Ekzekutoi nusen e vëllait, autori "zbërthehet" para grupit hetimor: E vrava se nuk më dëgjonte

10 Janar 2020, 17:38Kronika TEMA

Është zbardhur dëshmia e Erdet Çapokut, i cili akuzohet se vrau nusen e vëllait të tij, 35-vjeçaren Enkeleda Çapoku në Paskuqan.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku pohoi se ishte penduar për vrasjen duke treguar edhe rrethanat:

Jam penduar për vrasjen. 

Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. 

Me kunaten kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë.

 Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte.

 Pasi u perlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. 

U fsheha tek shtëpia e kushëritit në Laprakë derisa erdhi policia (Shtëpia ishte bosh pasi kusheriri jetonte jashte vendit)”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 23:40, në Paskuqan.

1 komente në “Ekzekutoi nusen e vëllait, autori “zbërthehet” para grupit hetimor: E vrava se nuk më dëgjonte”

  1. Wtf says:

    Rast i zakonshem patologjik, ku askush nuk di te rrije ne kuadratin e vet, por kerkon te hyje ne kuadratet qe si përkasin. Dhe kur iu tregohen kufijte, shperthen patologjia e krimit duke vrare ate qe te tregon kufijte. Familja shqiptare vuan nga problematika te tilla ku privatesia e personave brenda familjes nuk ekziston. Injorance, prapambetje, fanatizem dhe mendjengushtesi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje