SHBA paralajmëron Shqipërinë: Kina, tigër që ha "kokat" e aleatëve të NATO-s

9 Janar 2020, 17:32Politika TEMA
SHBA paralajmëron Shqipërinë: Kina, tigër që ha

Kryeministri Rama gjate nje takimi me homologun e tij kinez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëherë sot Shqipërisë të qendrojë larg Kinës. Gjenerali amerikan Michael Barbero ka paralajmëruar vendin tonë të mos joshet nga investimet kineze, dike e cilësuar këtë të fundit si kërcënimin dhe armikun më të madh vendeve të NATO-s. Sipas tij, Kina është tigri që do të hajë “shumë nga kokat” e aleatëve të SHBA-së dhe aleancës Veri-Atlantike.

Duke folur në një konferencë në Tiranë për tensionet në Lindjen e Mesme, Barbero u ndal gjatë tek Kina, duke deklaruar se investimet kineze përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

“Unë i thashë ministrit se ju keni një zgjedhje për të bërë ose aleat me SHBA e perëndimin ose me Kinën e ai më tha s’ka problem ne mund t’ia dalim me Kinën. Prandaj po ju tregoj historinë e gruas, e cila i buzëqeshi tigrit dhe ai e hëngri. Ju mendoni se mund t’ia dilni mbanë Kinës tani, por Kina është tigri dhe do të hajë shumë nga miqtë tanë”, tha Barbedo.

Ai i bëri thirrje Shqipërisë të tregonte kujdes sidomos teknologjia 5G e ofruar nga Kina.

“Investimet e Kinës mund të duken mjaft të favorshme tani, por nëse i shohim në një prizëm afatgjatë janë dëmtuese për vendin. Momentalisht kemi problem terrorizmin, por në plane afatgjate janë investimet kineze, një problem kryesor. Vendi juaj ka avantazhe të jashtëzakonshme, në forcat e punës. Të gjithë jemi të interesuar ta çojmë këtë vend përpara. Nëse sjellim bizneset amerikane këtu, forcojmë demokracinë e Shqipërisë”, u shpreh Barbero.

Edhe pse nuk përmendi emra, gjenerali tha se disa vende në rajon duhet të vendosim nëse janë në anën e Kinës, apo atë të SHBA-së. Sipas tij, Shqipëria duhet të përqendrohet tek thithja e investimeve perëndimore.

“Ju kërkoj të mendoni për çështje mjaft të rëndësishme. A i ka marrë Shqipëria të gjitha hapat e duhur për të tërhequr investimet perëndimore, a i ka marrë të gjitha hapat për të luftuar krimin, a ofroni ju garanci ligjore për investitorët e huaj? Duhet t’i mendoni të gjitha këto çështje, çfarë mund të përmirësoni. E di që po kaloni një periudhë mjaft sfiduese të reformës në sistemin gjyqësor, por ju i keni të gjitha kapacitetet për të ecur përpara”, shtoi gjenerali.

Të njëjtin shqetësim ka ngritur disa javë më parë edhe një gjenerali amerikan James Jones, i cili tha në një konferencë se shqetësimi kryesor për Shqipërinë është Kina dhe tentativa e saj për të kontrolluar të dhënat globale përmes teknologjisë 5G.

“Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve”, u shpreh ai.

Sipas gjeneralit Jonës, Rusia është në fuqi në rënie por rritja e Kinës, është një shqetësim për vendin tonë. “Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë” tha ai.

Këto paralajmërime nga të dërguarit e SHBA-së në Tiranë vijnë pasi  për herë të parë në historinë e Aleancës Veri-Atlantike, udhëheqësit e NATO-s e cilësuan Kinën si një kërcënim të jashtëzakonshëm.

“Ne e pranojmë që ndikimi në rritje i Kinës dhe politikat ndërkombëtare paraqesin një sfidë që duhet ta adresojmë së bashku si aleancë,” thanë udhëheqësit e NATO-s në deklaratën e përbashkët pas samitit të Londrës, i cili shënoi edhe 60 vjetorin e aleancës.

Por çfarë rreziku paraqet Kina për vendet anëtare të NATO-s?

“Kina, duke pasur ushtrinë e dytë më të madhe në të gjithë botën, ka shfaqur gjithnjë e më shumë aftësi të reja moderne, duke përfshirë ndërtimin e raketave me rreze të gjata të afta për të goditur të gjithë Europën dhe SHBA-në”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai deklaroi se liderët e NATO-s janë të alarmuar për faktin se Pekini po investonte shumë në infrastrukturën europiane dhe hapësirën kibernetike.

“Kjo nuk ka të bëjë me zhvendosjen e NATO-s në Detin e Kinës Jugore, por ka të bëjë me faktin se Kina po afrohet pranë nesh, duke investuar shumë në infrastrukturën tonë në Europë dhe në hapësirën tonë kibernetike,” i tha Stoltenberg të martën.

Sipas zyrtarëve të lartë të NATO-s, rreziku kryesor për vendet anëtare është futja e teknologjisë 5G të prodhuar nga Kina. Ekspertët po e krahasojnë garën në fushën kibernetike mes SHBA-së dhe Kinës me garën e armëve të Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar që mbizotërimi në rrjetin 5G do t’i jepte një konkurrenti global siç është Kina një avantazh që Uashingtoni nuk është i gatshëm ta pranojë.

Gjatë samitit të NATO-s, presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të ndalojnë përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit të prodhuara nga Huawei. Trump tha se kompania kineze e telekomunikacionit ishte një rrezik për sigurinë e NATO-s.

“Unë mendoj se Huawei paraqet një rrezik të lartë për sigurinë e NATO-s,” tha Presidenti amerikan Donald Trump duke iu referuar Huawei.

“Unë fola me kryeministrin italian Xhupeze Konte dhe Italia nuk do të çojë përpara bashkëpunimin me Huawin. Unë fola me vendet e tjera anëtare të aleancës dhe më lejoni t’ju them se edhe ata kanë dyshime” u tha Trump ai gazetarëve në Londër.

Mediat britanike shkruanin se gjatë samitit në Londër, se Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vendet anëtarë të NATO-s të qëndrojnë larg përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei, duke thënë se ato mund të përdoren nga Kina për spiunazh.

Duke folur për “Reuters”, një zyrtar i lartë amerikan tha se Kina paraqet sfidën më të madhe për NATO-n dhe dëshiron të minojë rendin ndërkombëtar.

“Kina po përpiqet të ketë një prani të madhe dhe më shumë ndikim në të gjithë globin, përfshirë këtu edhe vendet anëtare të NATO-s,” tha zyrtari.(SI)

23 komente në “SHBA paralajmëron Shqipërinë: Kina, tigër që ha “kokat” e aleatëve të NATO-s”

  1. vjola says:

    hidhuni keni 30 vjet , cfare ben Amerikani , apo merr bazat , su ngop me lloto edhe solli muxhahedinet !!!!!!!!

    1. Disa mendime per Kinen dhe Shqiperine dhe Partneret qe nuk jane aty! says:

      Ngrehu kembe e bjerini kokes! Kush i beri kinezet te fuqishem? Europa dhe Amerika e Veriut ju ka ofruar kinezeve trainim, shkolim, edkukim, specializim ne te gjitha fushat e shkences dhe teknologjise. Kinezet sot i gjen ne sistemin gjygjesor, Parlamentet perendimore, qeverite lokale, madje edhe Ministra e zv. Ministra ne vendet e Perendimit. Por, kinezet kurre nuk e harrojne vendin e tyre, KINEN. Po ashtu, kinezet i gjen ne cdo cep te botes, ne cdo qytet, ne cdo fshat te vendeve Perendimore. Ne fillimisht i shikonim kinezet qe fotografonin cdo gje, makina, teknilogji, prezantime shkencore, laboratore, instrumente dhe sigurisht edhe investimet ne Kine nga te gjitha kompanite me te medha per fabrikimin e produkteve te tyre ne Kine. Kjo i dha Kines mundesine e vjedhjes se atyre teknologjive. Kina ka investuar dhe ka blere toka, aeroporte, porte, miniera, burime nafte dhe gazi, pyje, hekurudha, shtepi dhe prona dhe produkte ne cdo cep te botes Perendimore dhe pertej. Kina e pushtoj boten pa lufte, por me blerje dhe investime dhe vjedhje teknologjish. Tani Kina eshte bere e pamposhtur. Eshte teper vone! Ja u dhate vete mundesine! Idiotizmi liberal i “bardhe” u mund nga inteligjenca kineze. Madje ka nje dashuri te pashpjegueshme, edhe tani qe shkruajme, ne lidhje me kinezet. I pranojne ne cdo universitet dhe shkolle edhe per te fituar para. Madje kinezet paguajne edhe gjysmen e parave ose vetem nje pjese dhe pjesen tjeter e paguajne universitetet perendimore. Edukim dhe shkolim me 50% ose me pak pagese. Madje mund te themi qe universitetet perendimore jane kthyer ne shtojca te edukimit kinez. Te gjitha keto kane bere qe Kina te behet jo tiger por luan, “kryekfsha e pyllit”. Eshte teper, teper vone! Kina ka triumfuar! Nga ana tjeter duhet thene qe vendet Perendimore e kane lene Shqiperine ne mes te kater rrugeve per aresye te tradites se tyre qe te ndihmohen me shume Greqine dhe Serbine sesa Shqiperine. Shqiperia ka ulur breket por asnje nuk e pelqen bukurine e saj trupore, duan vetem te shijojne bukurine natyrore dhe bazat ushtarake. Eshte lene si mos me keq pa investime edhe pse eshte nje aleat besnik dhe i bindur. Na i marrin te tera qe duan per falas. Ndersa Greqia e urren Ameriken dhe Serbia luan bishtin si me Rusine dhe Ameriken dhe ja u kane dhene te gjitha miliarda e miliarda investime dhe ndihma. Ne na kane lene si mos me keq me PPP-te dhe KCK-te si e vetmja mundesi per te ndertuar “me forcat tona” vendin tone. Derdhini parate per Shqiperine dhe mos na kerkoni ne te shikojme ku i kemi gabimet per invetsimet tuaja qe nuk duken dhe nuk vine. Gabimet strategjike i keni bere ju duke mos investuar ne nje partner te besueshem per koke. Ju lutem ose na ndihmoni ose n alini te na haje TIGRI sepse ajo ka mbetur i mbetur opsion per Shqiperine e mjere!

      1. Titi says:

        Shqiperia ti pranoi pa kushte investimet kineze, SHBA-ja meqenese na konsideron si nje aleat besnik te vihet ne levizje me investime serioze ne Shqiperi dhe jo me premtime boshe.

      2. Raimond vlonjati says:

        Gjenerali thote qe te vije Perendimi e te investoje tek ne ,

        Por Perendimi nuk ka respekt fare per Shqiperine. Ata nuk na duan ne fare fare,
        Ne ju kemi krijuar kushte shume te mira dhe i kemi mirepritur Perendimoret gjithmone
        Por ata kane armiqeso mdaj nesh , sepse jane nen influencen e politikes Anti-Shqiptare Greko-Serbe.
        L

        Gjenerali Amerikan nuk e kupton se eshte Amerika me personalitetin e saj te fuqishem qe ja mban doren Europes Perendimore kunder nesh

        Se nqs Amerika nuk do ishte pro nesh , Europa Perendimore do na shkatetonte neve si komb dhe si shtet , pa asnje hezitim.

        Kina nuk eshte kunder Shqiperise , sepse ne i kemi ndihmuar ata ne kohen e tyre me te veshtire , atehere kur gjithe bota ishte kunder Kines

        Ne vitet 1960 e tutje , Kina nuk i lejohej te leviste me anijet e saj tregetare me flamurin kines , pasi nuk ishte anetare e UN,
        Atehere Shqiperia ju lejoi te perdorin flamurin Shqiptar ne anijet tregetare kineze per te levizur per tregeti neper bote
        Dhe kjo ndihmoi qe Kina te perballonte krizen e bllokades qe i benin gjithe bota

        Nejse , porse tek ne nuk vijne investime te huaja tani per tani,
        atehere si te bejme :.. te hame bar dhe parimet mos ti shkelim ?

  2. Olimpia says:

    I nderuar Gjeneral.Ju u kerkoni ,,aleateve,,te mos punojne me Kinen pasi ajo paraqet rrezik.Por vendi me te cilin punon me shume Kina Jane SHBA, 900 miliarde dollare shkembime tregetare,investime reciproke ne vit, pastaj vine Gjermania,Franca ,Rusia,Britania,Japonia,Italia,Korea e Jugut,Kanadaja,Australia..etj..Pra gjithe perendimi dhe lindja e pasur punon me Kinen.Punon sepse ka interesa pa fund ekonomike,sepse shet prodhime e fiton miliarda,sepse terheq investime e fiton miliarda, sepse vetem keshtu garanton standartin e larte te te ardhurave kombetare dhe per fryme.Nderkohe ne aleatet e vegjel,te varfer duhet te presim investimet perendimore….Por ne se ato nuk arrijne kurre,cfare te presim ,,Godone,,e Becketit…???Ne fund te fundit ne nuk kemi asnje rol ne fatet e botes,ne kerkojme vetem me shume mireqenie per aq sa jemi.Dhe nga Kina Shqiperise historikisht i kane ardhur vetem te mira.Ne periudhen e marredhenieve te ngushta me Kinen Shqiperia ka njohur rritjen me te shpejte ekonomike,industriale,bujqesore,shkencore,arsimore,por edhe te mireqenies ne historine e saj.Rritja ekonomike shenonte 10 deri12…% ne vit,Nderkohe qe nuk paguanim asgje per armatimin dhe tekniken luftarake…mbi 1200 tanke,mijra gryka zjarri artilerie,sisteme raketore, etj.Dhe Kina e asaj kohe ishte tmerresisht e varfer…Atehere perse te mos perfitojme edhe ne nga Kina…sic perfitoni edhe ju z.Gjeneral…??Sepse ju e dini mire qe lufte midis NATO. s dhe Kines nuk do te kete kurre lufte …te pakten deri sa nuk do te cmenden presidentet amerikane,kineze dhe shtabet ushtarake perkatese.Po keshtu edhe me Rusine.Ky eshte realiteti te tjerat Jane fjale…Sa per nderhyrjen e ndikimin e Kines,sigurisht eshte real,por nuk eshte agresiv.Strategia qe kane zgjedhur kinezet eshte mire ta kuptojne edhe te tjeret….marrdhenie ekonomike,jo nderhyrje ne punet e brendeshme.Dhe kete e kane kuptuar te gjithe,ne e njohim qe ne vitet 60 te.Gjithesesi me apo pa kinezet,ne jemi aleate me SHBA..n z.Gjeneral.Nderkohe Kina kerkon bashkepunim ,jo aleate…i mjaftojne 1 miliarde e 400. milione banoret e saj.

    1. vang says:

      Te tjera ishin arsyet pse Kina ndihmoi Shqiperine ne ato vite.Ishin arsye politike.Megjithate edhe une jam per mardhenie tregtare me KINEN,dhe nuk e kuptoj perse do na ”gllaberoka ”KINA si vend i NATO-s.Ne Greqi ka hyre mire Kina dhe tregu eshte i mbushur me mallra kineze edhe te lira pergjithsisht edhe te shtrenjta po te duash.Gjithashtu ne Serbi eshte futur mire.Keto qe jane shtete me nivel me te larte ekonomik i hapin deren KINES,ne qe jemi me te varfer ja mbyllim.

  3. tedy says:

    Vjola! Amrika nuk eshte vetem mike e shqiperise. Amerika eshte vete shqiperia.
    Shqiptaret e ndertuan Ameriken dhe vazhdojne te demokratizojne boten.
    Politika shqiptare luan shume keq, Irani dje permendi kosoven dhe shqiperin. Pse?…..
    Eshte shume e thelle kjo. Cdo gje shqiptare duhet te mbeshtetet tek USA.
    Historianet tane te paguar nga sllavi e kane degraduar historine tone kombetare.
    Trampi eshte Kopja e Alexandrit te Madh Te Iliriades.

    1. art says:

      Shko lexo pak histori amerikane ti, shko, meqenese ta paskan degradu hhistorine komshijte. Meso histori sipas stilit amerikan se ata jane shume realist. Vetem kjo “keshille miqesore” mjafton te kuptosh ku eshte kufiri i “dashurise” per Ameriken

  4. Albann says:

    Sinqerisht nuk e kuptoj…Pervec mbrojtjes qe nuk diskutohet e kemi fale USA ,ne investime eshte 0 dhe c eshte me e keqja s na lejon te pranojme investime ne infrastrukture apo dhe fushen e informacionit,me pak fjale ne fushen ekonomike SHBA na ktheu ne kohen e vetizolimit dhe asfiksimit ekonomik. Miku i mire s ta ben kete gje.A ka nevoje njeriu te jete vetem i mbrojtur,apo ka nevoje dhe per mireqenie materiale e shpirterore?

  5. pjeter says:

    As qe duhet vene ne diskutim. Ja kemi pare hajrin Ruseve e Kines .Jemi akoma shqiptare fale Amerikes, kjo nuk duhet harruar kurre.

