Pezullimi i licencës së “Fly Ernest” që dje ka ndërprerë të gjitha fluturimet ka lënë në baltë mijëra udhëtarë që kishin blerë bileta te kjo kompani. Ky falimentim duket se i ngjan skandalit të kompanisë “Belle Air” që falimentoi në vitin 2013. Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë “Fly Ernest” fshihet familja Xhelo, njëlloj si te kompania “Belle Air”. Ilir Xhelo, ish-pronari i ‘Belle Air’ shiti 52 mijë bileta në 2013. Xhelo u largua me paratë duke mos paguar 56 mln euro detyrime.
Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë “Fly Ernest” fshihet familja Xhelo, njëlloj si te kompania “Belle Air”. Kjo menaxhere e re që bisedon me një grup gazetarësh të huaj e ju tregon vlerën dhe potencialin e kompanisë “Fly Ernest” quhet Ilza Xhelo dhe është një shqiptare 35-vjeçare.
Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Il Sole 24 ore” Ilza Xhelo është prezantuar si bashkë-themeluese e shoqërisë “Fly Ernest”, shoqëria ajrore e themeluar në Itali në nëntor të vitit 2015 me kapital italo-danez dhe deri para pak ditësh e lidhte Italinë e Shqipërinë me 9 fluturime në ditë.
Por “Fly Ernest”-it, e mbytur në borxhe dhe parregullsi, i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil më 29 dhjetor dhe nga 11 janari ka ndërprerë të gjitha fluturimet duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë, e duke krijuar panik tek mijëra qytetarë.
Një makth i tillë është përjetuar në Shqipëri në tetor 2014, kur i njëjti skenar identik është përsëritur për kompaninë “Belle Air”, kur 53.000 pasagjerë u mashtruan për shkak të falimentimit misterioz të shoqërisë, që solli arratisjen e dy pronarëve jashtë vendit dhe të linin pas 56 milionë euro.
Pronari i “Belle Air”-it quhet Ilir Xhelo dhe administratori i kompanisë është Arbi Xhelo. Sikurse dëshmon ky dokument i zbuluar nga Shqiptarja.com, Ilir dhe Arbi Xhelo janë përkatësisht babai dhe vëllai i vajzës së re dhe të guximshme Ilza Xhelo, e cila tani në mënyrë misterioze ka arritur te jete në krye të kompanisë “FlyErnest” dhe kështu e implikuar edhe në këtë mashtrim të dytë në dëm të shqiptarëve.
E themeluar në vitin 2005, pak muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën ministër Transporti, “BelleAir” është përfolur për shumë vite si një kompani e lidhur me Partia Demokratike. Te gjithë e kujtojnë mes të tjerash një ofertë biletash falas për shqiptarët që duhej të vinin në Shqipëri për të votuar Lulzim Bashen si kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2011.
Pavarësisht regjimit të monopolit me të cilin ka punuar për rreth 8 vite, ”BelleAir” kishte mbledhur një borxh prej 56 milion euro me Drejtorinë e Tatimeve dhe me furnitorë nga më të ndryshmit, dhe çuditërisht në pak javë pas largimit nga pushteti i Partisë Demokratike, kompania e fluturimeve ‘Belle Air’ me pronar Ilir Xhelon, u shiti 52 mijë bileta shqiptarëve, mori lekët dhe ia mbathi deri Italisë. Qytetarët që kishin blerë biletat dyndën drejt dyerve të kompanisë, ku kërkonin kthimin e parave mbrapsht.
Por, në 24 nëntor të 2013, kompania më e madhe ajrore në atë kohë në vend, me një xhiro vjetore prej rreth 110 milionë euro, shpalli falimentimin. Borxhet ishin akumuluar gjatë qeverisjes së PD, e cila jo vetëm nuk i kishte mbledhur detyrimet, por edhe e ndihmoi ‘Belle Air’ për të dominuar tregun, duke falimentuar kompanitë e tjera me procedura të dyshimta. Në shtator 2006 për shembull Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, me urdhër të ministrit të Transportit Lulzim Basha, urdhëroi pezullimin e licencsës të konkurrentit të vetëm të ”Belle Air’-it’, kompania ”Albatros Airëays”: shkaku i bllokimit ishte një borxh prej 400.000 dollarësh. Një pikë ujë në krahasim me detyrimet dhjetëra milionë eurosh që në vitet në vazhdim “BelleAir” ka grumbulluar ndaj Shtetit pa pasur asnjë shqetësim nga institucionet.
Sot në në këtë ditë, në krye të procedurës falimentare të ‘BelleAir’ që ende vazhdon, çuditërisht është emëruar Shpresa Breçani, vajza e motrës së Sali Berishës. Tani pas Ilir Xhelos, del në skenë vajza e tij, Ilza Xhelo, që është nyja lidhëse mes ‘Belle Air’ dhe ‘Fly Ernest’. Ajo ishte drejtoresha tregtare për Evropën e kompanisë “Belle Air”, me pronar babain e saj.
Në 15 tetor të 2015, gati dy vjet pas mashtrimit dhe falimentimit të ‘Belle Air’, themelohet në Itali kompania ajrore ‘Fly Ernest’. Ilza Xhelo zyrtarisht është shefja e departmentit tregtar dhe financiar, por prezanton veten si bashkëthemeluese e kompanisë së fluturimeve dhe flet për planet ambicioze në të ardhmen duke folur tamam si një nga bashkpronare, duke forcuar keshtu dyshimet se pas ‘Fly Ernest’ fshihet familja Xhelo dhe ndoshta edhe lekët e fituar nga falimenti i ”BelleAir”-it .Kompania ‘Fly Ernest’ nisi fluturimet në Shqipëri në vitin 2016. Në ceremonë në Rinas përballë avionit të ‘Fly Ernest’, siç duket në këtë foto, Ilir Xhelo shfaqet shumë i gëzuar me duart lart.
Të gjithë pasagjerët tani duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë’. Një procedurë e ngjashme me atë që kishte filluar “BelleAir” dhe që vazhdoi disa javë deri në shpalljen e falimentimit.
Atëhere rimbursimi u ndërpre dhe miliona euro të arkëtuar nga familja Xheko u zhdukën. Pavarësisht precedentit as autoritetet italiane ku është regjistruar kompania “FlyErnest”, as autoritetet shqiptare, nuk kanë mundur ta parandalojnë mashtrimin e dytë, ndërsa Prokurori nuk ka mundur të ndëshkojë dhe konfiskojë pasuritë e Ilir Xhelos. Të paktën deri tani. (Shqiptarja.com)
Po keto te aviacionit civil dhe ministria e infrastruktures per ça e marrin rrogen ? Apo vetem per pazare , per dallavere. Presin njerezit me kalamaj per ore te tera sepse bytha e e hajduteve politikane ndajne paret midis tyre, ptyyyy hajdute ordinere
Mire more shoke mire, po Luli e Sali horri kane 7 vjet qe nuk kane me gje ne dore? Po keta halete qe jane tani cfare bejne? Apo jane te zene me PPP-te? Vend ku ndajne paret hajdutet thuaj. Te poshtrit.
Pse vazhdojne te habiten shqiptaret, se kuptoj!
o anal ba nezet e analbanistanit…do ju shpetoi PS/PD/LSI…HIQ mos rruni…
Mos u cudisni keto gjera partia dhe ministria I di
Pyetja eshte, sa ishte gjoba nga qeveria qe xhelot e partise te vazhdonin vjedhjen?
Dhe a eshte kjo nje vjedhje qe i takon SPAK-ut?
A do bej nonje denoncim pd e lulqim bashes tek spaku?
Te presim ■
Bravo Italise……qe la Xhelon te hape kompani ajrore ne shtetin e saj duke e ditur se Xhelua kishte probleme me perpara me kete lloj biznesi. Po kapitalin, a ja kontrolluan italianet kur i dhane lishencen per te operuar apo shtetet Europiane nuk kane te tilla kerkesash!? Apo pepino hesapi? Po Shqiperia????? Nuk e dinte se Xhelua fluturonte prape ne Tirane? Apo ligjerisht Xhelua ka te drejte ndersa moralisht nuk ka por s’kemi c’fare ti bejme? Rradhen e pare e kishte fajin Luli dhe ja “falem” si popull zemer bardhe qe jemi. Po kete rradhe, pervec Italise, a mban shteti tone ndonje pergjegjesi sa do pak te jet ajo?
Vazhdoni ti jepni voten PD.
Kto jan resultatet.
Po kur do zani men o Shqiptar.
Po nuk ju mjaftuan piramidat e PD.
Kur do e kuptoni qe PD po ju rjep nga kamt.
E arrdhmja e PD eshte fundi juaj.
E ardhmja e Lulashit eshte fundi juaj.
PD po ju shvat dit per dit.
Kompania e re do bahet ne eme te nipit te ktyre mbeshtetesve te PD. O te PD?
Firmat me peonar Lulzim Bashen xhvasin popullin Rama e prokuroria ben sehir…
Belleair = perfitime fale qeverise PD/LSI ne pushtet atehere.
Ernest = Belleair = perfitime fale qeverise PS ne pushtet sot.
Rezultati: te dy qeverite PD/LSI – PS kane lejuar qe themelusit e ketyre kompanive te mashtrojne shqiptaret.
Konkluzion: Nese rasti nuk hetohet e gjykohet nga SPAK, SPAK = mbeshtestes i korrupsionit PD-PS ne dem te shqiptareve.
Sqarrim i sakt.
Pse se dinin autoriteti? Paraja nuk ka ngjyre……sa per info punonjesit e Belle air sot janedrejtore te rendesishem ne administrate…..
Aviacioni civil italian ja hoqi licensen keta tanet asnje reagim serioz dolen e mbrojtjen skandale skandale institucionet shqiptare,njerezit rrugeve nga 10 ore e me shume,ata bejne tendera e keni pare klsh per aviacionin per pipickat per kererat.hajmuta me cizme meritojne burgun
Ilir xhelo ish sigurims eshte ortak me salen dhe lul bashen 100%e sakt .ky bastard dhe njeri i poshter ka ber dhe liber si te torturojme nje njeri .futuni dhe shikojeni ne geoggle .ilir xhelo nendrejtor i 15 kacit ne vitet 80 deri 90 .
Nendrejtor ishte mbulesa, ndersa roli i vertete ishte operativi i sigurimit te shtetit ne hotelin 15 katesh.
Ishte edhe me e lira,dhe me humanja!
Po mire, keta Xhelot akoma nuk po i kap njeri dhe ti fus brenda per mashtrim, ore si mund ti japesh besim nje investitori te shpenzoj ne shqiperi, kur ketu ligji nuk funksionon fare,
Aleksander qenke militant i ushqyer mire ose pa tru
Pershendetje OM
Sa per dijeni,
ka 29 vjet qe nuk jetoj ne Shqiperi
ka mbi 30 vjet qe nuk votoj ne Shqiperi e nuk votoj as ku jetoj. Pra nuk jam militant i ushqyer nga asnje parti.
Zakonisht une komentoj artikyllin dhe jo komentet .
Pershendetje perseri
O popull plehre, deri dje rrugeve dhe agjensive shqiptare publikohej lirisht se Ernest ishte e vellait te Edi Rames dhe ju zhulsa3qe doni vetem thashetheme e hengret…Edhe ketu jua futi maloku me shpifje, kur e paska patur vete per leke xhepi..
Kjo diheshe pero kohe, por nuk reagonte asnje.
Se ne Shqipri nuk egziston shteti, ose me mire pushtetaret e radhese, qe jane edvini e kompani, mbase atyre te sales moren shukun e ben sikure nuk dine gje.
Banana Republic….??????
Nuk me habit me asgje.. Albanian airlines, Belleair, Ernest, e njejta skeme. Humbem 1800-€ (6 pasagjere) me Albanian kur pezulloi fluturimet, nuk lashe polici, ministri trasporti, departament i aviacionit civil pa bere denoncim.. nuk e harroj te gjith pa perjashtim me shikonin si ekstraterrest se kerkoja parate e mia.. Ky eshte shteti Shqiptar. Nje here Alitalia me nderroi fluturimin nga direkt ma bere me nje tranzit nga Roma dhe arrita ne Tirane gati 3 ore me vone. Per kete problem “Te tyrin” me dha 375€ per 3 pasagjere. Ah Bellair nje here tjeter ne vend te me conte ne Milano me coi ne Bologna… “shperblimi” per “problemi e tyre” 6€… nuk tallem 6€.. Shpresoj te kam qene i qarte kush eshte shteti yne nder vite pa lidhje kush na qeveris… jane absolutisht te gjith njesoj.
VEFA, GJALLICA, ILIR XHELO vepra te kapitalizmit shqiptar re ideuar nga kryekapitalisti Berisha.
Hajduti im është më i mirë nga hajduti yt!…….militanti!!!!Shtet prej letre!!!Shtet legen,që eshtë drejtuar për 30 vjet,nga legenat!!Aty sikur një kryetar partie mos te vjedhi(flas për ps,pd) shqipëria e vogël sa një fshatë në Europë bëhet! Kjo është e sigurte!……
Luaj vendit SPAK! Mos prit denoncim, si psh nga KLSh, për 56 mln. Euro detyrime pa shlyer shtetit, por vepro kryesisht. Do shihni se deri ku shtrihen tentakulat e korrupsionit. Jepni prova se e keni filluar seriozisht. Nuk janë prioritet dosja 184 e zgjedhjeve lokale në Dibër, para katër vjetësh, e të tjera të parëndësishme si kjo, vetëm se kanë të përfolura ca zyrtarë të lartë, më shumë zhurmë e propagandë se realitet. Ku e ku këto gër-mëre, me këtë të “Belle Air”, por dhe me ato më parë si Gërdeci, CEZ, vidio Meta-Prifti, dosja Remzi Hoxha e të tjera, të cilat ulërijnë brenda dosjeve ku janë mbuluar nga pluhuri. Mos harroni që pritshmëria popullore ndaj jush është e ethshme. Çdo zhgënjim për besimin ndaj drejtësisë, do të jetë i pariparueshëm, drejtësi që edhe kështu, është në kuota afër zeros.
Iliri eshte njelloj si CEZ Apo Taci Oil qe falimentuan me miliona dollar borxhe,keshtu e Ka kapitalizmi.Me vjen more qe ja Ka dorezuar femijeve kete biznes fitimprures.Asnje ne shqiperi nuk eshte denuar per vjedhje milioneshe edhe Iliri eshte me rregull.Si Iliri Jane Frangaj,Nushi,Fusha etj etj.Becheti pret te marri 110 milione Euro nga Rama pa asnje Pune.Normal,prandaj me Shqiperi vine vetem rrugacet dhe hajdutet.
Iliri a thua me kaq ,ishalla me shume….
Kam udhetuar me Swissair dhe ne Angli ngelem ne aeroport sepse kompania falimentoi,Asnje trajtim,asnje kompesim thjesht ik dhe thyej qafen,Ne Amerike kompania me e madhe Hugh co i la njerzit me 300 milion borxhe,asnje nuk cau koken.
Xhelo eshte shume i afte ndoshta me i afti ne vjedhjen shteterore sepse shteti udheton pa para dhe krijon borxhe shume te medha te cilat Iliri ja kalon falimentimit.Nuk eshte krim penal dhe mbrohet me ligj ne kapitalizem cdo falimentim.Kur ka arritje ka dhe lajthitje.
Edhe Taci oil shpalli falimentimin dhe vodhi 100 milion euro dhe tani jeton ne Zvicer rehat fare pa asnje akuze.
Historite me Ilirin nuk kane fund por ne shqiperi eshte vendi me i sigurte per hajdutet dhe rrugacet si Vefa,Gjallica,CEZ,etj etj aq me teper qe ska gjykata.Kur ti vije rradha Xhelos ne gjykate do edhe 15 vjet te tjera.
Ilir Xhelo, perpara vitit 1990 ka qene punonjes i Sigurimit te Shtetit. Kjo eshte me se e vertete dhe mund te verifikohet lehte!