Deputetja e opozitës humb nënën, dedikimi prekës: Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime, do më mungosh

13 Janar 2020, 09:24Politika TEMA
Deputetja e opozitës humb nënën, dedikimi prekës: Prehu

Deputetja e opozitës nga radhët e LSI ka humbur nënën e saj. Në një postim në Instagram, Elda Hoti i ka dedikuar një shkrim bashkë me një foto për nënën e saj të ndjerë.

Ajo thotë se ishte me fat që u rrit nga një nënë si ajo dhe se do i mungojë gjithë jetën.

“Pse m’do fort, se je nana ime.

Pse t’du fort, se jam vajza jote.

Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë.

Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time.

Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti.

Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës.

Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. 

Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime.

Do më mungosh gjithë jetën nana ime!”- shkruan Hoti. (TemA)

1 komente në “Deputetja e opozitës humb nënën, dedikimi prekës: Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime, do më mungosh”

  1. ngushelluesi says:

    Ngushellime ,u prefte ne paqe!Sa per hartimin nuk shkon!Pse me do fort,se jam vajza jote;Perse te tu fort se je nona ime!Apo e ka pas fjalen per LSI-ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje