Nexhmije Hoxha
Viti 1991 ka qenë viti më i keq në jetën time politike dhe familjare. Gjatë gjithë këtij viti përjetova situata mjaft të rënda, që na u krijuan nga sulmet, përndjekjet dhe aktet çnjerëzore e antiligjore, që u ndërmorën ndaj meje dhe familjes së Enver Hoxhës.
Forcat e reja opozitare, që kishin dalë, tashmë, në skenën politike dhe kishin në gjirin e tyre edhe shtresa të prapambetura të shoqërisë, ndiqnin “strategjinë e rrugës”, zbatonin kanunin dhe hakmarrjen, nxitën agresivitetin e PD-së. Kjo parti e re filloi të zbulojë fytyrën e saj të vërtetë, reaksionare, duke ndërmarrë veprime të dhunshme, shkatërrimtare kundër pasurisë kombëtare të së kaluarës.
Dukej sheshit prirja e kësaj partie për konfliktualitet dhe sidomos për akte banditeske. Tashmë, me nxitjen edhe të kësaj partie, në vend po merrnin përhapje të gjerë veprimet anarkiste, radikale, rritja e krimit, e paligjshmërisë, e përplasjeve me forcat e rendit etj.
Sigurisht, për këtë kanë bërë punën e tyre edhe forca të huaja, të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë. Të huajt që morën kontakt me liderët e PD-së dhe të partive të tjera, ishin frymëzuesit, nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të këtyre akteve antikomuniste, antishqiptare, aspak demokratike. Pa dyshim që për këtë kontribuuan edhe disa elementë të emigracionit politik shqiptar, edhe struktura dhe përfaqësues zyrtarë të vendeve të caktuara, që, në emër të luftës kundër komunizmit, kërkonin ta futnin vendin tonë në anarki dhe në kaos.
Por nuk mund të anashkalohet fakti se përgjegjësi të madhe për degradimin e PD-së në një parti që vepronte përmes bandash, ka veçanërisht lideri i saj, Sali Berisha, i cili, me mentalitetin mesjetar të një kanunori dhe antishqiptari të mirëfilltë, do të fuste përçarjen në popull, do të bënte ndarjen krahinore të Shqipërisë dhe do ta vinte Veriun kundër Jugut. Nuk ka dyshim, që ai u shkaktoi dëme shumë të mëdha vendit dhe kombit, ndaj historia do ta dënojë siç e meriton.
Qysh në muajin janar filloi të ndihet tensionimi i situatës, si nga veprimet e Partisë Demokratike të sapokrijuar, por edhe nga studentët, të cilët po ndiheshin si të anashkaluar nga PD-ja.
Më 7 janar 1991, “Zëri i Amerikës” bënte fjalë për “grusht shteti” në Shqipëri, por, në të vërtetë, ishte një nxitje që të ndodhte një gjë e tillë. Më 8 shkurt 1991, Sindikata, gjoja e Pavarur, që lindi me përkrahjen e PD, shpalli greva, si grevën e urisë në minierën e Valiasit, të Tiranës, e cila bëri bujë dhe u kthye në vend pelegrinazhi të liderëve e intelektualëve të PD-së e të partive të tjera.
Në datat 9 e 10 shkurt ndodhën veprime të dhunshme pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë, sidomos në ato veriore, ku vepronin shërbime të huaja agjenturore, në radhë të parë, UDB-ja serbe. Ato synonin dhe nxitnin destabilitetin politik dhe shkatërrimin e ekonomisë së ngritur në shtetin socialist.
Nuk kishte ditë që të mos ndërmerreshin akte vandale, si thyerje të busteve të Enverit, të lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve, shkatërrim të muzeve të Luftës Nacionalçlirimtare. Sulmoheshin dhe dhunoheshin edhe veteranë të gjallë, për të ngjallur frikë e tmerr në popull. Nisën të digjen librari dhe biblioteka, si dhe librat e Enver Hoxhës, në rrugë e në sheshe, si autodafet e kohës së Hitlerit.
Dëme të mëdha iu shkaktuan vendit, kur, me vendim të Sali Berishës dhe të partisë së tij, u arrit të paralizohej gjithë ekonomia e vendit, duke mbyllur të gjitha minierat, fabrikat, uzinat e kombinatet. Me qëllim, ato u lanë në mëshirën e fatit, u shkatërruan, që t’u ulej vlera, për t’i zhvatur më pas vetë pushtetarët për pesë pare. Shumë objekte, makineri, mallra industriale dhe produkte ushqimore, deri edhe armë luftarake të ushtrisë dhe rezervat shtetërore, u grabitën nga vandalët dhe u shitën në tregun e zi. Po kështu, u bë me pasuritë bujqësore, u prishën kooperativat dhe ndërmarrjet bujqësore, plantacionet e agrumeve, të ullishtave, të vreshtave, u prenë masivisht pyjet etj. Mbetën në këmbë vetëm hidrocentralet, se ato nuk do të mund t’i bënin dot. U shkatërruan, gjithashtu, shkolla, konvikte, qendra shëndetësore, spitale, çerdhe dhe kopshte fëmijësh, kinema dhe shtëpi kulture, vetëm pse ishin “komuniste”. Shumë prej tyre “u zaptuan” dhe u përdorën për banesa nga ata që lanë shtëpi e katandi në fshatrat e malësitë e krahinave të ndryshme dhe që, të nxitur nga politika e mbrapshtë e lëvizjes kaotike demografike, u ngulën në qytetet e mëdha, në toka dhe prona të tjetërkujt, duke i emërtuar “tokë e xanun”.
Tensioni social e politik u rrit në një shkallë të tillë, sa vendi u pushtua nga kaosi dhe rrumpalla. Ishte një tension krejt i paarsyeshëm, i panevojshëm, por i nxitur nga “koka të nxehta” për pushtet, si Bajraktari i ri i Malësive, Sali Berisha, që u bë personi më i rrezikshëm që kanë njohur Shqipëria dhe kombi shqiptar. Ai u ndihmua edhe nga Gramoz Pashkoja, i rritur në të mirat e regjimit komunist, me nënë e babë komunistë, i cili shpalli “terapinë e shok-ut”, “kuotën zero” dhe “Çekun e bardhë”, apo parullën “Qeveria drejton, bota na ndihmon”. Saliu do të përdorte si kobure edhe Azem Hajdarin, i cili do të çirrej e do të hidhej në veprime banditeske, me thirrjet fashiste, si “komunistët në litar” etj.
Atë dimër të vështirë të viteve 1990-1991, me turbullira që po degjeneronin në anarki, udhëheqja e partisë sonë ndihej e shqetësuar për stabilitetin e vendit, për rendin dhe sigurinë, për rrezikun e shkatërrimit të pronës shoqërore, të atyre që ishin ngritur në sistemin e kaluar, si dhe për agravimin e problemeve dhe të vështirësive ekonomike të popullit. Po ashtu, në vëmendjen e saj ishte edhe rreziku i zhvillimeve dramatike sociale në vend, nisur edhe nga grevat, nga shkatërrimet masive që bëheshin kudo nga banda, që frymëzoheshin e nxiteshin nga ide dhe politika anarkiste. Frenimi dhe ndalimi i këtyre veprimeve ishte në rend të ditës. Siç thekson Ramiz Alia në librin e tij të fundit, “Rëndësi të veçantë kishte që të mënjanoheshin sidomos ekseset dhe konfrontimet, që mund të shkaktonin gjakderdhjen”.
Me kalimin e ditëve, studentët nisën të bënin thirrje për t’u hedhur në veprime konkrete kundër simboleve të regjimit komunist dhe të luftës partizane. Kërkesave të tyre ata i shtuan thirrjet për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga emërtimi i Universitetit, ndryshe do të kërkonin dorëheqjen e Qeverisë dhe do të futeshin në grevë urie. Kjo mund të krijonte tensione në vend, sepse paralajmëronte për acarime dhe për konflikte, ngaqë në popull ishin të shumtë ata që nuk donin që të prekeshin figura dhe vepra e Enver Hoxhës.
Unë, si bashkëshorte dhe bashkëluftëtare e Enverit, i ndiqja këto zhvillime me dhimbje të madhe në shpirt, aq më shumë, sepse, shikoja që edhe shokë të udhëheqjes, në heshtje, po përgatiteshin për të lëshuar pe në këtë drejtim.
Në këtë atmosferë të acaruar dhe tensioni, më 17 shkurt 1991, një grup studentësh të Universitetit të Tiranës, u mbyllën në klubin e Qytetit Studenti dhe shpallën grevën e urisë, me kërkesën për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës.
Më 19 shkurt, Ramiz Alia mblodhi Plenumin e KQ për të diskutuar mbi këtë çështje. U bënë mjaft diskutime dhe u tha që të mbyllej Universiteti për një kohë dhe të shpërndaheshin studentët. Ky mendim u hodh poshtë, me arsyetimin se fryma e revoltës së këtyre studentëve do të përhapej tek të rinjtë e shkollave dhe tek të afërmit e tyre në të gjitha krahinat nga ishin. Ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, propozoi të bëhej ndarja e Universitetit të Tiranës, të shkëputej prej tij Fakulteti i Shkencave Shoqërore, i cili të mbante emrin e Enver Hoxhës.
Në fund u vendos që të mos pranohej kërkesa e studentëve. Por këta u ndezën më shumë. Greva e tyre u përdor për të krijuar trazira në Qytetin Studenti, për të grumbulluar turma qytetarësh, punëtorësh, nxënësish të shkollave të mesme, por edhe familjarë të grevistëve, që ishin të shqetësuar për bijtë e tyre. Këta u drejtoheshin familjeve me letra mallëngjyese dhe përbetime se do të qëndrojnë “deri në vdekje”, për realizimin e kërkesave të tyre për “Liri, demokraci” etj.
Ishte e sigurt që studentët mbështeteshin dhe nxiteshin nga forca brenda vendit, por edhe të jashtme, që kërkonin dhe punonin që gjendja në Shqipëri të acarohej dhe të tensionohej sa më shumë. Kjo u duk, kur më 20 shkurt studentët dhe turma që i pasonte, dolën nga Qyteti Studenti, zbritën në rrugën e Elbasanit dhe arritën te kryqëzimi afër RTSH, me synimin e qartë që të krijonin trazira. Turma tentoi të dilte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek Kryeministria dhe te Selia e KQ të PPSH dhe, më tej, te Blloku i udhëheqësve. Por tek kryqëzimi i rrugëve të përmendura, studentët dhe mbështetësit e tyre u ndeshën me “murin” e forcave të rendit. Pas një ndeshjeje, me shkopinj gome e grushte, turma e demonstruesve, e drejtuar nga kunata e Gramoz Pashkos, aktorja Rajmonda Bulku, u spraps dhe mori rrugën prapa Kryeministrisë, për të dalë në Sheshin“Skënderbej”. Ndërkohë, një grup grash ishin grumbulluar para Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe kërkonin takim me kryetarin e Shtetit, Ramiz Alia.
Të gjitha këto ndodhën paraditen e 20 shkurtit 1991. Duke parë situatën, Ramiz Alia vendosi të mbledhë urgjent, në orën 12, Plenumin e KQ, qoftë edhe vetëm me anëtarët që ndodheshin në Tiranë ose afër saj, si nga Durrësi. Mbledhja thirrej për t’u njohur me situatat e krijuara, jashtëzakonisht të vështira, dhe për të ridiskutuar mbi vendimin ndaj kërkesës këmbëngulëse të studentëve për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti.
Por gjatë mbledhjes, Plenumi u njoh me lajmin se turma që mbushi Sheshin “Skënderbej” ia doli të rrëzonte monumentin e Enver Hoxhës. Unë shtanga. Kalova çaste shumë të rënda. E pafuqishme dhe pa bërë asnjë fjalë, u largova nga mbledhja, me lot në sy dhe e dërrmuar në shpirt, sepse mendova që, me këtë akt vandal, sistemi socialist po merrte një goditje të madhe. Vajta drejt e në shtëpi, ku më rrethuan menjëherë fëmijët e mi, të cilët, shumë të dëshpëruar, qanin. Ndërsa unë përpiqesha ta mbaja veten. Pas asaj që ndodhi, ata kishin nevojë për mua, por edhe unë kisha edhe më shumë nevojë për mbështetjen e tyre, për më tepër, sepse ato ditë më munguan edhe shokët e miqtë, të cilët nuk u ndien as në telefon, as të më takonin e të bisedonin.
Ditën tjetër pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në Tiranë, gjendja ime dhe e familjes u rëndua edhe më shumë, madje, na u rrezikua edhe jeta nga sulmet që nisën të ndërmarrin turmat ndaj meje dhe fëmijëve të mi, duke tentuar për ta grabitur dhe për ta djegur shtëpinë.
Megjithëse e tronditur, ruajta qetësinë, tregova vetëpërmbajtje dhe u kërkova në mënyrë kategorike oficerëve të shërbimit që ruanin shtëpinë, të mos përdornin kurrsesi armët, edhe sikur shtëpia të digjej. Shqetësimi im i madh ishte sigurimi i fëmijëve të mi dhe i familjeve të tyre. Unë u qëndroja pranë, sidomos të vegjëlve. Ishin orë të tmerrshme, pasi nuk dinim se ku të shkonim e ç’të bënim dhe se askush nga shokët e udhëheqjes nuk u interesua për atë që po kalonim.
Në ato momente aq të vështira, kur më duhej të mendoja për strehimin e familjes sime prej 15 vetash, ndihesha edhe më e trazuar nga thirrjet e parullat që hidheshin kundër meje, nga kërcënimet që më bëheshin, por edhe se më duhej të duroja edhe marrëzira të paimagjinueshme, kur dëgjoja fjalë se gjoja unë, Nexhmije Hoxha, paskam bërë grusht shteti…
Me gjithë ato që po kaloja, unë mendoja si e si të evitohej e keqja më e madhe që mund të ndodhte, ndonjë përplasje vëllavrasëse, ngaqë grupe komunistësh, qytetarësh, të rinjsh dhe veteranësh qenë ngritur e po kërkonin vënien në vend të monumentit të Enver Hoxhës. Si bashkëshorte e Enverit, unë guxova dhe arrita “ta mposht” zemërimin tim për aktin vandal të rrëzimit të monumentit, që nuk duhej të kishte ndodhur, dhe, si person politik dhe i përgjegjshëm para popullit dhe Atdheut, veprova me kurajë për të mos tensionuar situatën, dhe u tregova e gatshme të sqaroja dhe të qetësoja organizatorët e mitingjeve të ”Vullnetarëve të Enverit”.
Nuk po zgjatem këtu për peripecitë e nxjerrjes me dhunë, brenda disa orëve të familjarëve të mi nga apartamentet e tyre dhe sesi mua më lanë pa shtëpi, sepse për to flitet më pas në libër. Por dua të theksoj se në muajt në vazhdim të këtij viti jam përballur edhe me mjaft momente dhe situata të tjera të rënda dhe të dhimbshme.
Me keqardhje të madhe përjetova valën e dytë të eksodit masiv, të marsit 1991. Gjithashtu, do të ndiqja me shqetësim edhe zhvillimet shqetësuese në jetën e Partisë së Punës. Në situatat e reja të pluralizmit partiak, PPSH u përball me dorëheqjen e Ramiz Alisë nga drejtimi i saj. E prita me habi faktin që, në këtë rast, Ramizi as nuk shprehu ndonjë keqardhje për largimin e tij nga drejtimi i PPSH, por as nuk tha gjë për të ardhmen e saj. Edhe zëvendësimi i tij nga Xhelil Gjoni la një shije të hidhur tek komunistët, pasi kushdo po shikonte se sa poshtë po binte prestigji i Partisë së Punës me këtë zgjedhje.
E rëndë qe për mua edhe mbledhja e Plenumit të 10-të të KQ të PPSH, pasi për herë të parë në atë mbledhje e ndjeva veten sikur nuk isha më në “partinë time”, ku militova prej 50 vjetësh. Në raportin që u mbajt në këtë plenum, por edhe në diskutime, u vu re një qëndrim i dyzuar, një kundërvënie me ato që ishin thënë më parë në Parti, si për vetë PPSH-në, ashtu edhe për figurën dhe veprën e Enver Hoxhës.
Edhe zhvillimi i Kongresit të 10-të të PPSH më solli veç trazime. Ai qe krejt i ndryshëm nga të nëntë kongreset e mëparshme të Partisë. Pjesa më e madhe e delegatëve kishte mjaft rezerva për ato çka ishin bërë në parti dy vitet e fundit dhe nuk ishin dakord me ndryshimet që propozoheshin për “rinovimin” e Partisë dhe as me qëndrimet që po mbaheshin aty për figurën dhe veprën e Enver Hoxhës.
Edhe tani më vijnë ndër mend ato emocione të mëdha që ndjeva, kur mora fjalën për të diskutuar. Gjatë seancave të mëparshme kisha dëgjuar të flisnin kundër Enver Hoxhës edhe disa persona, të cilët, sa qe gjallë Enveri, e kishin ngritur në qiell, kurse tani lëshonin kundër tij një lum akuzash dhe kritikash. Po mohoheshin nga të ashtuquajtur komunistë një histori 50-vjeçare e lavdishme, atdhetare dhe emancipuese e Partisë së Punës dhe udhëheqësi i saj, Enver Hoxha. Për më keq, po tentohej t’i ndryshohej emri Partisë, gjë për të cilën unë shpreha mosmiratimin tim. E kisha të qartë: ky do të ishte kongresi i fundit i Partisë së Punës.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike, në Kuvendin që mbajti në shtator 1991, nuk do të mungonte të merrej përsëri me personin tim. Ajo kërkonte me insistim të hakmerrej ndaj meje, si bashkëshorte e Enver Hoxhës, dhe mundohej të krijonte bindjen dhe të përgatiste terrenin që unë të mos lihesha e qetë dhe e lirë. Lideri i PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar në Kuvendin e PD-së se “Nexhmije Hoxha është e fuqishme”, në fakt, synonte t’i hapte rrugë thirrjes së hapur që PD-ja do të bënte në mitingun e tetorit 1991 për arrestimin tim. Madje, vetëm pas një muaji, po ky Sali Berishë do ta vinte arrestimin e Nexhmije Hoxhës si kusht për mbajtjen në këmbë të Qeverisë së Stabilitetit.
Nuk mjaftonin këto që po ndërmerrnin forcat antikomuniste ndaj meje, por në ato momente të rënda për mua, po më linin një shije të hidhur edhe disa qëndrime joetike të shokëve tanë. Më rëndoi në shpirt fakti që më 23 Nëntor, kur u organizua përkujtimi i përvjetorit të Themelimit të Rinisë Komuniste, mua nuk më ftuan, edhe pse kisha qenë e vetmja shoqe pjesëmarrëse në Mbledhjen Themeluese dhe e zgjedhur anëtare e KQ të Rinisë që në vitin 1941, në krah të Qemal Stafës. Në këtë veprimtari përkujtimore ishte i pranishëm edhe Ramiz Alia, por as ky nuk më kishte thënë gjë. E prekur nga kjo, vajta e takova Ramizin Alinë dhe i thashë përse ngjau kështu. Ai u justifikua, duke më thënë se atë veprimtari e kishte organizuar Liseni (Bashkurti, atëherë Sekretar i Parë i KQ të Bashkimit të Rinisë) dhe vetë Ramizi, kishte vajtur aty thjesht si i ftuar.
Me sa dukej, sulmet e forcave antikomuniste ndaj meje, këmbëngulja e tyre për hetimin dhe arrestimin tim po bënin punën e vet. Kjo këmbëngulje e tyre, mua nuk më habiste aspak. Unë, e qetë dhe e ndërgjegjshme se nuk kisha bërë asnjë krim dhe as ndonjë vepër penale, jo vetëm që iu përgjigja thirrjes për t’u paraqitur në hetuesi, por me kurajë dhe pa ulur kokën përballova edhe pafytyrësinë e shërbëtorëve të pushtetit që, për turpin e tyre, kryen në mënyrën më të ulët dhe befasisht arrestimin tim, drejt e nga seanca e hetuesisë, më 4 dhjetor 1991, thjesht për motive politike dhe vetëm pse isha bashkëshorte e Enver Hoxhës.
Me këtë veprim të padrejtë dhe hakmarrës, duke më çuar burg, në një qeli të sigurisë së lartë, në moshën 70-vjeçare, do të mbyllej për mua viti 1991, viti më i rëndë i jetës sime politike dhe personale.(Përgatiti: Xhevdet Shehu, Dita)
Sa mjerimin ia keni shkaktuar popullit shqiptar klika juaj komuniste e udhëhequr nga burri juaj – që ti e di më mirë se të gjithë të tjerët, përjetimi yt është i merituar, ty e as një komuniste tjetër, askush nuk dëshiron të ua sheh suratin.
Jo popullit Arta jo por nje klike kriminelesh gjaku i te cileve rrjedh edhe ne dejet e tu. Dhe ua ka bere mire qe ai sistem u leroi te katermbedhjetat sepse i pame pinjollet e tyre pas 1990 qe vodhen, plackiten pasurite kombetare, nxiten krimin dhe prostitucionin dhe e bene Shqiperine te tregohej me gisht ne tere boten. U shofte soji juaj i mallkuar Arta
Ti moj Emili me sa duket i perket pakices se vogel te popullsise se qyteteve qe nuk vuante per buken e gojes ne fund te viteve 90. Harron qe pjesa derrmuese e popullsise kooperativiste hanin buke misri thate apo edhe buke me uje e me sheqer ne kete periudhe. Dhe sipas statistkave te regjimit 2/3 e popullsise jetonte ne fshat.
Nexhmija ti ndertoje nje Monument per se gjalli Saliut se u “denua” me ndonja 1-2 vjet burg per kafe ku iu krijuan te gjitha kushtet. Normalisht ajo, Ramizi e ndonje tjeter meritonin te perfunonin nen plumba si Çaushesku me Elenen ne Rumani per pushkatimet burgosjet e internimet ku perfunduan me djetra mijra te pafajshem
E more komunisti idealist akoma nuk e ke kuptuar se Enveri ishte thjeshte si figure se e kishin hemuar e nxjerre jashte loje me kohe.Ekonomine e vendit e sabotonin rregullisht pa u trazuar nga brenda krimbat qe ai sistem i kishte mbajtur ne pellembe te dores me rroga e poste te larta.Por tamaja e tyre ishte e madhe dhe e vetmja menyre per te plotesuar nepset e tyre ishe ndryshimi i sistemit.Dhe ja ku i kemi sot borgjeze dhe miliardera pa punuar dhe te paprekshem nga ligji.
Si na qenka tmerruar shoqja Nexhmije??!!Ne kemi mesuar ne historine tone. Qe gjermani dridhej nga Nexhmija dhe shoku Enver. Sapo degjonte emrin e tyre. Dhe me pas filloj te dridhej dhe Amerika nga Nexhmija dhe shoku Enver. Sot po na degjojne veshet gje tjeter. Cudi.
Arta mire paske thene qe Enveri dhe Negjmija ishin pergjegjesit kryesor qe nuk hapen nje bordello ku do te ishe njeshi duke peshtyer bolet e komunisteve
Tani moj Arta me ardhjen e saliut bordellot i ke ne cdo cep ku Hermes Nikaj po i vendos ne radhe kurvat duke lepire bolet punetoreve te shkret qe akoma e 30 vjet
Arta nese nuk e ke fut emerin ne list vrapo tek platforma wwwdemokracia.com dhe te garantoj se do punesohesh dhe ti.
Enveri i dha emerin shqiperis moj bushter se yt at ose dhe ti vete kure kishe nevoj per vizit tek mjeku shkoje me duar ne xhepa pa te vajtur mendja se mjeku don leka
Arta nuk ta ka fajin enveri po Hermes Nikaj qe nuk te fut ne listen e atyre femerave qe harbohen nepermes int pa arritur dhe deri ne hotel
Good luck bich
Arta! As nje mjerim nuk i kane sjell ketij vendi,shqiperise,por plot te mira dhe nje jete plot lumturi ai sistem apo Enver Hoxha dhe Nxhmija.Te zezat dhe mjerimet e medha i solli Sali Berisha me huliganet e tij qe e shkaterruan e dogjen dhe e kthyen ne shkrumb e hi shqiperine.Krijimi i pd-ke qe nje zi,nje fatkeqesi per shqiperine,sepse ajo erdhi me te gjitha tersellemet,me te gjitha te keqijat e saj dhe i solli deme te medha, aq sa populli shqipetar nuk i kishte pare kurre ne historine e tij.Ato qen ditet me te mjeruashme se, pd-ke ne emer te demokracise, katandisi shqiperine ne piken me te zeze aq sa edhe sot simptomat e saj edhe sot jane te pariparueshme dhe te paharrueshme.
Por ju kundershtaret, qe kini patur mizen ne kesul, flisni nga bytha dhe nuk dini si te shani e te ofendoni Enver Hoxhen apa gruan e tij Nexhmijen qe dhan kaq shume per shqiperine,e bene nje vend te begat me uzina e fabrika,kombinate moderne,nje bujqesi te perparuar qe na kishte zili bota.Te gjitha ato qe shkruan zonja Nexhmije ne kete shkrim,jane mese te verteta.
Arta
As këta të tjerët gjë nuk bënë në kurriz të popullit u bënë milioner bënë pallate pasuri gjithandej dhe sot qdo fëmij merret me drogë klane vrastare jetë e shtrejt dhe e rrezikshme vriten njerzia në shtëpi në duqane në banka bile në atë koh ka pas rend,sot veq nëse ke lek je mbret po studio pa lek ikën rinia nga grabitqaret edhe atje edhe në Kosovë ,nuk po e mbroj askend i njejti sistem veq ftyra të poshtra. Yzi
Kjo eshte qesharake. Me shume qendroi ne burg Nano se Nexhmija. Nexhi ben si e traumatizuar persa i perket ngjarjeve te 91-t , sikur nuk e dinte qe Ramizi ia kishte kaluar pushtetin nje te besuarit te tij.
Ndoshta je ende gjall qe perendia te len te vuajsh per se gjalli por mbasi nuk ta kan bere si Cauashesku ti ke pshtuar qe as nje shtet diktatorial ne bote nuk ka dite aq keq me i ba popullit te vet dhe ende llomotit more e ve e zeze qe ska ku shkon me keq.
Keto qe shkruan ti o nexhmije i lexon ketu tek tema cdo dite… Shkatrrimi I shqiperise ne emer te anti komunizmit ishte katastrofa me e madhe qe perjetoi shqiperia.. nje shkatrrim i papare , nje egersi dhe nje rrugaceri qe ka lene gjurme edhe sot e kesaj dite… Por ti je e fundit qe ankohesh sepse Saliu ashtu si edhe Gramozi ishin te privilegjuarit e komunizmit dhe femijet e tu kalonin pushimet me Saliun. Ishte doktori I bllokut dhe sekretar parties, bridhte neper Evrope si pak te tjere. Pergjegjsi per vitet 90 e ke edhe ti shoqja nexhmije qe e late vendin ne duart e plehrave dhe anti shqiptareve.
Yeap!!!
Pothuajse te gjitha jane te verteta. Sali Berisha ka qene masha e sherbimeve te huaja dhe reaksionareve te vendit per shkaterrimin e Shqiperise. Ky eshte nje akt i paster kriminal kunder popullit dhe Shqiperise. Sa do i poshter te ishte sistemi ku rriti dhe diplomoi koken e ndyre te Sali Berishes dhe gjithe te tjerve nga pas te cilet kishin nje reputacion ne shoqeri dhe kane qene te privilegjuar me shume nga te gjithe etj etj pra nuk duhej arritur deri ne shkaterrimin e pasurise se popullit. Nexhmija eshte njesoj sikur tani te themi ne per Liri Berishen dhe ta gjykojme per kafet qe ka pire pavarsisht qe ai rregjim i asaj kohe ndertoi aq sa mundi dhe nuk shkaterroi apo hodhi popullin ne rruge sic bene keta. Berisha apo Liria nuk duhen gjykuar as.per kafet e pira dhe as per drekat e darkat por per akte kriminale armiqesore kundra Shqiperise dhe popullit Shqiptar. Faktet jane pa fund dhe do duhen dite e nete ti shkruash. Shpresojme qe drejtesia te veproje ndaj ketyre krimineleve me damke.
Ti duhej te ishe ne burg moj e pacipe por shqiptari eshte tolerant deri matane injorances. Si te ze gjumi me gjithe ato familje qe keni vrare e shkaterruar dekada me radhe…?? Shtrige!!
O Cudia O plehre qe solle plehrat prej 30 vjetesh, o funderina qe u ngritet nga fundi i dheut. Nuk flitet keshtu me nje grua heroine o bir bushtre.
Fjalet e tua i shkojne mire per shat asaj cfare do te thote Cudia me “matane injorances” . Ti Savet duhet te kesh qene ndonje rroje kufiri ne kohen e e Enverit. Ki respekt per mijera vete qe jane torturuar e pushkatuar me gjyqe te shtisura. Respekt per kete popull qe eci neper dekada me breke neper kembe. Shiko ku jane gjitonet tane sot… Saliu ishte njeriu i ri qe kaliti Partia. Enveri vdiq dhe la litarin mbrapa… Ne vazhdojme vuajme si komb. Te gjithe duhet te denojme te kaluaren.
E THOTE FIKS SI KA QENE. MESJETARI MALIK SALI SERBI E SHKATROJ KETE VEND PERFUNDIMISHT!!!
Grua e ,pacipe, pa asnje ndjenje fajsie! …po shoqen tende, fiqrete sheshu, a e kujtove nga biruca….po femijet e vrare e te vetvrare pas pushkati it te prinderve te tyre a tu kujtuan ndoniehere?
E gjora Shqiperi londineze ne cshkalle ke rene! Na prezenton si viktim nje protagoniste qe gjitheandej!
undefined
Vellavrasjen dhe krimet I filluat ju dhe bashkshorti juaj duke eleminuar shoket e shkolles,te luftes ,te punes deri te perzgjedhja e S.B per te vazhduar kauzen tuaj .Ndertuat nje Keshtjelle me Rere ,qe e mbajtet ne kembe me dhune dhe mjerimin e njerzve.Ju mesuat te flisni shqip ne moshen 6 vjec,si nje mbeturmbetur turke i justifikoni veprimet tuaja.Nuk e di cfare ADN kishte Hoxha ,pervec se kriminel i Lindur,qe mori kaq jete njerzish! Zoti ju dha jetgjatesi qe te perjetoni cdo dite krimet qe bete.Ne fund te jetes mundohuni te tregoni qe jeni Njeri,te kerkoni falje per krimet e bera jo vetem per viktimat ,por per shpirtin dhe femijte tuaj…
Janë të gjitha të vërteta. Por është prodhini juaj i njeriut të ri socialist. Berisha me shokë ishin pjella të sistemit, dhe meqë sistemi ishte bastard, edhe pjellat janë bastardë.
Ne te gjitha ke te drejte, pervec pjeses se pare : ” ngaviti 1991 …. deri tek Forcat e huaja padyshim ndihmuan/veoruan”.
E verteta eshte se nje bust bronxi i rrezuar ne toke nuk dhemb, nje pseudo arratisje e harruar, nuk vlen, nje denim per Kafe nuk vlen per te treguar “vuajtje e tmerr” nga nje rregjim i ri, per keto mund te flasin bujq, shites, minator, e fshatar e puntor te burgjeve te sistemit tend, ata mund te bejne krahasimin e vuatjeve te tyre me tuajin.
Tani pjesa e dyte, e verteta e thenieve, cfare vlere kane ato ne gojen tende?! Ti vec e sfumon dhe i jep “gurin” Sales qe ta perdore per “turmat pa shkolle” qe numerikisht jane me shume se ato me mend, e te arsimuar. Pra cili eshte qellimi qe te coj ne nje interviste te tille? Ti me Shoket e Partise sic i quan, vendose Saliun, te perzgjedhurin tuaj, sot ne pizita te dobeta, me shume se mun te flasesh kunder tij, nuk e ndihmon asgje me shume….
Nxorren nga shtëpia një familje prej 15 vetësh. O zot,
nga tre milion banorë, maks. Dy mijë njerëz kishin shtëpi që mund të quhej e tillë. Pjesa tjetër jetonte në brima ku pa përjashtim bie fjala gatuhej në hale.
I kam perjetuar dhe une ato vite (1990-1992) ku gjithçka e ndertuar prej mundit, sakrificave tona si popull, u shkaterrua. Jo vetem u shkaterrua ekonomia (ajo edhe rivihet), por me e keqja na u shkaterruan principet e shoqerise, normat, raportet sociale, zhvillimi intelektual.
Edhe pse mund te kene ndikuar rryma te huaja, mendoj se pergjegjes jemi vet ne shqiptaret, nje nder shume gabime qe beme eshte zgjedhja e gabuar qe kemi bere dhe bejme e njerezve te cilet kane drejtuar dhe drejtojne kete vend.
Me vend qendron shprehja: I miri i shoqerise (ne vende te huaja), i keqi i shtepise (vendi yne)
Une nje gje fare te thjeshte per cdo lexues qe i ka perjetuar ato ngjarje , e me pas , nuk e “kuptoj” , cila eshte ajo gje? Pse Nexhmija e ndan fatin e saj, Partise, Enverit nga shoket e tij me te vjeter te BYROSE, te cilet vete , edhe familjarisht hoqen te njejten perndjekje nga ato individe dhe faktore Antikomuniste. Dhe kete qendrim Diktatorial , mbreteror, ajo e mban dhe shperfaq ne te gjithe memuaret e saj pas vitit 1991???!!!. Duhet nje Pergjigjie. Sepse keshtu sic ajo flet e shkruan perjeteson Diktatorin dhe jo Unitetin Parti- Parti dhe ate Parti – Popull. Pra, rrezon tere filozofine e PPSH. Tung..
Nexhmija te dashur komentues,u denua nga gjyqetaret e Berishës për shpërdorim detyre duke abuzuar me kafe,. Kujtoni sot ku rron Berisha, Meta e mona, Luli e sorollop që erdhen pas Nexhmijes dhe jane apo duan pushtetin. Tridhjet vjet e njëjta histori me vrases e pasanikë, këtë ne ja kërkojmë akoma Nexhmies, ndersa këta qe na udhëheqën tridhjetë vjet, trashin qafen ku vilat e tyre jua kalojnë atyre te Enverit i cili doli dhe pa shtëpi e pronë, ky ështe realiteti ku më mizor dhe të pa ngopur janë këta që sot na udhëheqin dhe ata që nuk po durojnë te vijnë në , kështu ka qënë e kështu do jetë.
Sa mendje te kthjellet qe ka, i sjell me saktesi dhe vertetesi ato momente historike te Shqiperise.
Do ishte mire qe kjo si ish zonje e pare por qe dhe mendjen e ka ne rregull te na fliste per ata ish shoke te luftes qe burri kesaj i vrau nfa 1944 e deri sa vdiq, per kunatin nuk ka nevoje pasi eshte ceshtje e brendshme familjare,nuk besoj se shoqja Nezhmije do thote se Enveri nuk dinte gje,sa per Salihin vete kjo ka thene se kishte ludhje e vjerra me UDB,athere si e la kjo qe burri Sllobodankes te hynte doktorr ne bllok,aq me teper bente dhe photo me te.
Zagar, J, Asnje nuk ka vrare Enveri, Ata u denuan nga ligjet e kohes,ose si spiune, ose si diversant e klysh diversantesh ose si zagare qe intrigonin kunder regjimit per te na sjelle kete regjim moster.Klyshet e ndyre si puna jote dolen ne skene kur iken heronjte dhe ata qe i dilnin zot vendit.
SAVETI – KUSH I BERI LIGJET NE PARLAMENTIN NJE PARTIAK, ME PARTINE KU ISHTE KRYETAR VETE GJATE GJITHE DIKTATURES DHE QE E UDHEHOQI ME DIKTAT DHE GJAKDERDHJE?
JU ishit bashke me Enverin tend qe nxoret Sali Berishen,Gramoz Pashkon e te tjeret ,dhe tani flisni sikur ju dhe regjimi I juaj isjte me I mire se ,ajo qe beri Sali Berisha me kompanin e tij shkatrimtare,pjella juaj ,solli malokerin dhe thoshte per Token e xanur, ju I bete varin njeri tjetrit duke I perkedhelur ,duke I dhene dekorata ,dhe pastaj I vrate si armiq dhe duke I bere atentate
Prandaj eshte mire te mos flasesh per ato qe keni pjelle vete ,VETEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
Nexhmije Hoxha harrove se nè krahèt tauj u rritèn Pashko dhe Berisha janè nènproduktet e komunizmit gjakatar i cili pèr 50 tè vjet eleminoj ajèn e intelektualève shqiptar.Nuk merrte frymè populli pèr faktin se nqse kalonin mè shumè se katèr vjet zbuloheshin grupe puçiste,armiq,sabotator,agjitacion propagand njè regjim totalitar qè e gjejm vetèm nè Rusi ato vite dhe Koren e Veriut sepse mè shumè se kurr.Ju flisni se jeni trembur,ju meritonit burgun pèrjet dhe puthni kryqin nuk ju asgjesuan si miqt tuaj rumun.Nga 1941 gjer nè 1990 èn janè me qindra djem vajza intelektual,ushtarak,etj etj qè regjimi juaj i fshiu me njè tè rènè lapsi duke i vrarè vetèm pèrse mendonin ndryshe nga idiotèsit tuaja tè kongreseve dhe plenumeve dhe mè e keqja komandohej vendi me njè dorè tè hekurt policore ku babai kishte frik nga djali e anasjelltas.
Ju si femèr ,nèn,gjyshe, si nuk tè shkoj nè mèndje njèher vrasèsit qè kishe nè krah,ore çpo bèjm ne me intelektualèt ,pèrse po pèrdorim ligje kaq tè forta ,apo ju pèlqente tè dyve tè komandonit shqipèrin .Nuk ka logjik tè pèrdorej kjo hakmarrje ndaj cilido qè e mendonte ndryshe,nè hungari jo,rumani jo,bullgari vetèm greqia pati gjer nè 1949 èn raprezalje midis tè majtès dhe tè djathtès por nè Shqipèri ne u kthyem nè laboratorin e armiqève ,po tè hedhim njè sy historisè nga 8 Nèntori i 1941 gjer nè 1990 èn èshtè njè tragjedi e vèrtet.KGB èshtè tallur gjith jetèn me ju dhe ju çfar bènit i merrnit tè gjitha informacionte pèr tè sakta dhe mbushèt shqipèrin me gjak siç edhe veproj Berisha nga 1990 ta gjer sot.Falèndero zotin qè ju la gjall ju keni shum shumè mèkate ndaj popullit shqiptar sepse ishit krahu i djatht i burrit tuaj,pèrfituat nga gjaku i 28, 000 mij dèshmorève dhe shtypèt çdo zè civil demokratik duke e kthyer shqipèrin nè njè Kukuvajkè qè lèngonte.Kryet ekperimentet mè idiote karshi popullit dhe ndaj ekonomisè, as nè kohèn e Zogut pèrshmb nuk kishte emigrim nga zona e Jugut dhe Jug Lindjes e shqipèrisè mjaftonin dy dele ,dhi,njè derr apo lopè,na vdiqèt pèr tè ngrèn zihej rradha pèr qumèsht nè ora 03 tè mèngjezit,tollona pèr mish, etj etj mos tè kujtojm tè tjera idiotèsira .Ikèm si lopèt pa kthyer kokèn pas vetèm nga frika dhe mjerimi i ideve tè çmendura komuniste,a nuk ishte rezultat i diktaurès ikja nga shqipèria nè 1991 e mijra shqiptarève?Asnjè nuk ikèn me dèshir nga shtèpia e vet,duhej tè ishim zvicera e europès por u kthyem nè njè gropè tè ujrave tè zeza falè komunizmit dhe si pasoj edhe,e,Hoxha,Pashko Berishès,hènkshi kokèn tè ju qè na komanduat gjer dje por edhe bastardèt qè u rritèn nèn çatit tuaja dhe drejtojn sot shtetin si nè qeveri dhe opozitè.
Shkurt sali bastardi i udb…solli ate qe deshen …shkaterrim totalitar….fuck….s.b.
Flm komentuesit Nik,keni lexuar mendjen e sh.shqiptareve! Nuk eshte shkrimi i vejushes kriminele,por i mbetjeve komuniste qe kane ne dore pushtetin,qe per te zgjatur pushtetmbajtjen,bejne te njejtat veprime si paraardhesit e tyre,Eleminimin e njeri tjetrit,te seleksionit brenda llojit….
Hahaaaaa..talini buthen me kete milet…po ki ka aleance me solide se Hoxha-Berisha…
Salihi & Co ishin produkti, njeriu socialist i sistemi qe ndertoi dhe mbajti per 45 vjet Enveri. Enveri nuk kishte ate inteligjence te kuptonte qe nje dite do te ndahej nga kjo bote dhe frutat e pune se tij do ti mblidhnin pjestaret e familjese se tij – gruaja, femijet, nipat e mbesat. Tragjedia eshte se Shqiperia dhe shqiptaret e paguan shtrenjte nga njeriu i ri socialist.
Kur do vij apo dite qe ti jepet fund Barbarise se ketij populli dhe te mundesohet te jetojne ne Civilizimit?
Nuk ke faj ti mij bushter komuniste se kishe mbas komunistin Sali qenin, prandaj u be kjo katrahure gjoja demokracie ti me gjith pjellen tuaj duheshin varur qe diten e pare…
Nuk ka gje ,
Edhe gruas se Mussolinit i jepesh hapesire ne media pas luftes se dyte … thjesht… njerezut kane kuriozitet per filmat horror dhe monstrat.
Nexhmija duhet te kuptoje qe legacia e Enver Hoxhes u zhduk ne 5 vjet pas vdekjes. Turmat qe bertisnin para tribunes kur dilte ne 1 maj i vune litarin bustit pese vjet me pas. Enveri qe vrau pothuaj te gjithe shoket e bashkepunetoret nuk la asnje legacy. Edhe Zogu qe qendroi 10 vjet ne pushtet la pak legacy. Titoja i Jugosllavise la legacy. Enveri perfundimisht ishte nje asgje. Nese dikush tjeter nga komunistet shqiptare do kish marre pushtetin do linte pak legacy e do kujtohej sepse sistemi socialist beri te goxha mira (dhe te keqia) prandaj nese dikush tjeter do ish ne krye te partise do linte nje legacy por Enveri ishte zgjedhja me e keqe e mundshme per sistemin komunist. Balte ishte kur ish gjalle balte eshte edhe tani
Erdhi dita qe te beje dhe e shoqja e dreqit si viktime dhe heroine. Ptuj fare e poshter, qe mbajtet shqiptaret 50 vjet peng e qe i percate ne ate fare feje sa as sot nuk behen dy bashke. Ka goje e ankohet, kur asgje nuk i ndodhi. I duket persekutim se hodhen parulla, kur duhej te ishte e varur ne litar. 50 vjet keni vrare shqiptare te pafajshem, te ditur e te zot, para e pas shpine moj neperke e ndyre. U shkerdhyet e u keqperdoret nga jugosllavet, e u bete aq dem shqiptareve e Shqiperise sa as serbi e greku nuk u ka bere. U djegsh ne ferr aty ku po digjet enver dreqi.
Savedi ka te drejte,ai vrau zagaret,po ja qe nuk i vrau dot te gjithe se vdiq,ka ngel edhe ndnje si puna ketij qe vjen komenton ne gazete me emrin saved,o pall po si ka mundesi te gjithe shoket e luftes ti dalin zagar,te ishin te tille e kishin heq qafe me kohe,ata mund te quhen dritshkurter qe i besuan jevgjitit te Gjirokasteres,kjo po eshte e vertete.
Labi, çmut lab je ti mor bir bushtre qe u ngjalle kur u shkretua vendi dhe dinjiteti i shqiptareve mori rruget e mjerimit dhe skllaverise o pleh qe i gezohesh mjerimit te vendit tend
Enveri siq dihet per ata qe duan ta dine ishte vetem nje vagabond kurvar pa shkolle dhe pa moral qe mendonte se qe me i dituri rob qe ka pas ky komb aq sa i dukej vetja se mund te matej edhe me Bashkim Sovjetik Kine E Amerike bashke
PO BENI KUJDES O POPULL se edhe ky qe kemi sot Vagabond eshte dhe te tilla komplekse ka treguar BYTHETALLES ME MILETIN
Artist taman!!!
Avni, Ku e gjen sigurine ti qe thua se ka qenen vagabond? Ke prova nga vetja mor felliqesire, apo ke ndonje nga ato te shtepise o palaço.
O Savet! U lodhe due bere komente. Tre te tha Nexhmija te beje por ti i fillove me radhe o bir. Duket qe ke qene nga ata komunistet e pararojes ti qe do te mburresh se e mbarove shpejt normen. Ja pra ky ka qene populli yne dikur. Bageti hesapi! Bej cfare thote Partia, Nexhmija dhe Salija.
O ti me emrin INJORANT KOMUNIST… O zoraxhi kolaboracionistesh dhe zagar diversatesh…Hahahaha, ka dhe si ty, Po do te bej nje pyetje ,ku ne vrime te satëme fshiheshe o zvaranik kur shqiptaret ndertonin vendin dhe shtetin? Ku , thuaje hapur funderine, Jam i sigurte qe ske lene vrime haleje pa futur koken.Ato bagetite ,mor moral zgjyre , socializmi i la ne mesjeten zogolliane dhe beri fabrika e uzina, beri shkolla e spitale, beri stadjume e teatre. Po ti je soji i atyre qe e lane vendin me brekushe dhe kandilin e vajgurit ne mos te pishes.Te ardhi dita ty kafshe te ndysh ne rrjetet sociale dhe ti gezohesh te vjellave te tua.Bota rrotullohet mos harro, bej vendin gati tek gjirizet, ti dhe plehrat si ty.Ndiq zakonin e paraardhesve te tu.
Njeriu i zi antishqiptari sadisti sali berisha i ka sjellë kaq fatkeqsi këtij vendi dhe populli saqë e ka bërë nexhmien të duket lule para tij.
O Mero prostituta, te njohin te gjithe se kush je. Ti vet i ban komentet ose gjen disa trapa. Ti qifsha tan robt o buk shkale. Une te njoh shume mire kush je. Ti kujton qe me lajkat e tua, ja ban qefin edit,?! Ai po te perdor o legen, o spiun e ish sigurims i pa bese. Rracen ku ta kesh, ty e gjithe atyre qe shajne Tropojanet dhe Sali Berishen. Ju jeni shume te lidhur me Serbine e Rusine o pederasta me ne krye edvin trapin. Po me shau ndonjeri, do tja q….tan robt ku do qe te jete.
“Shoqja” Nexhmije. Ju korrët ç’mbollët…
Do ju sugjeroja të kërkonit ndjesë për pushkatimet me e pa gjygj, vuajtjet, burgimet, internimet dhe persekutimet, mbylljen hermetike të vendit, shfarosjen e intelektualëve, e shumë të zeza të tjera që u shkaktuat shqiptarëve për 45 vjet!
E arritët kulmin me prishjen e familjes, bërthamës më të shenjtë të jetës njerëzore! Bëtë të kallzonte vëllai vëllanë, nusja burrin, baba birin e anasjelltas …
Vetëm pas kësaj ndjese, ajo pjesë e punëve të mira që u bënë në atë sistem, kryesisht me djersën dhe mundin e shqiptarëve, do të mund të vlerësoheshin.
Ishallah e ha mortja një ore e me parë Sali Berishen që i solli kaq fatkeqsi Popullit Shqiptar.Respekte Z. Nexhmie.
Me habit qartesia e mendjes se kesaj gruaje 100 vjecare dhe ndertimi me aq saktesi i ksaj historie gjysem shekullore te sundimit totalitar te bashkshortit diktator e te pameshirshem kunder tradhetareve e”tradhetareve” armiqeve dhe “armiqeve”te mbreteris ku sundoi me ate dor te hekurt , qe te ruaj me cdo kusht pushtetin qe ariti te fus ne dor , kte vend feudal e te prapambetur, te zhytur ne eresiren e injorances ,anafalbetizmit ,varferis ekstreme , njerzish gjysem te eger ritur kasollesh ,buz kenetash qe para mbretit Zog udhehiqeshin nga kacak familjesh, qe her forcohesh njera e her tjetra , per ti mbajtur kta bujkrober ne sherbim te tyre ! Nuk po dua te flas per mbretin Zog,emisarin qe derguan armiqt e perjetshem , per te krijuar shtetin e nje Kombi pa shtet e ta kishin pjes te tyre ne sherbim te tyre ! Por nuk dua te bej histori qe ska shqiptar qe nuk e di kte realitet te hidhur ! Por le te kthehemi tek kujtimet e shoqes dhe bashkeshortes se Enver Hoxhes, qe kte popull e nxori nga eresir shekullore me vepra qe brenda nje kohe te shkurter i ktheu faqen e beri mrekullira , qe zor do ja arinte dor njeriu ,apo udheheqesi sado i madh ! Por le te ndalemi pak ktu sh.Nexhmie ! Thon qe medalia ka dy an e nuk mundet te mos flasim per ate qe mban ne vetvete anen tragjike ,makbethiane te historis tuaj me aq shum gjak ,krime e internime pa fund ! Po te mendosh nje popull kaq i vogel dhe siperfaqe po te vogel , te ket histori kampesh perqendrimi e burgjesh ,pushkatime ,burgosje e internime pa fund deri edhe 45 vjet pas ardhes tuaj ne pushtet ,nuk besoj se do gjesh diku ! Juve goditet pa meshir intelektualet qe nuk mendonin si ju ! I shuat nga faqe e Dheut sidomos ne Shkoder e kudo ! Goditet tradhtar e “tradhtar”e krimineleve qe ju dhat doren ishin bashkudheheqes me ju e kur ju afrua fundi i qeruat qe te ruani pushtetin ! Me kasaphanen e “luftes klasave”elminuat te that e te njom ! Sektretaret e partive “shtypnin” inteligjrencen e shkolluar , se atyre ju besonit dhe ata “ushqenit” Dhe ndonese luftuat tradhetin aq eger ,e lat mbas tradhtin, per ti ber kte katastrof Kombit ! Goditja qe i bet intelektualeve dhe inteligjences i ra bumerang sot Shqiperis me kto ftyra qe dolen nga barku juaj ! Sali Berisha esht nje prej tyre Bej nje analiz kush usheheq Shqiperin kto 35 vjet e na jep nje konkluzion e mos i laj duart si Pilati ! Askush nuk esht i pa gabushem vec Zotit…
TWO WRONGS DON’T MAKE A RIGHT!
NDERSA PER TE GJITHA ATO QE THOTE PER SALI SERBIN DHE GRAMOZIN KA 100% TE DREJTE 45 VJET DIKTATURE NUK MUND TI REHABILITOJE. ASHTU SIC NUK DO TE MUNDET TE REHABILITOJE BURRIN E SAJ, DIKTATORIN GJAKATAR ENVER HOXHA. SHQIPTARET E DIJNE SHUME MIRE SE CFAR I BERI ENVER HOXHA KETIJ POPULLI SI EKONOMIKISHT, SI MENDERISHT. AQ DEME KA SHKAKTUAR NE PSIQIKEN E KETIJ KOMBI SA AKOMA PAS 29 VJETEVE NUK PO E MERR DOT VETEN DHE TE SHOHE PERPARA E TE PUNOJNE E NDERTOJE PER TE ARDHMEN NE HARMONI E BASHKJETESE DUKE PRANUAR NJERI-TJETRIN.
THE ROAD TO HELL IS PAVED WITH GOOD INTENTIONS!
KOMUNISTET ME NE KRYE DIKTATORIN ENVER HOXHA KISHIN IDEALE SHUME TE MIRA POR PER TE ARRITUR ATE IDEAL HUMBEN RRUGEN NEPER XHUNGLEN E FERRIT TE IDEOLOGJISE STALINISTE. EKZEKUTIMET, INTERNIMET PERSEKUTIMET ISHIN KRIME TE DIKTATURES DHE NUK KA ASNJE JUSTIFIKIM PER TO SHOQJA NEXHMIJE. SHTETEZIMI I PRONAVE ISHTE GABIM EKONOMIK, QE E DOBESOI PRODHIMTARINE NE BUJQESI DUKE HEDHUR POPULLIN NE GJENDJE URIJE. PO ASHTU 7501 ISHTE GABIM EKONOMIK QE I NDAU TOKAT NEPER NJESI AQ TE VOGLA SA QE FERMERET NUK BENIN DOT ASGJE ME TO DHE U DETYRUAN TI BRAKTISNIN E TI LININ DJERRE DUKE LENE POPULLSINE E SHQIPERISE NE MESHIREN E BAMIRESIVE PERENDIMORE. KESHTU ESHTE KUR UDHEHIQET EKONOMIA ME VENDIME POLITIKE NE VEND QE TE PYETEN VETE PRODHUESIT SE SI ESHTE ME E MIRA PER TI MARRE MAKSIMUMIN E PRODHIMIT GJESE. NE VEND QE TE PYETEN EKONOMISTET, AGRONOMET, VETERINERET, INXHINIERET, MJEKET ETJ MBLIDHEN CA LLAPAQENE, DISA PREJ TE CILEVE JANE EDHE AGJENTE TE BEOGRADIT DHE ATHINES, NEPER ZYRA DHE MARRIN VENDIME POLITIKE QE KANE 75 VJET QE VETEM E RRENOJNE KETE VEND. TOKAT DHE PRONAT DUHET TU ISHIN KTHYER PRONAREVE NE 91 DHE KESHTU DO TE SIGUROHEJ VAZHDIMESIA E PRODHIMTARISE BUJQESORE BLEGTORALE PA NDERPRERJE TE KOTA. FABRIKAT,UZINAT, KOMBINATET E MINIERAT NUK DUHET TE ISHIN MBYLLUR KURRE POR DUHET TE ISHIN PRIVATIZUAR DUKE UA DHENE ATYRE QE PUNONIN NE TO NEPERMJET AKSIONEVE, SIDOMOS DREJTUESVE TEKNIK. KESHTU JO VETEM DO TE SIGUROHEJ VAZHDIMESIA POR DO TE RRITEJ PRODHIMI NE MENYRE EKSPONENCIALE. VETEM KESHTU DO TE SHMANGEJ KATASTROFA DEMOGRAFIKE QE PO PERJETOJME SOT E 29 VJET. MEGJITHATE NUK ESHTE VONE, ME BESIM NE VETVETE E ME DASHURI PER ATDHEUN MUND TE ARRIJME TE BEJME ATE QE SKEMI BER DOT DERI TANI.
SHOQJA NEXHMIJE KA RRJEDHUR, ASHTU SIC KA RRJEDHUR EDHE PJELLA E SISTEMIT TE SAJ SALI SERBI. AJO BEN MIRE TE KERKOJE FALJE DHE TE MOS MUNDOHET TE LAJE MUTIN ME SHURRE. NUK LAHET PUSHTETI I HOXHES ME PUSHTETIN E SALIUT DESHA TE THEM. NDERSA SALIU ESHTE SHURRE ENVERI ISHTE MUT. NE NUK KEMI PERSE TE MBETEMI PENG I LITAREVE QE LANE KETA MBRAPA, NE DUHET TE SHOHIM PERPARA, TE PRANOJME NJERI-TJETRIN DHE TE JEMI ME TE MIRE NDAJ NJERI-TJETRIT, TE PUNOJME DHE TE KRIJOJME MARREDHENIE QE NA BEJNE TE PERFITOJME NGA BASHKEPUNIMI DHE JO TE GROPOSIM NJERI-TJETRIN.
SA VDIQ LAVERI TY NEXHI POPULLI TE FLISTE PANTERA E ZEZ..SI ISH ANTARE E PARTIS FASHISTE, PARTIS ME TE URRYER E FAMEKEQE NE HISTORIN BOTEs E KE SHKRUAR NE LIBRIN TEND? PO VRASJET DHE BURGOSJET QE BENTE ENVERI ME PROPOZIMIN TEND? QYSH GJAT LUFTES ENVERI I KISH BER DIFERENCIMET. TY TE KISH FOLUR PSEUDONIMIN PERKEDHELES DELEGATJA DHE VEGLES QORRE TE TIJ HYSNI KAPOS BESNIKU KURSE LIRI BELISHOVES PSEUDONIMIN QORRJA DHE SADIK PREMTES, SARAGA (PESHK I TYMOSUR) KE PO PER QENT QE BLIJE NE FRANC PER VEHTE DHE VAJZEN TENDE ME MILIONA DOLLAR KUR FLISNIT AQ SHUME PER KURSIME. VAJZA E SPIRO KOLEKES JA KUJTOI KETE FAKT PRAVERES NE ZYRE DHE JU E TRASFERUAT NE ELBASAN SE NUK PRANOI TE BENTE AUTOKRITIK, I KE SHKRUAR NE KUJTIME TE GJITHA?
Cdo popull ka qeverine qe merton. Nga te gjitha komentet mesiper kuptohet sa respekt kemi ne per opinionin e tjetrit apo sa mendje e zemer hapur jemi. Keqardhje per Shqiperine.
Ti shpetove paq o shtriga e ferrit, ti duheshe qerruar si Elena Caushesku. Ndizi nga nje qiri per dite Sali Berishes, ai ua shpetoi kokat te gjithe juve muterve komuniste, se ai vete ishte dhe eshte mut komunist. Nuk i ha njeri ato burgimet per kafe sa per sy e faqe, ato ishin sa per te lare gojen e qelbet Berisha, sherbetor besnik i klikes suaj.
Tre janë gabimet e pa falshme që bëri PPSH të cilat e çuan në përfundim atë sistem.
Lufta e klasave, ndalimi i shprehjes së lirë, dhe izolimi i popullit nga bota e jashtme. Por për asgjë tjetër nuk mund që ta akuzoj askush, bëri më shumë se sa kishte mundësi në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe pa dallime ndërmjet njerëzve. Fjalët që thotë Sh. Nexhmie janë më se të vërteta dhe jo vetëm ato por edhe shume te tjera qe nuk ka thënë se si i janë sjellur “demokratët” një gruaje 70 vjeçare mbas daljes nga burgu. E dërguan të jetoj në një kasolle në periferi të Tiranës që as WC nuk ka pasur. Këtë që po them nuk e kam dëgjuar në media por ma ka thënë njeriu që vajti dhe i dha asaj një WC. Pra kjo nuk është demokraci por është hakmarrje se demokracia fal dhe toleron me qëllim që të bindë akoma edhe ekstrmistin që edhe ai të besoj në demokraci se është pjesë e saj duke respektuar gjithmonë ligjet e shtetit.