshtarët e regjimit komunist brenda dhe jashtë vendit, e kërcënon sërish hapur Agron Tufën: “Unë i pari, por edhe të tjerë, do të bëjmë të pamundurën, që edhe atje ku ka kërkuar azil politik, të mos gjejë vrimë ku të futet”
Ai arrin deri në atë shkallë të akuzës absurde, sa e quan “hajdut të neveritshëm, që ka mbushur valixhet si Mbreti Zog dhe ka ikur nga Shqipëria”. Deklaroj se Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ushtroi kontroll gjatë këtij viti (1919) e ka vlerësuar përgjithësisht pozitivisht veprimtarinë ekonomike-financiare të Institutit dhe të drejtorit të tij, Agron Tufa.
Spartak Braho shprehet në shumës: “Unë dhe të tjerë…” Kush jini ju që kini kurajën dhe fuqinë për te bërë kërcënime te tilla te tipit të Gestapos? Mendoni e veproni ende si në kohën e diktaturës, kur i shërbenit Enverit dhe regjimit kriminal komunist.
Janë vërtetuar tashmë disa nga dënimet e rënda gjyqësore që kini dhënë personalisht ju, Spartak Braho, si kryegjykatës i diktaturës dhe që rrëfejnë fytyrën dhe moralin tuaj. Po përmend dy vendime. I pari, i datës 7.04 1984, kur kryetari i Kolegjit Ushtarak Spartak Braho ka dënuar me vdekje një ushtar, “që vjen nga një familje e deklasuar dhe ka të dënuar politikë”
Përveç dënimit me vdekje, Spartak Braho i drejtohet Komitetit të Partisë së Punës, nga i merrte porositë e dënimeve dhe e informon për këtë vendim:
“Me porosi të Komitetit të Partisë së Rrethit Durrës po ju dërgoj të përmbledhur vendimin nr.18 dt.18.4 1984 të Kolegjit Ushtarak Durrës, për dënimin me vdekje të Z.Stafa, …I dënuari Z.Stafa rridhte nga një familje fshatare. Gjyshi i tij në vitin 1947 është dënuar për strehim të kriminelëve me heqje të lirisë, ndërsa një vëlla tjetër është dënuar përsëri me heqje të lirisë”…
Kryetari i Kolegjit ushtarak
Spartak Braho
Nuk ka nevojë për koment.
Po ashtu, kur diktatura komuniste po jepte shpirt, kryetari i gjyqit Spartak Braho ka dënuar një minoren 15 vjeçar, një nxënës të vitit të parë të gjimnazit “Naim Frashëri” të Durrësit, Gjergj Hani, i cili, i pakënaqur nga regjimi, tentoi të kalonte kufirin në Pogradec në vitin 1985, duke e akuzuar për tradhti ndaj atdheut dhe duke e dënuar me 5 vjet burg. Një nxënës të mitur, që kërkonte lirinë e munguar dhe lëvizjen e lirë, kryegjyqtari Spartak Braho e dënoi me burg, duke qenë se nuk kishte mbushur as moshën e dënimit!
Pikërisht ky Spartak Braho na shet moral dhe na kërcënon edhe sot me lirinë, lëvizjen e lirë dhe me jetën! Kështu veproi me Agron Tufën, kështu edhe me Çelo Hoxhën. Dy ditë më parë, në gazetën “Dita” ai më shantazhoi edhe mua: “Po mirë more zoti Uran Butka, si nuk tu tha goja dhe dora që propozove dhe firmose një vendim të atij gjysmë bordit tënd për të bërë drejtor të institutit të halesë së Ballit …”
Së pari, more zoti Spartak, vijon të fyesh e të mallkosh Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, një institucion publik, që varet nga Parlamenti, duke e quajtur hale të Ballit Kombëtar. Ku e merr këtë të drejtë? Ti sheh ëndrra me sy hapur, duke jetuar ende ne kohën e Luftës dhe duke u ndeshur me “fantazmat” e Ballit, si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Gjithë ata që nuk mendojnë si ti, i etiketon ballistë e neofashistë. Po ashtu, vazhdon të anatemosh dhe mua me mallkimet: “ Po mirë more zoti Uran Butka, si nuk tu tha goja dhe dora që propozove dhe firmose një vendim të atij gjysmë bordit tënd për të bërë drejtor të institutit të halesë së Ballit Kombëtar një karçin të vithisur e të çakërdisur si Çelo Hoxha?”
Sa për dijeni, pas dorëheqjes se Agron Tufës nga posti i drejtorit, bordi drejtues i Institutit e njohu këtë dorëheqje dhe bëri njoftimin për vendin vakant të drejtorit, si edhe bëri njoftimin që kandidatët pa asnjë kufizim të paraqisnin kërkesat dhe dokumentet përkatëse sipas ligjit. U paraqitën me vullnetin e tyre pesë kandidatë për në postin e drejtorit ekzekutiv me dokumente të rregullta, duke përfshirë edhe formularin e dekriminalizimit si edhe të pastërtisë së figurës nga Autoriteti i Dosjeve: Çelo Hoxha, Erald Kapri, Leka Ndoj, Luçiano Hila dhe Robert Papa, që të gjithë të denjë për këtë post. U bënë intervistat përpara bordit dhe u krye votimi i fshehtë. Njëri nga anëtarët e bordit, Gëzim Peshkëpia, i ndodhur aktualisht në Gjermani për arsye shëndetësore, e ndoqi me skype gjithë procedurën e votimit, madje edhe diskutoi. Por nuk mund ta deklaronte hapur votën, se ishte votim i fshehtë, kështu e delegoi votën e tij tek njeri nga anëtaret e bordit, që kështu të ruhej principi i votës se fshehtë. Komisioni i votimit i nxori votat te vlefshme, me këtë rezultat: katër vota për Çelo Hoxhën dhe tre vota për Erald Kaprin.
Unë si kryetar i bordit as nuk kam propozuar ndokënd për drejtor instituti, siç thotë Spartak Braho, nuk kam ndërhyrë tek asnjë anëtar bordi për njërin apo tjetrin kandidat. Meqenëse votimi tashmë është kryer dhe drejtori është zgjedhur, unë po e bëj publikisht shpjegimin e votës sime për transparencë: votova për Erald Kaprin, duke menduar që të atashohej edhe ai në këtë institut dhe të kontribuonte edhe ai me aftësitë e tij studimore dhe mediatike të njohura, për të cilat ka nevojë instituti, duke menduar vetëm për forcimin e punës drejtuese të Institutit dhe për të përballuar sulmet e Spartak Brahos me shokë ndaj veprimtarisë normale të institutit. Pra, përpara Çelo Hoxhës dhe Erald Kaprit, unë kam menduar për integritetin e Institutit dhe ecurinë e mëtejshme të punës së tij, për asnjë motiv tjetër. Kjo gjë tashmë është e njohur.
Ndërkohë, Spartak Braho intrigon dhe shpif: “Turp të kesh, o pseudohistorian që falsifikuat edhe firmat e votimit me dorën e Godoles, për t’ia futur Erald Kaprit. Po ke shkelur ligjin edhe ti, o derëzi. Po Butkajt janë derë e fisme thuhet. Nga ngjave ti kështu? Të ka plasur cipa fare dhe s’ke gajle. Por nuk ke as moshë të korrigjohesh, o profesor i të keqes!”
Bordi dhe unë nuk kemi shkelur ligjin, kjo është lehtësisht e verifikueshme. Ndërkohë, ti si ekstremist, nostalgjik dhe i ideologjizuar, por edhe si njeri pa intelekt, pa kulturë dhe profesionalizëm, që i fut hundët edhe në familje, nuk mund të përcaktosh cilësinë time si historian apo studiues, aq më pak si pjesë e familjes Butka.
Në fushën e historisë kam kontribuar për të nxjerrë në dritën e te vërtetës ngjarje historike dhe personalitete të falsifikuar, të mohuar e të përbaltur nga komunizmi. Besoj se i ke parë apo lexuar botimet e mia historike si “Mukja shans i bashkimit”, “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, “Bombë në legatën sovjetike”, “Kryengritjet e para kundërkomuniste”, “Hijedritë të historisë” e të tjera, të bazuara katërcipërisht mbi dokumente të pakundërshtueshme të arkivave shqiptare dhe të huaja,por nuk ke qenë i zoti dhe nuk je i aftë t’i gjykosh apo t’i kritikosh me argumente ato, por flet e shan si e shoqja e Zeqos në majë të thanës. Ke qenë dhe je shumë i aftë vetëm të artikulosh sharje e shpifje:”Ballist, derëzi, cipëplasur, pseudohistorian i të keqes etj”.
Ku qëndron mallkimi yt aspak burrëror dhe shpifës ndaj meje: “T’u thaftë dora, që ke propozuar një karçin të vithisur e të çakërdisur si Çelo Hoxha? Si s’të vjen turp”!. etj.”.
Nuk ka pse të më vijë turp për gjithçka që kam bërë në jetë deri më sot, përkundrazi. Unë nuk jam marrë me ty, as kur ke votuar për të inkriminuar kriminelë apo trafikantë, as kur ke folur me gjuhën e urrejtjes dhe të shpifjes vazhdimisht kundër meje dhe institucionit, që varet nga parlamenti. Por sa vjen po e trash zullumin dhe nuk mund të vazhdohet kështu.
Do të kërkoj nga Institucioni i lartë i Spakut, që të hetojë lidhjet tuaja me regjimin diktatorial komunist, vendimet politike si prokuror dhe gjyqtar në atë kohë si edhe fyerjet, shpifjet, kërcënimet e tua publike, që e njollosin institucione ligjore, dinjitetin njerëzor, liritë dhe të drejtat e njeriut.
Duke treguar kulture e civilizimit z..Butka duhet marre shembull edukimi se si shqiptaret mund te komunikojne ndermjet tyre,te bejne dialog te qyteteruar si dhe tu referohet ligjeve ne rast shkelje per te mos u pergjigjur me dhune e sharje…
Zoti Uran Butka je njeri shume i respektuar por nuk besoj se aty ne ate vend qe jetoni akoma ka llogjike te meresh me kta pushtat e kuq ato jane fara me e keqe e njerzimit nuk ja vlen te meresh me sojin spartak kurv brahos apo sali udb berisha apo nano ruci meta rama basha nuk ja vlen kohe e humbur ata jane djalli vet prandaj kane infektu gkithcka aty me shume se 90 perqind e popullsise aty jane bere njerez pa lidhje ushtar edhe bythlepirsa gjithe jeten e tyte i votojne edhe kto 30 vitet e fundit te njejt fare te keqe kelyshet e pushtave te kuq respekte per te gjith te persekutuarit e komunisteve vec ato jane njerez me dinjitet edhe pak as 5 perqind e popullsis qe ka shpetue nga infektimi i tumorit te kuq respekte zoti Uran Butka
Ky eshte Uran Mutka jo Butka o shkodran prej Puket o morr i ndyre i kolaboracionizmit
Te uroj shendet Shkodran!
Me perulje skllavi te lutem te rishikosh numrat. Thua se 90 perqint e Shqiptareve jene bythlepires dhe vetem 5 perqint njerez me dinjitet. Kjo e con shumen ne 95 perqint. Te dy keto grupe bejne se bashku 95 perqint te popullsise. Te lutem edhe njehere meqe je tip shkencetari, na spjego se ku futet mbetja prej 5 perqint e popullsise Shqiptare. Mezi pres te me thuash qe ata nuk jane fare Shqiptare, por Serb dhe Greke qe i perkasin rraces “qiellore”, njelloj si ti.
Ky nipi safetit qenka tarabosh fare, e rre mendja se mund te kete njeri durim te lexoje brockullimat e tij
Lexoje, lexoje se të bën mirë.
Tradhetaret qe ngriten pushke kunder levizjes nacional clirimtare nuk duhen ricikluar per patriote. Istituti ka emer te bukur, por punen po e e bente me qellim tjeter. Sipas Tufes partizanet po na dilnin vetem vrases gjakatare kunder popullsise se pafajshme, dhe Ballistet patriote te mbedhenj.Remoni Komunizmin, por mos na i dhisni luften anti fashiste nacional clirimtare
Spartak Braho eshte nje super plehre qe 90% e bazes socialiste nuk e sheh dot me sy.. Nuk njoh dhe as nuk kam degjuar nje njeri te vetem te flase nje fjale te mire per te.
I sherbeu Saliut te pare, Nanos dhe me vone Metes dhe Rames… U prish me te gjithe per pune pazaresh dhe priteni kur ta dhjese muhabetin dhe me Ramen.
Kshu qe ti Uran leri pordhet me Enveriste se deri dje soji juaj i lepinte bythen per tu mbajt ne pushtet me LSI..
Po ne halé te vdiq o Uragan i nazifashizmit, apo ta futi xha Brahua atje. Ti ke botuar nja 20 libra me te genjyer per historine dhe te gjitha me leket e takasapaguesve shqiptar qe do te dalen prej hundesh dhe ne varr do ti marrin. Ti dhe Celo apo Agroni kujtoni se u ka ardhe festja mbi sy dhe do beni si te doni, por jo zoteri, edhe shqiptaret hallexhij kane pjesen e tyre ne ate vend dhe s’mund tu a len juve qe tundni kembet neper televizione e zyra qe vilni paret e te tjereve. Dhe ai Bujar Leska qe u paska nxjerr paq ne shkelje te financave dhe ai do ta gjeje nga universitetet fallco qe ka marre, prapa kokes e ka. jeni bere nje dore qe helmatisni historine, Shqiperine dhe stresoni njerezit e luftes Nacional-çlirimtare, ju faqezese bastarde te fashizmit. Por muti s’behet kurre pipeq, te tille keni lindur dhe te tille do ngeli edhe me mizen nen kesule edhe si frikacake haleshe . Keshtu Uran Butka historiani qe s’te rri bytha rehat me ato thaset me para qe u dha Sali kerme Berish Karaxhiçi. Po u durijne shume ca njerez qe u keni hyre ne hak.
Pervec te tjerash S. Braho njihet si bashkepunetor i Sigurimit. Fale ketij bashkepunimi arriti te siguronte te drejten e studimit per drejtesi. Kerkoni dosjen e tij sepse ekziston ende dhe eshte zbuluar nga komisioni i verifikimit te figures ne vitet ’98-’99