Benedikti XVI del kundër martesës së priftërinjve

13 Janar 2020, 11:55Bota TEMA

Papa i dalë në pension, Benedikti XVI doli në mbrojtje të beqarisë së priftërinjëve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës.

Benedikti e bëri këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah.

Ai vjen si përgjigje ndaj propozimit për t’iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013, tha se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje.

Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka “rëndësi të madhe”, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre.

Sipas tij, “nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht”.

Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës. Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.

1 komente në “Benedikti XVI del kundër martesës së priftërinjve”

  1. Mare Nostrum says:

    Lejojini prifterinjte te martohen se nuk luftohet kunder natyres njerezore. Luftimi i natyres njerezore krijon vetem perversitete, siç ka krijuar ne fakt dhe i ka mbushur jetet e femijeve me tmerr aty ku duhej te gjenin dashuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje