Vettingu në polici: Konfirmohet drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj

13 Janar 2020, 10:44Kronika TEMA

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Merkaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Vendimi për Merkajn është dhënë paraditen e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Gjatë procesit të verifikimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Ai mban postin e drejtorit në Departamentin e Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit prej janarit të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Më herët ka kaluar me sukses “filtrat” e Vettingut edhe drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje