Shqipëria me targa inteligjente me çip: Nis përpilimi i projektit në dy qytete kryesore

11 Janar 2020, 12:39Sociale TEMA

Targat inteligjente me çip janë një realitet dhe pritet të zbatohet në të gjithë Shqipërinë.  Momentalisht targat teknologjike po pilotohen në Tiranë dhe Durrës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një interviste televizive, të premten, u shpreh se përdorimi i targave teknologjike do të përdoren për të shmangur përdorimin e makinave në kryerjen e krimeve në vend, mjeteve do t’u instalohen targa me çip që nuk hiqen dot.

“Këtë vit duam të fusim targat inteligjente, targa teknologjike që nuk mund të hiqen, po fillojmë të pilotojmë një teknologji që bazohet në targat me çip, me 3 targa, dy jashtë dhe një brenda që edhe nëse hiqen targat brenda, kjo brenda nuk mund të hiqet kurrë, kjo parandalon këmbimin apo ndërrimin e targave”-, tha Lleshaj.

“Ky projekt me targa teknologjike po pilotohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës dhe duam ta shtrimë këtë vit në të gjithë vendin. Kjo me qëllim që ta heqim mundësinë e përdorimit të mjeteve të vjedhura për kryerjen e krimeve. Në disa krime në Shqipëri janë përdorur mjete që vidhen apo që i ndërrohet targa dhe më pas digjen. Kjo metodë do ndihmojë në eliminimin e kësaj mundësie dhe identifikimin e automjeteve që përdoren për krime të ndryshme”, theksoi Lleshaj.

6 komente në “Shqipëria me targa inteligjente me çip: Nis përpilimi i projektit në dy qytete kryesore”

  1. xxx says:

    Ka ardh koha qe targat te emertohen sipas rretheve apo rajoneve per te lokalizuar mjetin ne cdo rast, sic e ka gjithe bota. Vetm ne ne shqiperi i fusim te gjitha ne nje thes

  2. Kaonia says:

    Ehe me spy me vete ,ja qit ropt tani me kete projekt,çoni rrogat dhe mirqenien e populit o legena.

  3. Demi says:

    Jo c’do teknollogji e re është mundësisht e praktikueshme kur cënohet rëndë liria dhe privatësia e individit .Mos bëni sikur keni zbritur ne hënë mund të keni shkelur m.t

  4. Llesh Leshi says:

    Or Llesh te je aq i trashe sa jo qe ste japin para per teatrin qe ben po as qe e kupton qe Shefi yt me Zamirin me keto targat „inteligjente“ vetem sa jane duke kryer vjedhjen e rradhes.

  5. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    Kur u kishin mbaruar idetë e PPP-ve……
    Eureka….targa me chip.
    Çdo pronar automjeti duhet të paguajë gjithë ato lekë për chipat.
    Ata të pastrehët e tërmetit i rregulluat e tani rrini tallni karët me chipa e stërchipa..

  6. Mandi says:

    Fli o lesh lleshi se shefi o tu vjedh e si plas fare se jane me cip targat apo me mac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje