Zv.ministri i Mbrojtjes: Berisha, antikomunisti i vetëm që sheh ëndrra komuniste me revolucion proletar. Pas SPAK e BKH, po përdor kartën Meta

9 Janar 2020, 10:37Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretari socialist për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, Petro Koçi shprehet se Sali Berisha është antikomunisti i vetëm që sheh ëndrra për revolucion proletar për të marrë pushtetin.

Koçi thotë se ngritja e SPAK dhe BKH ka dobësuar motivet kryengritëse të PD, por karta e vetme në duart e tyre është Presidenti Ilir Meta, që po mundohet të kapë drejtësinë për t’i shpëtuar shkarkimit.

Postimi i plotë i Koçit:

Sali Berisha mbetet antikomunisti që sheh ëndrra komuniste me revolucion proletar për të marrë pushtetin.

Më vjen keq që Basha nuk shkëputet dot prej kthetrave të tij e ta çlirojë lidershipin e Partisë Demokratike nga krimet e së kaluarës.

Mesa duket korrupsioni i përbashkët i ka lidhur fort dhe kjo e tërheq zvarrë partinë e tyre në tentativa dhune.

Tani që SPAK dhe BKH po jetësohen, motivet kryengritëse të PD janë dobësuar.

Sepse të gjitha ndërmarrjet e dhunshme të lidershipit të Partia Demokratike kishin për qëllim destabilizimin përmbysës të procesit të ngritjes dhe funksionimit të drejtësisë së re.

Tashmë e vetmja kartë në duart e tyre është Presidenti i Republikës që po mundohet të pengojë sa mundet këtë drejtësi dhe të kapë Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar shkarkimit.

Falë këmbënguljes perëndimore të gjithë ata që u përpoqën të ndalin reformën në drejtësi dështuan.

Kjo edhe sepse mazhoranca s’pati asnjë dilemë në mbështetjen e këtij projekti shpëtimtar për Republikën.

Ilir Meta është ushtari i fundit i Sali Berishës për të dobësuar veprimin e drejtësisë së re mbi krimet dhe korrupsionin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje