Në pranga ministri i Mjedisit, shkaku: Keqmenaxhimi i ujit të pijshëm

11 Janar 2020, 22:30Bota TEMA

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë, Neno Dimov është arrestuar pas krizës së ujit në zonën  e Pernikut. Dimov është akuzuar nga Prokuroria për keqmenaxhim të qëllimshëm.

Ai kishte dhënë leje që uji i pijshëm të përdorej për qëllime industriale, cka ka shkaktuar edhe krizën e ujit në këtë zonë. Rajoni i Pernikut po përballej prej dy muajsh me probleme furnizimi me ujë të pijshëm.

Pas akuzës së prokurorisë, Dimov ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë një serë reagimesh kundërshtuese e protesta ku kërkohet dorëheqja e vetë kryeministrit Boyko Borissov.

Sipas “Reuters”, Dimov rrezikon të dënohet deri në 8 vite burgim nëse shpallet fajtor nga gjykata.

4 komente në “Në pranga ministri i Mjedisit, shkaku: Keqmenaxhimi i ujit të pijshëm”

  1. Kalec Dega says:

    T’keqen e Ministrave te Ismael Kemal Rames!

  2. Populli shqiptar says:

    A e kuptoni se ku eshte Shqiperia.?
    Shqiperia nje nga vendet më me uje te bollshem te pijshem , sabotohet nga politikanet qe jane aksionere ne kompanite qe shesin uje me bidona.
    Jo per burg, por te goditen me kamzhik nga populli keta hajdute qe e kane lene shqiperine si mos me keq

  3. Neveri says:

    Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes,qe nepermjet UKT vjedh dhe mashtrom te gjithe banoret e Tiranes duke ua faturuar ujin e PA PIJSHEM per UJE TE PIJSHEM duhet te arrestohet bashke me kryeministrin Rama,qe ndonese e di kete vjedhje ka heshtur!
    Prokuroria te filloje hetimet ndaj keyre te dy pushtetareve!

  4. Gjin Ekologu says:

    Ku i bjen rajoni Pernikut ne Jug te Shqipnise,jo,ne Shqioerine e mesme apo te Veriut ????!
    Apo thuaj ca mut lexuesi je ti kur nuk di nga i bjen Rajoni i Pernikut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje