Më 1979 islamistët morën pushtetin në Iran, duke e rrëzuar Mbretin Mohamad Reza Pahlavi. Si erdhi puna deri këtu? Një përgjigje gjendet në vitin 1971, kur Pahlavi organizoi në Persepolis një banket për shënimin e 2500-vjetorit të Mbretërisë Persiane. Banketi kushtoi mbi 100 milionë dollarë – dhe me atë rast u pinë 25 mijë shishe verë. Një diktator erdhi i veshur me uniformë të bardhë, një perandor e solli qenin e tij të stolisur me diamantë.
Nga Enver Robelli
Kush kishte emër e nam, nga mesi i tetorit 1971 erdhi në Persepolis, në kryeqyetin e mbretërisë së lashtë persiane. Në këtë qytet Mbreti Mohamad Reza Pahlavi organizoi një ndejë, një banket me rastin e 2500-vjetorit të themelimit të mbretërisë persiane. Erdhën mbretër e princesha, perandorë e diktatorë, presidentë e kryeministra. Perandori i Etiopisë Haie Selasie erdhi me qenin e tij – të cilit ia kishte vendosur zinxhirët me diamante.
Në këtë banket, mes shumë të tjerëve, Selasie takoi edhe Josip Broz Titon, kryetarin e atëhershëm të Jugosllavisë. Pjesëmarrësit tregojnë se Tito kishte qenë i veshur me uniformë të bardhë.
Kur kamerieri – një zviceran – iu kishte afruar Titos për t’ia mbushur gotën me verë, befas ndodhi një katastrofë: kamerierit i rrëshqiti dora dhe vera e kuqe njollosi uniformën e liderit komunist jugosllav.
Para disa viteve kamerieri zviceran tregoi për mediat zvicerane se atëbotë Tito kishte ngrënë një gjeldet, një çuran, siç thuhet në Kosovë.
Mohamad Reza Pahlavi harxhoi 100 milionë dollarë për të organizuar këtë banket. Mysafirët aterruan në aeroportin e ri të Persepolisit, ndërsa në banket u pinë 25 mijë shishe verë. Mediat franceze shkruan se iranianët harxhuan 200 milionë dollarë, në fund u tha se shpenzimet kishin kaluar 300 milionë dollarë. Orson Welles, aktori dhe regjisori amerikan, tha: «Kjo nuk ishte ndeja e vitit, por festa e 25 shekujve».
Ruhollah Homeini, i cili më 1979 erdhi në krye të Iranit përmes revolucionit, e përshkroi banketin si «festival të dreqit». Për të argëtuar mysafirët nga Europa u importuan 25 mijë zogj këngëtarë. Restoranti i famshëm francez Maxim’s i mbylli portat për dy javë për t’iu bërë hyzmet mysafirëve të shahut presian në Persepolis.
Krahas Titos dhe Jovanka Brozit në Persepolis hëngrën e pinë edhe nënpresidenti amerikan Spiro Agnew, diktatori i Indonezisë Mohamed Suharto, çifti Çaushesku nga Rumunia, dyshja kleptokratike nga Filipinet, Ferdinand dhe Imelda Marcos.
Iranianët që vuanin nën terrorin e Mohamad Reza Pahlavit e shikonin banketin me zemërim. Persepolisi përshpejtoi rënien e regjimit të Pahlavit. Homeini, ajatollahu i mëvonshëm i Iranit, shkroi: «Në disa fshatra fëmijët janë aq të uritur, saqë duhet të hanë bar nga livadhet. Ndërsa ky regjim tiranik harxhon miliona dollarë për festa të ndryshme dhe të pështira. Festa më katastrofale është shënimi i 2500-vjetorit të themelimit të monarkisë. Çdokush që merr pjesë në të, e tradhton islamin dhe popullin iranian». Në janar 1979 Homeini u nisë nga ekzili në Paris në drejtim të Teheranit për t’i prirë revolucionit. Bashkë me të në avion ishin edhe 200 gazetarë.
Njëri prej tyre, gjermani Peter Scholl-Latour, ka treguar se pak para aterrimit në Teheran Homeini ia kishe lëshuar në dorë një zarf të verdhë me porosinë që ta ruajë mirë. Homeini frikësohej se pas aterrimit mund të arrestohej nga forcat që ende mbështesnin Mohamad Reza Pahlavi. Kjo nuk ndodhi. Dy milionë njerëz e pritën Homeinin në Teheran. Peter Scholl-Latour ka treguar: «Pastaj ua ktheva zarfin. Tek tetë muaj më vonë kuptova se çfarë kishte në të: ishte Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit». Entuziazmi nuk zgjati shumë. Revolucioni iranian filloi t’i ha fëmijët e vet.
Lexoni librin, ne shqip,”Teherani”, dhe do te kuptoni drejt shume pjese te vertetes se popullit iranian per liri nga sundimi mijeravjecar i regjimit monarkik te Shah-ut brez pas brezi, Shume nga gjerat qe shkruan Torobelli jane bajate ne shekullin e XXI. Propagande per derrat, nderkohe qe shqiptaret e kultivuar menderisht vuajne, nga 1912 e deri sot, nga mungesa e se vertetes. Ose: nga qenia e dy te vertetave paralele. E asaj te vertete qe thote Robelli dhe politikanet, si dhe asaj te vertete qe ekziston objektivisht. Kjo e fundit mezi mesohet pasi: shteti jam Une – robelli dhe politikanet.
E kam lexuar librin ”Teherani”por kane kaluar shume vjet qe athere ku mosha ime qe shume e re dmth rreth vitit 1961,Mesa mund te me kujtohet,flitej pergjithsisht per luften qe bente rinia universitare per emancipim dhe zhvillim shoqeror.Nuk te krijohej pershtypja se grate ishin nen shtypjen fetare sic jane sot si psh shamia,arsimimi,dhe aktivizimii tyre.
O zoti Enver, ç’fare duhet te kuptojme ne lexuesit ( me fal nese e kam gabim ) me fjalen “aterrim”, dhe a nuk ka nje fjale pak me shqipe per ta zevendesuar?
Edhe Ardit Gjebrea, nje erudit i mirefillet shqiptar, e ka per turp te thote fjalen e “kobeshme” shqipe : MIREUPAFSHIM, por perdor fjalen qe i ka mesuar aneja e vet brez mbas brezi, fjalen e bekuar ÇIAO.
O zigur te duket vetja i mencem ne cdo shkrim komenton por sipas mendimit tim asnjehere nuk ke te drejt prandaj konfliktohesh me te tjere. Te keqen pepja me urte o bir.
Banketi i shekullit, ashtu sic cilesohet ne artikull, nqs asht i vertete, duhet te quhet banketi i historise njerzore. Nuk besoj se dikush mund te tregoje ne historine e njerzimit nje banket apo parti’ te ketyre permasave !! Edhe sikur te jene ba shpenzimet minimale te asaj qe deklarohet , pra 100 milion dollar ( qe sot te pakten jane ekuivalent me 300 milion dollar ) asht teper e veshtire te besohet. Shifrat apo statistikat e ketij banketi duket se jane te fryra. Te shpenzohen 25 mije shishe vere ne nje banket, asht komplet e pa-besueshme ( 2500 pijanecet ma te medhenj te botes, nuk do i kishin pire 10 shishe vere secili ).
Organizimi i nje banketi te tille nga nje familje mbreterore ku shpenzohen 100 milion dollare apo 25 mije shishe vere, mendoj se asht i pa-arritshem, sidomos kur dihet qe pjesmarres ka qene elita kombetare e Iranit, dhe nje perqindje e vogel e elites boterore.
Ose Robeli i ka fryre faktet, ose gazeta Tema i ka shkru gabim ( gja qe ndodh shpesh ).
Po kur lexova per here te pare gazetat !!? Zeri Popullit ate dite shprehej entuziast qe revolucioni islamik e perzuri shahun. Ajatullah Komeni u be nje me Leninin apo Maon !!! Ca entuziazmi per bllokimin e ambasades se amerikes. Flitet se erdhen edhe studente ne Shqiperi nga irani !!!