  6. Cudia says:

    Shqiperia nuk do investimet kineze por edhe te rrime e te degjojme thjesht keshilla per demokracine eshte sic te mesosh nje nxenes ne klasen e katert me librat e klases se pare…

  7. Future says:

    Amerika spo din ka me u rrotullu, don nato ‘n. Per te shitur armet i vetmi biznes qe I mban gjalle. Kina eshte e ardhmja. Nese jemi inteligjente duhet te lidhur me kinezet.

  8. vlora.vlora says:

    vk amerikani 30 vjet vetem makina per ne irak ka dhene ,si duket ka dale moto e re tani ;edhe bar te hame dhe ameriken se tradhtojme

  9. tarasi says:

    Nje here per nje here bejini testin e konsumimit te alkolit gjeneralit amerikan , se vetem normale nuk eshte ti futesh kaq thelle hundet ne punet e brendeshme te nje shteti sovran .
    Per cfare investime duhet te thithi Shqiperia perendimit ???
    Me sa dihet nga perendimi thithim ajer te pafund , thithim dhe ndonje gojore , po ju tek partnereve tane hileqare perendimore .
    E njejta gje ju tha dhe gjitoneve tane helene , se gjasme : po sollet kinezet ne Pire do behet hataja dhe do kercenohej aleanca , asnje aleance nuk u kercenua , dhe gjitonet tane helene nga investimi gjigant kinez pane dy dite te bardha …….keshtu qe zotri mos na keshillo ne , por gjelin Macron p.sh. , atij ke gje per ti thene , jeta dhte e shkurter, mire ne qe na iku jeta ne sketere , brezave te tjere shqiptare nuk duhet tau humbasim shancin , kemi detyrime ndaj tyre…….

  10. Bos says:

    Mos harrojmë se Kinezët janë vendi që së kanë njohur Kosoven si shtet aq miqe të mirë janë. Larg nga Ballkani këto mace që gjuajnë ditë e natë mesheftas e tines jo vetëm si njerëz por dhe si shtet.

  11. Taku says:

    So where the hell are American investments , money have to come in somehow … not just words…

  12. shqiponja e zezë says:

    U mendoj të lidhemi jo vetëm me kinën por edhe me koren edhe me kamboxhian edhe me vietnamin . Dhe kur të sulen serbët dhe grekët të presim ndihmë nga kina. Kina akoma ska njohur kosovën dhe ju ja fusni pordhës.

    1. Albatros says:

      Bej ushtrine dhe mbro veten. Frikacalk dhe servil

  13. olsi says:

    o gjeneral , o pragleruar , po ku mutin i keni keto investime ,per shqiperine ju . ku i ke, o moterqire ,qe shqipetaret morenmalet dhe detet, per nje jete me normale. ikni ore moterqira, se kemi 3000 vjete ne keto trualle ,dhe ketu jemi ,pa ndihmen e askujt. po ca ti beje ketyre plehrave qe kemi, ne politike , qe nuk bejne asnje hap per rinine shqiptare , per pune ,per shkence ,per art ,etj,etj. se kur nje vendi i largohet ,rinia,qe eshte, forca,krahu i punes ,truri .e ardhmja ,atehere ky vend ska te ardhme. ja kjo eshte e verteta o gjeneral pordha. u rrezikove ti or plere hipokrite ,se shqiperia do shikoje cfare mund te perfitoje nga keto dialoge me kinen. ik ore moterqire gjeneral

  14. Albani says:

    Τallin k..in te gjith me trapat ton…nuk I thot njeri Grekut larg kines…

  15. grek i paster, por xhaxhai jeton ne eritrea says:

    Gjenerali ka plotesisht te drejte !
    Pa USA nuk do kishte Shqiperi fare sot ….USA ka bere milliarda investime per shqiperine ne mbare boten cliroi me ushtrine e e djakun e vet me teper se gjysmen e shqiperise por disa allabake arrixhinj e jevgaxhi greko afrikan nuk Duan ta shohin kete te vertete !

  16. Eri says:

    Amerika tall bythen me ne.Mbajti agjentin e UDB Sali Berishen ne pushtet deri sa i shkerdheu themelet shtetit dhe kombit.Investime serioze zeroooo.Merr njerezit me te sakte qe kemi per pune me Llotarine Shkombetarezuese.Amerika ka nevoje per vasale dhe territire nuk i rruhet trapi per kombin tone.Neser i del nje pazar me Rusine dhe te shet ashtu si shiti Kurdet.Ne duhet te shfrytezojme USA per interesin tone por jo te behemi qorrat e bindur te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje