Meta zbut tonet, i rikthehet detyrës: Urgjentisht vendosja e dialogut politik, po na ikin investitorët

9 Janar 2020, 16:14Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta duket se ka zbutur tonet me mazhorancën dhe trupin diplomatik pas një harku kohor ku në adresë të tyre ka përcjellë sulme të vazhdueshme.

Teksa ka reaguar pas publikimit të raportit të Fitch për vitin 2019, Meta thotë se si pasojë e krizës së rëndë politike në vend, kanë ikur investitorët.

Ai thotë se tani duhet dialogu politik.

“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, thotë Meta. (TemA)

1 komente në “Meta zbut tonet, i rikthehet detyrës: Urgjentisht vendosja e dialogut politik, po na ikin investitorët”

  1. Emigranti kavajas says:

    ÇFARE PRET MBLIDHI DHE SHIKO SA DOTE RESPEKTOJNE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje