Veliaj prezanton Tiranën në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel: Pikë graviteti për të gjithë rajonin, në 100 vitet e dyta si Kryeqytet për të shkuar edhe më lart

10 Janar 2020, 13:42Sociale TEMA
Veliaj prezanton Tiranën në “Forumin e Qyteteve të

Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të kthehet në epiqendër të shumë aktiviteteve artistike e kulturore, si mundësi për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bazel, në “Forumin e Qyteteve të Paqes”, ku prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar dhe projektet për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

Kryebashkiaku tha se festimi i 100 vjetorit të Tiranës nuk do të jetë vetëm një kujtim historik. “Sapo mbaruam një prezantim të Tiranës në ‘Forumin e Qyteteve të Paqes’ në Bazel, një ndër qytetet që jo vetëm ka investuar në kulturë, arte, në bashkëpunimin mes bashkive të të gjithë Evropës, por që ka firmën historike të shumë prej eventeve të mëdha që kanë shënjuar historinë e botës.

Ndaj, ishte një kënaqësi e madhe ta prezantoja Tiranën në këtë 100 vjetor, si një qytet i paqes, si një qytet me harmoni fetare, i cili është zhvilluar me hapa galopantë, që nga krijimi para 100 viteve e deri në kohët moderne.

Ne do të bëjmë një tur në gjithë Evropën për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të aktiviteteve për 100 vjetorin e saj. Një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Tiranës nuk është vetëm kujtimi historik për çfarë ka ndodhur në Tiranë në 100 vite, por edhe për të projektuar Tiranën e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Tirana, në 100 vitet e saj të dyta si kryeqytet, futet me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart. “Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe për të treguar se Tirana në 100 vitet e dyta të saj vjen me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu rëndësinë për ta shndërruar Tiranën edhe në një qendër të zhvillimit të konferencave dhe të aktiviteteve ndërkombëtare, që do e promovonte atë edhe më shumë në botë. “Mezi pres që Tirana të jetë një skenë e aktiviteteve nga e gjithë bota, ku do të shfrytëzojmë jo vetëm faktin që kemi 100 vjetorin si Kryeqytet, se jemi Kryeqytet Evropian i Rinisë për vitin 2022, apo që kemi kryesinë e OSBE-së, por edhe si një mundësi fantastike, që në të gjitha forumet dhe shoqatat ku bashkitë marrin pjesë, ta kthejmë Tiranën në një epiqendër të vëmendjes për një lloj të ri turizmi, përveç atij veror apo të aventurës, në një turizëm për seminare, konferenca dhe për aktivitete”, tha ai.

Ndërkaq, për 100 vjetorin e saj, Tirana do ketë një kalendar me organizime, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. “Ne do të fillojmë me një tur duke nisur nga data 6 shkurt, ku u bë lajmërimi i Tiranës kryeqytet në Lushnjë, për të bërë një mini-tur brenda Shqipërisë, nga Lushnja në Rrogozhinë, Shijak e Kavajë, pra në të gjitha qytetet ku ka kaluar qeveria e asaj kohe për t’u transferuar në Tiranë. Por, teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, jemi gjithnjë e më shumë një qytet më kozmopolitan”, theksoi Veliaj.

4 komente në “Veliaj prezanton Tiranën në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel: Pikë graviteti për të gjithë rajonin, në 100 vitet e dyta si Kryeqytet për të shkuar edhe më lart”

  1. Kuq e zi says:

    Si nuk i vjen turp qe prezantohet midis bazelit duke ditur qe tiranen e griu kanceri nga uji i depozitave
    Si mund te dalesh ne diell e jo me te hysh ne gare me nje qytet qe ska uje te rrjedhshem kur dihet boterisht qe roma e lashte e kishte para dy mij vjetesh

  2. Drini says:

    Si nuk i vjen turp ketij njeriu qe kerkon te mbuloje rrenimin e Tiranes duke shperdoruar miliona ne qender e rreth saj ,ndersa ne lagjet e reja,ish komunat,gjendja eshte si nr mesjete?
    Leri pordhet mashtruese o kryebashkiak dhe trajtoi qytetaret te barabarte!

  3. Tina says:

    Titulli “Tirana pike graviteti per gjithe rajonin” eshte impresionues dhe deshirojme te behet keshtu si referent, zoti Kryetar. Jane bere ndryshime te bukura qe te kenaqin dhe te gezojne, te japin shprese se te tjera pamje te bukura do t’i shtohen Tiranes. Po Tirana nuk eshte vetem qendra, kudo duhet te preket e bukura, pastertia, gjelberimi. Te kete kendo sportive per kohen e lire te femijeve, te cilet luajne ne mes te rruges, sepse lagjet jane te medha, s’kane vend te pershtatshem ne bllokun ku jetojne. Po keshtu per moshen e trete etje. Njesite administrative me krijojne bindjen se e njohin pak terrenin qe mbulojne. Si qytetare po sjell disa shembuj; shikoj se nuk u ben pershtypje tregu i perziere ne Laprake qe eshte nje vend i shemtuar, ku tregtohen zarzavate dhe rroba, kepuce te perdorura. S’behet fjale per higiene, Askush nuk shqetesohet dhe ne jetojme ketu, ecim shpejt qe mos e shohim. Kush ecen ne trotuarin perballe hotelit”Koloseu” pak me lart shikon grumbullim plehrash… dhe pse jane disa agjensi turistike, Shikon kudo punime te lena prej kohesh pa perfuduar. Ne disa vende ku shiten lule shikon dhe shkel dheun, pisllekun. Stacionet ,ku ndalojne urbanet jane gjithe letra te hedhura ne toke. Populli paguan taksen e pastrimit, po llogaria nga pergjegjesit eshte per te qare. Jemi shume larg vendeve te rajonit, sepse e tera duhet te krijoje te bukuren.

  4. Tina says:

    Ne doni zhvillimin, mos censuroni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje