Familja e madhe e Forcave Ushtarake Shqiptare mirëpret anëtarin më të ri, vjen në jetë vogëlushi Arbri. Xhaçka bën publik lajmin e bukur

10 Janar 2020, 19:21Sociale TEMA
Familja e madhe e Forcave Ushtarake Shqiptare mirëpret anëtarin

Në familjen e madhe të trimave të Forcave Ushtarake Shqiptare ka ardhur në jetë një anëtar i ri.

Ministrja Xhaçka ka bërë publik lajmin e bukur për vogëlushin.

Arbri është pjesëtari më i ri i familjes sonë të madhe ushtarake. 

Babai i tij, tetar Mirlind Çeka nuk mundi dot të jetë fizikisht pranë vogëlushit në ditën e ardhjes në jetë, pasi ndodhet me mision në Mali (Afrikë)”, ka shkruar Xhaçka.

Babai i tij Mirlindi nuk mundi dot të ishte pjesë e ngjarjes së bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit të tij.

Ministrja e mbrojtjes takoi djalin dhe nënën e tij Elisianën në maternitetin ku ajo lindi.

Për çdo familje të efektivëve tanë në misione vëmendja është maksimale. 

Po aq e madhe është dhe krenaria e falenderimi ynë për mbështetjen që familjet i japin efektivëve tanë me mision në Kosovë, Afganistan, Mali apo Letoni”,  ka shkruar ministrja e Mbrojtjes.

Krenaria dhe falenderimi është shumë si madh për efektivët që janë në misionet në shërbim të vendit dhe larg familjeve së tyre të dashura.

2 komente në “Familja e madhe e Forcave Ushtarake Shqiptare mirëpret anëtarin më të ri, vjen në jetë vogëlushi Arbri. Xhaçka bën publik lajmin e bukur”

  1. nord.al says:

    Me ne fund nje emer shqipetar nje femije ne Shqiperi.

  2. Tina says:

    Vogelushit i uroj jete te gjate, te rritet i shendetshem, i gezuar me gjithe te mirat me prinderit e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje