Kryeministri Edi Rama tha se marrja e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
“45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë.
Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.
Duke falënderuar paraardhësin Miroslav Lajcak, kryeministri tha se ai do të shërbejë si referencë.
“Kur isha në qeveri, OSBE më dukej shumë e ashpër, ndërkohë që kur isha në opozitë më dukej shumë e butë”, tha Rama.
Ate kameramanen qe mban kudo me leket e kujr ja paguan bileten,hotelin,dietst apo kush po e vret….borxhi publik ne diell….mbas meje qameti