Rama foto me ‘skuadrën’ drejtuese të OSBE, ja nga sa kombësi përbëhet

9 Janar 2020, 10:01Politika TEMA

Nuk mund të mungonte një fotogaleri familjare me marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria ku nuk munguan fotot me ekipin e Shqipërisë që do të kryesojë OSBE përgjatë 2020, Thomas Greminger, ministrin e Jashtëm Gent Cakaj apo ambasadorin në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Ndërkohë Rama pas fotove pyeti se nga sa kombësi përbëhej ekipi?

Dhe zbuloi se përbëhej nga plot 10 kombësi bashkë me shqiptarët që përbëjnë 60% të saj.

Ndërkohë nuk munguan dhe batutat teksa fotografit iu desh të hipte në shkallë për të fotografuar kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin drejtues të OSBE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje