Të pakta janë gratë në fushën e biznesit në Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur suksesin e Rudina Seserit. Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale.
Revista “Entrepreneur” e radhiti zonjën Seseri në fund të vitit të kaluar, mes 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara. Në një bisedë në zyrën e saj në Boston me kolegen Keida Kostreci, zonja Seseri foli për sukseset dhe sfidat e saj, për periudhën kur u përfshi në politikë në Shqipëri, por edhe për atë që e motivon, si edhe balancimin e karrierës me jetën personale.
Siguria dhe fokusi, që kanë kontribuar tek suksesi që e radhiti Rudina Seserin mes 100 grave më të fuqishme të biznesit në Shtetet e Bashkuara nga revista e njohur “Entrepreneur”, reflektohet në reagimin e saj ndaj këtij vlerësimi.
“Në këtë pikë të karrierës, e vlerësoj, jam mirënjohëse, mos më keqkupto, por i vë më pak rëndësi titujve, vlerësimeve. Jam shumë më e lumtur nëse një kompani e imja arrin diçka nga portofoli i investimeve, ose nëqoftëse ata marrin një titull, nëse ata shkrihen me një kompani tjetër për të arritur diçka më të madhe, ajo për mua është më e prekshme sesa një titull në një revistë, një artikull.”
Vendim i guximshëm karriere
Zonja Seseri kishte krijuar një karrierë të suksesshme në botën e financave, para se të themelonte në vitin 2016, kompaninë e investimeve në sipërmarrje “Glasswing”, emri i së cilës vjen nga një lloj fluture me krahë të tejdukshëm si xhami.
“Në biznesin që jemi ne, japim kapitalin për dy ose tre themelues të kompanisë për secilën nga ato kompani, ku kanë një ide, shohin një mundësi në treg, kapitali i mundëson të arrijnë nga një ide për një biznes, në një biznes dhe nga një bizes në një kompani fituese ose të madhe në treg, ashtu si një flutur kalon fazat nga larva në flutur” thotë ajo.
Por emri u zgjodh edhe për të përçuar idenë e transparencës dhe forcës. “Glasswing” investon në biznese që zhvillojnë zgjidhje përmes Inteligjencës Artificiale.Zonja Seseri thotë se ajo dhe një partner i saj në firmën e mëparshme, Rick Grinnell, menduan që kjo fushë meritonte strategjinë e vet dhe e morën vendimin megjithë skepticizmin jashtë dhe brenda industrisë. Por ajo shton se vendimi ishte i peshuar mirë.
“Kjo nuk ishte diçka që unë u zgjova një mëngjes dhe thashë ‘do bëjmë këtë’. Në vazhdimësi në fushën time ne zhvillojmë ato që quhen teza, teza për në treg, teza në teknologji dhe kush do të jenë forcat që do ta ndërpresin të tashmen dhe do të na ndihmojnë të kalojmë në një fazë tjetër teknologjike”.
Nga Shqipëria në majat e suksesit në SHBA
Rudina Seseri, erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 16 vjeçare. Ajo studioi në universitetin Wellesley për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më pas punoi në Wall Street. Pasi përfundoi një master në Harvard, punoi në kompaninë Microsoft, ku iu zhvillua pasioni për teknologji dhe më pas hyri në fushën e kapitalit për sipërmarrje.
“Nuk jam e sigurt të them që isha një mëngjes e re dhe ky ishte vizioni im duke menduar që unë të paktën deri në adoleshencë isha në Shqipëri dhe të mendoje në fillim të viteve ’90 që do të ishte fusha e kapitalit për sipërmarrje, jo. Ajo që solli ndryshim në jetën time, kanë qenë momente të caktuara”, thotë ajo.
Angazhimi në politikën shqiptare
Në gjithë këtë ngritje të saj, pati vetëm një shkëputje prej dy vjetësh në vitin 2009, kur u bë deputete për Partinë Socialiste në Shqipëri, e nxitur nga ndjesia që kishte lënë diçka pas, por edhe për të qenë më pranë të ëmës, e cila në atë kohë kishte disa probleme shëndetësore.
“Ishte mundësia ime për të dhënë diçka mbrapsht, ishte mundësia ime në ato momente për t’i vënë një kapak, për të thënë çfarë është realiteti, për të kontribuar”.
Por plani i saj ndryshoi pasi siç thotë idealizimi i Shqipërisë nga dikush që e mban mend si e vogël dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.
“Frika ime më e madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë që unë sa më shumë kohë kaloj këtu, kam frikë se humbas kontekstin lokal, jo për të kuptuar problemet, jo madje edhe për të kuptuar se si mund të shkohet në rrugën e zgjidhjes, por aftësinë për të manovruar. Më bëjnë përshtypje gjëra që do t’i bënin një të huaji, që është paksa e padrejtë, por gjithashtu realiste.”
Para 10 vjetëve, zonja Seseri u kthye në Shqipëri me insistimin e kryetarit të PS-së Edi Rama. Sot ajo e sheh kryeministrin në kontekstin e Shqipërisë, duke thënë se asnjë nuk është i përkryer por edhe Shqipëria nuk është vendi më i lehtë për t’u naviguar.
“Pikëpamja ime mbi rolin e Ramës është që Shqipëria për aftësitë që ka, për botëkuptimin krejt ndryshe, me të mirat dhe të këqiat që vijnë me të, jemi të gjithë paketë përfshirë dhe Ramën, si individ. Gjithmonë e kam thënë që kur erdhi në fuqi që Shqipëria është vetëm një ndalesë. Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë, por gjithashtu dikush që mund të ketë impakt përtej të natyrshmes ose çfarë mund të presësh nga një udhëheqës rutinë.”
Ajo thotë se tërmeti që ndodhi në Shqipëri, është një fatkeqësi e madhe e kombinuar me një mosmenaxhim gjigand, por që krijon hapësirën për ta ridrejtuar vendin.
“Trashëgimia që do të lërë Rama mbrapa nuk janë arritjet dhe mosarritjet e asaj që ka ndodhur deri tani, është çfarë ndodh në pikëpamjen time nga ky moment dhe tutje, sepse ka mundësinë ta transformojë vendin, në një formë shumë më të madhe, shumë më afatgjatë dhe me impakt më të gjerë”.
“Nuk e toleroj dështimin”
Për një njeri që ka arritur shkallën e suksesit që ka arritur zonja Seseri, lind natyrshëm pyetja se çfarë e motivon atë. Ajo thotë se ka shumë pak tolerancë për dështim.
“Nuk ka kapital më të rrezikshëm sesa lloji i atij që menaxhoj unë sepse janë dy veta dhe një ide dhe ja ku janë paratë, miliona dollarë, kështuqë është pak si çudi që për dikë që merr hapa kaq të rrezikshme për investime, frika nga dështimi më motivon, kam tmerr nga ideja që mund të dështoj në diçka, çka do të thotë që nëqoftëse duhet të jap “x” për qind, jam “x” për qind plus më tepër”.
Ajo reflekton se mund të bëhet fjalë edhe për mentalitetin e imigrantit, edhe pse ka kujdes të nënvizojë që do të ishte e padrejtë ta krahasonte përvojën e saj me atë të refugjatëve apo atyre që kanë imigruar në moshë më të madhe.
“Por të qenurit imigrant gjithashtu të jep një … nuk ke atë rrjetin ku të mbështetesh. Nëqoftëse nuk shkon mirë në shkollë, nuk shkon dot tek mami dhe tek babi, nuk shkon dot të mbështetesh tek rrjeti i gjerë, çfarë rrjeti krijon e krijon vetë dhe ajo të jep edhe një sens për të pasur zero tolerancë për veten tënde për të bërë gabime”.
Pjesë e një “klubi” me pak anëtare
Mund të thuhet se zonja Seseri është pjesë e një klubi elitë. Vetëm 7 për qind e partnerëve në firmat që japin kapital për sipërmarrje janë gra dhe vetëm më pak se 1 për qind në krye të këtyre firmave. Ajo thotë se kur punon, nuk mendon për gjininë, por se ekipet e larmishme nga gjinia, prejardhja, raca, japin rezultate me të larta.
“Të menduarit homogjen, jep rezultate homogjene, kështuqë po deshe rezultat, përqafo diversivitetin, kështuqë në çdo bord ku unë jam kam të paktën një drejtor tjetër të pavarur bordi që sjell, që është ose minoritet, ose grua”.
Në kompanitë ku firma e saj investon, rreth 37 për qind e drejtuesve janë gra ose nga grupe të nënpërfaqësuara, sepse siç thotë ajo, gjysma e betejës është të pasurit e njerëzve të duhur në drejtim dhe në bord.
Po si është Rudina Seseri si drejtuese?
“Vë një standard të lartë për veten, për shkak të prejardhjes, për shkak të qenurit kaq e fokusuar në të pasurin rezultate dhe si rrjedhojë pres shumë nga të tjerët kështuqë mendoj që do të thonë që jam bose me pritshmëri të larta dhe kjo ka të mira, ka edhe të këqia. Në të njëjtën kohë shpresoj që balancohet me një sens të fortë besnikërie për ata që punojnë fort, për mundësi të krijuara që të gjithë të avancojnë”.
Ëndrra e një nëne në karrierë për vajzën e saj
Nga të gjitha parametrat e mundshme, zonja Seseri ka arritur majat e suksesit, duke dhënë më shumë se 100 për qind në çdo sipërmarrje. Por përkushtimi i saj është edhe më i madh, aty ku është zemra e saj: tek familja: bashkëshorti Adrian dhe vajza Livi.
“Është shumë interesante se jam në një pikë kur nëqoftëse kam mundësi të kem një darkë me dikë të famshëm, ose me shumë influencë, ose për të shkuar në shtëpi për një natë më shumë ku jam unë që e vë vajzën në krevat, pa sekondën e pikëpyetjes do zgjedh të dytën.”
Ajo nuk e mohon që si çdo nënë në karrierë, një ndjesi faji ka ekzistuar herë pas here, por shton se fëmijët sidomos vajzat e nënave që punojnë, sidomos kur kanë një rol me ndikim, rrisin vajza dhe fëmijë, që gjithashtu kanë ndikim.
“Sikur asgjë tjetër të mos t’i jap Livit, por ideja që qielli është limiti. Nëqoftëse unë do ta përkufizoja veten një ditë, do të shihja mbrapsht, nëse vajza ime do të ishte e suksesshme – e suksesshme si e përkufuzon ajo, jo unë, zgjedh artin, zgjedh muzikën, zgjedh matematikën, të zgjedhë çfarë të dojë por të japë maksimumin e saj, pavarësisht sesi përkthehet maksimumi në sukses real, nëqoftëse ime bijë është e plotësuar, unë jam e arrirë. Gjithë të tjerat nuk kanë rëndësi.” (VOA)
Vajze me ide te qarta dhe angazhim te forte. Dhe mjedisi ndikon shume. Bravo dhe Suksese!
Eshte shume mire kur degjon qe njerez te shkolluar ecin perpara. Vetem se ka 1 gje, kur erdhi ne shqiperi nuk kishte kaq shume para ne dispozicion, mbasi iku qarkullon 100 milione $. Shifni me ke bashkepunonte ne shqiperi per te kuptuar leket e kujt xhiron ne amerike.
Sepse ka shume shqiptare ne amerike qe kane me shume shkolle dhe me rezultate shume here me te larta se kjo me me shume njohje ne amerike dhe nuk arijne te qarkullojne kaq shume para.
O analfabet, nuk jane parate e saj 100 milionat. Eshte fond investitoresh dhe aksioneresh. Ajo drejton fondin. Mendo ore debil para se te hapesh ate palo goje.
O llum
A di te lexosh dhe kuptosh shqip . Ku e ke ti qe une them se jane te sajat.
Nuk jane te sajat jo, te rilindjes jane.
Po ti merzitesh se as sufllaq nuk te japin ,se nuk ke tru as per 1 sufllaq.
O jane shume budallenj amerikonet o nuk ka mundesi. Se kjo biba erdhi ketu dhe u be figure publike, pra e njohtem dhe ishte nje cope mishi e zakonshme.
Jep, jep komente ne gazete langaraqe.
Rudina Seseri njihet me emer ne boten e sipermarrjes ne sektorin e teknologjise se informacionit.
Ti shko ha fasule te mami dhe babi pernate pasi te keshe bere xhiron e bllokut me nje kafe te vetem te konsumuar dhe me shpresen se dikush do ti hedhe syte edhe ty…
PO NGA SHQIPERIA PSE HIKI KE PORDHACJA?
Sepse pa qe ta qine mamin o Liri dhe u indinjua.
Je model shumë i mire,për të rinjtë shqiptar!Zonjë e vertet me dinjitet!!!Te lumtë!!
Po po aty mbahuni amerikanet” budallenj”..nuk e kuptoni dhe kurre nuk keni per ta kuptuar se ai pellg aty ku vegjetohet do derra si ju qe shani pa te drejt..o njerez mire qe nuk beni gje te hajrit..por beni elementaren mos shani…pa pare se cfare eshte kudo jasht jo me ne Amerik..punohet,jetohet, zbaton ligjet, shkollohesh , ecen perpara,komunikohet me edukate..te japin shansin dhe te motivojne e kunderta me aty . Po mire e keni shani se helbete ..
Respekte! Shembuj si ky një frymëzim për rininë për të arritur suksese në jetë me një arsimim cilësor dhe përkushtim të madh. Sigurisht mbasi të kenë inteligjencën dhe ambicjen pozitive të duhur, cilësi këto që përgjithësisht në mesin e të rinjve tanë nuk mungojnë. Shteti këto kontigjente duhet t’i stimulojë dhe sidomos ata/ato të rinj nga familje në pamundësi, t’i financojë për studime në universitete serioze, siç shumë shtete bëjnë. Do të shtoja me këtë rast që ky subvencionim shtetëror duhet bërë me kontrata, ku si kusht, veç të tjerave, të përfshihet në të edhe punësimi në vend. Ka plot eksperienca për këtë që mund të shfrytëzohen. Investimi për arsimimin është investim me feed back të sigurtë dhe me shumë vlera për të ardhmen e vendit me defiçite të mëdha për një elitë intelektuale bashkëkohore. Vetë cilësia e arsimit tonë është një tregues që duhet ta shqetësojë si shoqërinë ashtu dhe qeverinë.
Sa idiot gazetar , vetem ketu ne lagjen time mos te shkosh me larg jane te pakten edhe 1000 gra me te zgjuara dhe me te pasura se ky surrati , e kuptoni ju se cfare do te thote e 100ta grua ne amerike , vetem Kardashianet jane 200 , shume shkrim qesharak
Ti vazhdo laj halet e Bronx, ne rregull je.
@Fatos Dervishi Bx, NY
Ne SHBA jetojne rreth 80 milione femra mbi moshen 18 vjec, afresisht 40 milione jane 25-50 vjecare…dhe kjo zonja shqiptare eshte e 100-a per nga suksesi ne kariere profesionale (jo si ajo e Kim Kardashian), besoj se e ben vete llogarine se c’do te thote nese je vertete ai Dervishi qe njihet mire nga shqiptaret.
O koqe kandari e ka listuar revista Entrepreneurs ne kategorine Most Influential Women ne biznes … ti dhe Bronxin e ke shum o derezi. Ca ti besh llotaris amerikane i ra lloj lloj cobani qe sdine as te lexojne
Fatos te jetosh ne BRONX te NY City eshte sikur te jetosh ne Botsvana te Afrikes se Jugut. Vetem ca si ti , ca italjon dhe kusuri Made in AFRICA.
Dua te them se AMERIKA eshte shume e madhe dhe shume e bukur por vetem ne 10% te territorit te saj…….kusuri eshte per ta dhjere…….dhe pergjigjen me te mire per kete e japin Njerez si ti, qe nepermjet atij 10% dhe tifozllekut te cmendur shqipetar per USA flasin budallalleqe dhe idjotlleqe. Ti jo ne BRONX (Botsvana) te jetosh , por edhe ne Manhaten, prapsepra Mendja nuk do te punoje. Kaq.
Hesht Fatos , hesht dhe ndrro carapet se te vijne Kembet ere………..
Bashkimi bën fuqinë …e vërtetë jetike të paktën për specien njerëzore!
Vetëm kështu mund të ndodhë që edhe një “bibë” si kjo zonja të mund të kthehet në shqiponjë…
Shiko se nuk I ke numuruar mire grate e Bronx,bej ndonje shkolle qe te kuptosh e pastaj shkruaj.
E 100ta NE AMERIKE APO NE LAGJEN E SAJ?CJANE KETO BUDALLALLEQE O TEMA.
Erdhi Rudina ne Shqiperi se kujtoi qe Rama do ishte ndryshe nga te tjeret per te bere popullin shqiptar me mireqenie me te larte.
Po kur pa se Rama i donte vartesit vetem si numera vendosi te ike.
Rudina ne SHBA u be e degjuar plot sukses,ndersa Rama rrenoi popullin,por vete u be miliarder!
O Lyro nga Shqiperia iku kush kishte men e krahe….me brenga por iken…jo per leke por per sistemin pa merita qe ekziston….kush nun ja del andej do kthehet pa merak…..
Nje reviste amerikane e ka renditur Zonjen Seseri mes 100 grave biznesmene me te sukseseshme. Ky eshte nje fakt qe s’ka pse diskutohet. Injorantet e kafeneve, ne vend ta analizojme e te mesojne prej saj, vjellin helmin qe kane brenda vetes. Kultura jone, me qe na pelqen vetja e askush tjeter, mohojojme realitetin dhe nisim e shajne.
O dervish a ke fakte ? Me llogjet qe shkruan tregon qe me shpirtzi . Edhe ca se je ne Bronx so are there living all kind of human races in Bronx , all kind of shit it doesn’t make them specials still pieces of shit like your self…
O Tos prokurori cpate!
Shumë të suksesshme kto bizneset amerikano-shqiptare.
Bëjnë pastrimin e parave të politikanëve shqiptarë.
ANA MESO TABELEN E SHUMZIMIT SE KESAJ ZONJES TI TI HASH MUTIN SE ESHTE NJE NGA MENDJET ME TE NDRITURA NE SHBA O INJORAT PO KUR JE PA DIJE DHE PA RSIMIN E DUHUR KESHTU ESHTE DO DEGJOSH EDHE IDJOTET SI PUNA JOTE
hahahah me kenoqe. Nje nga mendjet me te ndritura ne SHBA. A e di ti cfare eshte kompania e saj? Shikoi dhe lexoi mbiemrin qe ta kuptosh! Menaxhon nje thes me para (nuk e di te kujt jane) dhe i tregton pra i jep me fajde tek te trete. Shkurt ne i themi seksere.
O te shpelafte panuklla ty o groshaxhie! Po kte pra bejne edhe bankat edhe wealth management companies. Asnjehere nuk luajne me leket e veta. CEO merret ne pune sot. Pronaret e vertete jane borde te tera njerezish te pasur. Kete vajzen atje e peshojne me flori per aftesite qe ka. Ky eshte dhe thelbi I shkrimit!
Pyetja eshte e thjeshte .
Ku e gjeti kapitalin kjo cupa jone qe erdhi e varfer nga Amerika dhe iku akoma me e varfer ne SHBA ?
Pyetja shume e thjeshte, por edhe ti shume i thjeshte Bosi. Truri yt i vogel ne permasat e atij te mizes se patates nuk te lejon te lexosh, analizosh dhe si rrjedhim te kuptosh.
Une them qe njerezit si ti nuk duhet ti lene te shumohen. Tredhje kimike per ty dhe sojin tend Bosi.
Edhe pergjigja eshte shume e thjeshte. Shko ne shkolle qe te mesosh te lexosh se cfare eshte ne te vertete kjo vajza dhe se cfare eshte entrepreneurship! Na e shpifet me kete lloj injorance. Sikur ti ka marre ty milionat ajo.
Kjo qarkullon 100milion po kaq budallenj te jene ti japin kesaj pare dhe kjo ti japi me fajde.
Mos u merzisni me shkrimet e VOA -se. Jane shkrime qe promovojne te ashtuquajturen “endrrerr amerikane” Je i varfer , behesh i pasur.