Dosja ndaj ish-deputetit Arben Ndoka kalon për gjykim

9 Janar 2020, 20:00Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kalon në gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit Arben Ndoka dhe 11 personave të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.

Sipas prokurorëve të SPAK, ata kanë konsumuar veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, “falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “shpërdorim i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Për Arben Ndokën ka rënë akuza e “grupit kriminal”. Ndërsa për Zef Ndokën janë pushuar akuzat, me arsyetimin se është bërë pronar i një trualli pa dijeninë e tij.

Gjatë seancës paraprake të gjithë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke kërkuar pushimin e çështjes. Kjo çështje është një nga shtatë fraksionet e dosjes se famshme numër 339.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.

1 komente në “Dosja ndaj ish-deputetit Arben Ndoka kalon për gjykim”

  1. Guci usa says:

    Pranga dhe me te mira ndok e frrok e te gjithe keta malok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje