Nga Enver Robelli
Albin Kurti para disa ditësh tha: jo, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.
Duket se ka të drejtë.
Gjasat që partia e tij në zgjedhje të reja të shënojë fitore dukshëm më të madhe se më 6 tetor nuk janë reale.
Këtu duhet marrë parasysh edhe një gjë: sa herë që dështon një përpjekje për koalicion dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, kartat përzihen dhe gjendja bëhet e paparashikueshme.
A mund ta mposht VV një koalicion parazgjedhor LDK, AAK (dhe eventualisht NISMA)?
(Mos të flasim këtu për parime, sepse në Kosovë gjithçka është e mundshme sa i përket koalicioneve).
Edhe nëse LDK i humb deri në 30 mijë vota (ndonëse edhe kjo duket e pabesueshme), AAK dhe NISMA në koalicion elektoral sjellin së paku 100 mijë vota.
Megjithatë, në kryesinë e VV-së duket se ka ende aventurierë politikë, të cilët i bien daulles nga Tirana për zgjedhje të reja në Kosovë.
Politika, qeverisja, menaxhimi i shtetit nuk duhet të jenë laborator për kamikazë politikë.
Por si përherë VV i di të gjitha më së miri, madje edhe kur kryetari thotë: jo, zgjedhje të reja, ndërsa anëtari i kryesisë i bie trumbetës për zgjedhje të reja.
A vetem kush nuk likuidon LyDyKy-ca eshte “axhami” dhe “kamikaz”? A e harruat “fitoren” e PySyDy-s? Hej Robell mos ju bej shok Batonit.
Ajo pune duhet t’ju lehet “komandantave” qe udheheqin edhe nga burgu, dhe “intelektualve” qe udheheqin me duar ne xhepa (te huaj), ose me nje shkop e nje dore zvarre dhe nje badigard (teknik medicinal). Persosmeria vet, nje simbioze e amshueshme, apo “e keqja me e vogel”.