FOTOT: Vrau gruan e vëllait me shkop bejzbolli, arrestohet Erdet Çapoku

10 Janar 2020, 13:45Kronika TEMA
FOTOT: Vrau gruan e vëllait me shkop bejzbolli, arrestohet Erdet

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes makabre në Paskuqan, Erdet Çapoku, disa orë pasi ky i fundit kreu krimin.

“Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku, i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme“- bën me dije policia.

Eredet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejzbolli gruan e vëllait të tij, Enkeleda Çapoku.

Krimi i rëndë dyshohet se ka si motiv kryesor xhelozinë, pasi bashkëshorti i të ndjerës ndodhet pas hekurave i dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike. (TemA)

6 komente në “FOTOT: Vrau gruan e vëllait me shkop bejzbolli, arrestohet Erdet Çapoku”

  1. tom says:

    kujt i duhet ky? mua si taksapagues jo!

  2. mark says:

    qenka katnar terrorist

  3. mirel drejtesia says:

    Skan mbarim keta bastard !

  4. njeri says:

    Shko beji shoqeri vllait tani, surratmut! I trajtoni grate sikur i keni blere ne pazar dhe i keni per perdorim familjar. Qe u shofte kjo fara juaj!

  5. lani says:

    pupupupup INJRANCA ku ka arrit

  6. lani says:

    pupupupup INJORANCA ku ka arrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje