Nëse do isha Lulzim Basha, nga do e nisja për ta “mundur” Edi Ramën!

7 Janar 2020, 21:36Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse do të isha në vendin e Lulzim Bashës, e vetmja rrugë që do ndiqja në kushtet aktuale politike për ta sfiduar realisht Edi Ramën, do të ishte përmes ndryshimit të sistemit elektoral. Me këtë të vetmen kauzë dhe të vetmin kusht përballë mazhorancës aktuale, do të përbashkoja rreth vetes me një program frymëzues për qeverisjen e ardhshme të gjitha partitë e tjera, zërat, idetë, individët, grupimet dhe sensibilitetet opozitare e antiqeveritare, në çdo fshat e qytet të Shqipërisë dhe jashtë saj.

Pavarësisht se nuk është sistemi në vetëvete, ai që të jep fitoren apo humbjen në një palë zgjedhje por shumë faktorë e rrethana sëbashku, do e vendosja pikërisht mbi këtë pikë “levën time të Arkimedit”, për ta nisur prej aty punën, për ta zhvendosur përgjithmonë “botën tone”. Kjo, për shumë arësye dhe rrethana specifike që lidhen jo vetëm me debatin rreth kësaj çështje në Shqipëri, por edhe me sensibilitetin e shtuar, për shkak të mënyrës sesi kanë rrjedhur për PD dhe Lulzim Bashën, zhvillimet politike pas 2017 e deri më sot.

Së pari, ndryshimi i sistemit do të ishte një hap i parë i madh, një hedhje me vendosmëri dhe elegancë e dorashkës, që do ti tregonte të gjithëve brenda PD e jashtë saj, një lidership të munguar sfidues. Mesazhi do të ishte kuptimplotë: Lulzim Basha nuk është një kryetar opozite të cilit ja falën partinë, që ashtu si në çdo “mall babe” gjithkush del i fituar sa herë që hyn në pazar me të, për aq kohë sa SHQUP nuk është një shtëpi që ai “e ka ndërtuar vetë”.

Së dyti, me ndryshimin e sistemit elektoral, Lulzim Basha do ti tregonte të gjithëve se nuk është një kryetar që kërkon ta mbajë nën kontroll partinë, përmes listave të kandidatëve për deputetë të hartuara prej atij vetë. Por, se ai është një lider i hapur, që nuk i trembet kërkujt dhe asgjëje ndër rivalët potenacialë. Ndaj fton në ekipin e tij të ri më të mirët, për ti vendosur në garë të barabartë përmes listave të hapura, ku vetëm qytetarët shqiptarë do tia përcaktojnë secilit vlerën reale politike, përmes “bursës” së pagabueshme të votes së tyre.

Së treti, përmes këtij hapi Lulzim Basha do të mbante një premtim të përsëritur publik përgjatë gjithë vitit 2019, kur pasi deklaroi se dëgjoi “zërin e sovranit”, ftoi popullin opozitar në “revolucionin” e 30 qershorit. Duke ndryshuar sistemin zgjedhor nga listat e mbyllara në çdo qark, në ato të hapura në të gjithë Shqipërinë, kryetari i opozitës do ti jepte sovranit të drejtën që ti zgjidhte direkt deputetët e tij të ardhshëm. Kjo do ti jepte jo vetëm kuptim e sharm “revolucionit” të shkuar, por edhe vlerë e peshë më të madhe në vendimarrjen direkte politike, çdo qytetari të kësaj republike.

Së katërti, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, Lulzim Basha do të mbante një premtim publik të bërë përpara të gjitha partive të tij më të vogla aleate, të cilat thonë se e shohin pikërisht tek sistemi aktual të keqen e polarizimit të tejskajshëm politik të vendit dhe uzurpimin e gjithës hapësirës demokratike, për përfaqësimin e sa më shumë sensibiliteteve në Parlamentin e ardhshëm dhe të minorancave të papërfaqësuara siç duhet politikisht.

Së pesti, me anë të këtij hapi, Lulzim Basha do i jepte mundësinë të gjitha partive të aleancës së “Opozitës së Bashkuar” që të futeshin në garë për ta peshuar veten, në “kandarin e farmacisë” së gjykimit elektoral të shqiptarëve. Për rrjedhojë, duke garuar secili me listën e vet të kandidatëve për deputetë, do u jepej mundësia disa përfaqësuesve të tjerë të PD për të qenë nesër në sallën e Parlamentit, sepse mandatet e tyre nuk do u faleshin si deri më sot, kryetarëve të “partive- individë”.

Së gjashti, ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ana e Lulzim Bashës, do të ishte akti i tij i parë i “atvrasjes politike”. Zhbërja e një marrëveshje të bërë në vitin 2008 mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, do të shënjonte aktin e parë të distancimit real të Lulzim Bashës, nga trashëgimia e paraardhësit të tij. Duke i dhënë atij vetë më në fund lirinë e munguar, për të krijuar jo vetëm lidershipin real, por edhe nisjen e një epoke të re të krijimit të trashëgimisë së tij në politikën shqiptare.

Së shtati, nëpërmjet këtij hapi Lulzim Basha do të niste me këmbën e mbarë jo vetëm një vit dhe një dekadë të re politike në Shqipëri, por edhe një erë të re opozitare. E kombinuar me një program ambicioz të qeverisjes alternative dhe me një fushatë të pandërprerë shtëpi më shtëpi, rrugicë më rrugicë, lagje më lagjë, fshat më fshat e qytet më qytet përgjatë gjithë 2020 anekënd vendit, do të ishte e sigurtë se bashkë ngjizjen e frymës së madhe të ndryshimit të krijuar përmes këtij aksioni, do të niste edhe fushata elektorale për zgjedhjet e qershorit 2021.

Por duke qenë se asnjëra nga shtatë pikat e mësipërme nuk do të zbatohet, për aq kohë sa opozita nuk do që ta ndryshojë sistemin aktual zgjedhor, e sigurtë është që tani se me këtë hap, Lulzim Basha ka vulosur bashkë me dështimin e tij, fitoren e mandatit të tretë qeverisë nga Edi Rama.

14 komente në “Nëse do isha Lulzim Basha, nga do e nisja për ta “mundur” Edi Ramën!”

  1. Kerrna says:

    Peza.. mendova se kishe gjet formule per lulin qe mos te flej me gjume…por keto qe shkruan ti zor se i ben ndonjehere ky qe ka PD. Respekte

  2. Bb says:

    Shume e paske tall b… fredo. Deri te pika 2 shkon luli…

  3. damam Damashi says:

    ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk e do as PS dhe as PD se humbin kontrollin dy lideret,Edi Rama e Lul Basha. Kjo eshte loja e Rames qe i kathene Bashes mos e prano ti ndryshimin e sistemit se as une nuk e votoj po te vije puna. Keshtu Basha del ne skene duke patur per cdo privilegj doren e Edi Rames nga prapa. Po nuk u ndryshua sistemi zgjedhor nuk ka demokraci ne shqiperi.

  4. shkodrani says:

    Vec ketyre lulit i mungon nje gje qe quhet vullnet politik. Esht larg ktij termi qe baba vet saliu e praktikonte sic duhej

  5. shqupi luli says:

    Provokim interesant duke mendu faktin qe luli sben dot asnje nga 7 pikat…

  6. ceni says:

    Te LUMTE per penen

  7. shkrimixx says:

    Shkrim ironik qe ve ne loje me shume se asnjeher tjeter lulzim bashen. Me pelqeu!

  8. rama rri says:

    Mbyllja perfekte rrezoi cdo gje poshte….. Si perfundim rama nuk mundet…hahahahaha

  9. fallxhorja says:

    Te lumte goja alfred.

  10. A.B says:

    Ke shume po shume te drejt
    Luli nuk i ben dot pikat sikur pupthi te hidhet.

  11. vk says:

    Sa nisa te lexoj artikullin, pash autori Alfred Peza. VK s’po e lexoj fare, dava mediokritetesh.

  12. Drejtesi says:

    Me gazetar te rendomte ne shkrime se ku AP nuk ka.

  13. Olimpia says:

    Peza,a nuk vlejne keto edhe per Ramen ???Ne se ti ne dakord,shprehu…Dhe populli i majte shqiptar,i cili la qene,eshte dhe do te jete shumice mbi 60 perqind edhe nja 20 vite ,do te kete me ne fund nje drejtues te majte,pas llafollogut pa ide Nano,adoleshentit seroz Majko ,hajdutit te pangopur Meta dhe liberalit Rama.Ka plot personalitete populli i majte,te rinj dhe jo te rinj,nga bota akademike apo brezi i ri me kulture perendimore dhe ide te qendres se majte europiano- amerikane te cilet mund te realizojne hapin e domosdoshem drejt politikave ekonomike,shoqerore ,arsimore,shendetesore te gjithperfshirjes,te barazise para ligjit.Sepse nderkohe qe edhe Trump,Merkel,Johnson si te djathte te qendres theksojne domosdoshmerine e permiresimit te kushteve te punes dhe shperblimit te punetoreve,nuk kam pare njehere Ramen te flase apo shkoje ne njesi prodhimi te takoje punetoret,fermeret…Rama ka shpikur,,njeriun e thjeshte,,nje kategori shoqerore jo e sakte.Njeri i thjeshte eshte Bill Gate qe la dhene rreth 40 miliardi dollare per luften kunder varferise dhe semundjeve ne Afrike ashtu sikurse mund te mos jene te thjeshte persona jo te pasur por qe kryejne veprime antishoqerore apo antiligjore.Perfundimisht la ardhur koha qe populli i majte shqiptar,pas 30 viteve rremuje,te kete nje drejtues te qarte te majte.Mjaft me me sindromen e Stocholmit,me fajtoret e shekullit te kaluar,qe mbajne ben presion psikologjik edhe brezin e ri te lindur ne nje bote tjeter….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje