Krimi monstruoz, i ati i autorit: Shteti të marrë masa për djalin ose do ta vrasim dhe djegim vetë në mes të Mallakastrës, të jepet dënimi më i ashpër, e mohojmë si djalin tonë

10 Janar 2020, 10:45Kronika TEMA

Krimi horror i ndodhur në fshatin Gjerpës të Mallakastrës, ku Drita Saliaj, u mbyt me peshqir dhe më pas u hodh në ujërat e rezervuarit të Lumarës, kalon çdo limit të vrasjes të një jete njeriu.

I ati dhe e ëma e një prej autorëve Ervis Zotaj, kanë dalë me një deklaratë ku i bëjnë thirrje institucioneve që të japin dënimin më të ashpër.

Syrja Zotaj: Djalin e mbështes me plumb në kokë, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.

Ai më ka borxh kokën, unë do të iki dhe do i them kam ardhur për të më vrarë, më vra mua dhe mbyllet kjo punë. Unë vete vetë atje të më pushkatojë. I lutem qeverisë, të shkoj atje, ti them më vra mua tani. Djali nuk e tregoi ngjarjen, se po ta dija e kisha hequr qafe vetë. Nuk tregoi se cfarë bëri. Nuk dinim gjë, jemi hallexhinj. E dua djalin të vijë atje ta vras me dorën time, ta hedh atje në rezervuar.

Nëna e djalit: Çuni nuk ka pasur rrugë të keq, për 5 ditë më shkalloi fare. Në varrim nuk ishim, nuk na pranoi. Nuk e di cfarë e lidh djalin me atë Luisin. Djali ishte i pa dalë, çoban, me bagëti.

Daja i Ervis Zotos: Ai të marrë ndëshkimin e merituar. Na ka ulur ne, mua si dajo dhe fisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje