Krimi monstruoz në Mallakastër, nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, të më hiqte qafe mua se atë

10 Janar 2020, 11:20Kronika TEMA

“Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Kështu shprehet Violeta Zotaj, nëna e njërit prej autorëve të vrasjes makabre të Drita Saliajt në Mallkaster.

“Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj. Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi…ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje”, shprehet mes lotësh për abc news, Drita Zotaj, banore e fshatit Gjerbës të Mallakastrës.

“Ervisi ka pirë qumësht tek ajo…e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 Janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon… ngrehu Drita dëgjo ca po them”, shprehet mes lotësh Violeta e cila nuk mundi ta vazhdojë më bisedën.

Ngjarja

Më datë 5 Janar, në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Mendohet se Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur.

Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç.

Masa e sigurisë për të tre autorët e dyshuar është shtyrë për ditën e neserme në Gjykaten e Fierit. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit të rëndë.

7 komente në “Krimi monstruoz në Mallakastër, nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, të më hiqte qafe mua se atë”

  1. Nga maqedonia says:

    Kjo lloj pabesie ne kosove dhe verilindje te shqiperis nuk ka ndodhur. Shum nga shqiperi Han Mut me goj se Kosovaret Jan te pabes, kur sht e kunderta. I quajn te pabes se nuk i ndjekin ne rrugen e tyre te shitjes se motrave te veta ne semaforet e europes. Megjithse edhe kosovart kan te metat e veta

    1. alban says:

      Nuk e kuptoj pse bini kaq poshte me kete fare komenti kaq banal ? A keni familje ju zoteri, nene, baba, moter ? Pse nuk paska kriminele edhe ne Maqedoni dhe ne Kosove ? I fusni te gjithe shqiptaret ne nje thes sikur jemi te gjithe kriminele. Koment shume i turpshem ky qe keni bere, jam i sigurte qe aty pas ekranit jeni penduar per kete keqdashesi. Pershendetje nga nje shqiptar i Shqiperise nje punon me ndershmeri dhe qe u ndje i fyer nga komenti juaj.

    2. Aksi says:

      Jo jo fare s’ka ndodhur, se ju e kapni gocen e tezes e i keni incestet me deshire, jo pabesisht. Injorant! Edhe shqiptar i thua vetes. Rasti ne fjale eshte skandaloz sa me s’ka, por drogaxhiut i del vetja nga kontrolli e behet kriminel, e krimineli s’ka as bese, as fe, as kombesi. Po ti paske mizen nen kapuc per pabesi e po ben filozofi ktu.

      1. Nga maqedonia says:

        1 nuk pergjithsova po thash shume. Por nga veriu familja respektohet me shume.
        2 mizen e kam se po lexoj me dhjetra raste andej, si vllau zhduk familjarisht vllaun ne kozar afer kuqoves, pa folur per bashkfshataret, shoket e ngusht, ka me qindra raste qe vrasin njeri tjetrit ne pabesi. Ndoshta duhet ndalur me ligj alkoli andej.
        3 per incest me rruaj topat qe i kam si arra kokosi. Se incest te ne quhet edhe me kusherinjt 7. Me te afert lahet me plumb

    3. Zhduku se as te lexoni nuk dini says:

      Ti more pleh me kete koment percares,me besnik ke saliun qe ka 30 vjet qe mbjell faren e percarjes

  2. vlera says:

    O njerz, ata ishin vetem femije, femije te mjere.Femije te edukuar keq nga nje shoqeri ne krize, nga nje politik meskine e antinjerzore. Fajin kot e kerkoni te femijet, femijet jane pasoja, shkaku jemi ne, si shoqeri, si popull, si kombe e sishtet. Kujtoni pak padrejtesit qe beni qe kur nis e zbardh dita .

    1. Aksi says:

      Femije mund t’i them atyre 16 vjecareve qe u perfshine ne kete tmerr. Dhe prape me medyshje e kam se per 2 vjet ata kane te drejte te votojne e te martohen… Po ai 26 vjecari nuk ishte femije. Pra ky djali qe ka pire gji te zonja qe vrau, nuk mund te quhet femije. Une jam dakort qe te gjithe ne si njerez jemi produkt i familjeve, i edukimit te prinderve, i shkolles, i shoqerise sone, por duhet te vendosim nje limit se deri kur mund t’ja leme fajin shoqerise dhe kur duhet te pergjigjemi per veprimet tona. 26 vjec djali mund te ishte me nuse e me kalamaj, jo te gjemonte shtepite e fshatit e te vriste grate e pambrojtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje