Nga Alfred Peza
Deri një shekull më parë, Shqipëria konsiderohej thjeshtë një shprehje gjeografike, ndësa sot mori zyrtarisht drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një rol ndërkombëtar, duke e bërë këtë, një moment historik.
“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020 dhe (jam) i lumtur që shoh një listë gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”,- deklaroi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
E ndërsa urimet vijnë nga të gjitha anët, ato mungojnë veçse në të vetmin drejtim nga ku duhet të mos mungonin kurrë: Nga opozita në Shqipëri. Sepse kjo nuk është një arritje vetëm e Edi Ramës, as vetëm e qeverisë së tij apo PS, por është e gjithë shqiptarëve kudo në botë dhe e Shqipërisë.
Mos prisni më kot që përshendetjet të vijnë as në orët e ditët në vijim. Sepse ashtu si në një këngë të njohur, nuk do të ketë:
“Asnje fjalë, asnjë lajm, asnjë fjalë/
Veç zogj që vijnë e shkojnë…”
Ah sa keq për Shqipërinë e gjorë, e cila edhe pas më shumë se një shekulli ka në opozitë liderë që nxijnë kur vendi arrin diçka pozitive dhe ngazëllehen për çdo gjë negative në jetën tonë.
Alfred tani qe e mori Shqiperia kryesimin e OSBE, tani shpetuam. Do vijne me shume turista kur ta marrin vesh
Të LUMTË Peza!
Ky është fenomeni më i dëmshëm pe SHQIPËRINË!
Per ke punon kjo opozite, kur edhe ngjarjet proshqoptare, I perbuz?
Nuk kemi opozitë
Sa keq për DEMOKRACINË!
O vdekshin dhe ç’far kane per zemer, killerat e shekullit.
Who gives a shit for what they think…